Nëna e ekstremistit Kacifas paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane. Po nënat e viktimave shqiptare kujt t’i drejtohen më parë? Kur autoritet greke as që nuk i marrin në gjykim qindra rastet kur dënimi me vdekje është ekzekutuar pa folur fare drejtësia?
Pas përfundimit të hetimeve në prokurorinë e Gjirokastrës, për vdekjen e minoritarit grek Kostandinos Kacifas tre vite më parë në Bularat, nëna e tij ka reaguar për mediat greke. Ajo shprehet se ata nuk kanë mundur të shpjegojnë pse e vranë djalin e saj dhe për këtë arsye e konsideruan vdekjen e tij si vetëvrasje.
“Pas nuk mundën t’i japin shpjegim pse e vranë djalin tim, ata e cilësuan vetëvrasje pas tre vitesh”, shprehet për Protothema.gr Vasiliki Kacifas.
Ajo thekson se nuk kanë marrë një përfundim të hetimeve në duart e tyre, por vetëm një letër nga prokuroria që flet për vetëvrasjen e djalit të saj. Vasiliki Kacifa paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane për të zbuluar të vërtetën.
Urojmë që zonja Kacifas të mund të arsyetojë përse i biri terrorizonte me armë në dorë njerëz të paarmatosur dhe përse hapi zjarr ndaj policisë. Sa e tolerueshme është kjo në shtetin fqinj ku shqipëtarët janë vrarë pa kurrfarë mëshire edhe pa kryer asnjë krim?!
Zonja në fjalë dhe opinioni publik duhet të njihen me listën (e pjesshme) mbledhur nga shtypi grek, të të vrarëve dhe dhunuarve nga grekët gjate dekadave të fundit. A do përgjigjet ndokush para drejtësisë, për gjakun e tyre?
-9 nëntor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
-27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
-12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
-9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
-Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptar
-Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
-Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, pasi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij.( 8/03/1996)
-Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë armën Cako (27-06-1996)
-Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
-Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarrë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)
-Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
-Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar
-Prill 1997 Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistoletë ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
-Prill 1997 Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë. (16 /04/ 1997)
-Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16-vjeçarin Milian Llapi ( 30/09/1997)
-Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17-vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
-Nëntor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte. (8-11-1997)
-Dhjetor 1997 Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë shqiptar 14 vjeçar. ( 9-12-1997)
-Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
-Mars 1998 Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
-Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
-Prill 1998 Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar (4/04/1998)
-Prill 1998 Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato për vrasjen e një shtetasi shqiptar (autori paguan gjobën e ditëve që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë).
-Në qershor të vitit 1993 vritet një shqiptar, pasi po merrte në një kopsht një kokërr shalqi. -Maj 1998 Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe autori lihet i lirë nga drejtësia. (20/05/1998)
-Shkurt 1998, Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea. (11/02/1998)
-Qershor 1998 Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg (18/06/1998)
-Qershor 1998 Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
-Tetor 1998, Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar,drejtësia nuk e dënon vrasësin.
-Nëntor 1998, Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)
-Dhjetor 1998, Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllain e tij.
-Dhjetor 1998, Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
-Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, del i pafajshëm pas deklaratës se kishte kujtuar se ishte shqiptar.
-Janar 1999, Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë. ( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
-Shkurt 1999, Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
-Mars 1999, Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.
-Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
-Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
-Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
-19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
-24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u mor për shqiptar
-Tetor 1999 Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
-Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
-Nëntor 1999, Gjatë një ekskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësi serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij pasi deklaroi se e pandehu shqiptar viktimën.
-Nëntor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin. Autori dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet.
-Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lirë kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
-Gusht 2000 Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
-Më 24 Qershor 1999 vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica (20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…
-Shkurt 2001 Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.
-Nëntor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe
23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë
-23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik,Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
-Nëntor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu shqiptar
-Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20-vjeçarin Aleksandër Lufo
-20 gusht 2004, policia vret 36-vjeçarin Luan Bërdëllima që së bashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.
15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.
-5 shtator 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin kombëtar.
-1 janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18-vjeçarin Edison Jahajn (gjykohen dhe më pas lirohen)
-8 nëntor 2007, vritet në kufi Elmi Lata
-18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba.
-5 gusht 2009, një emigrante shqiptare u gjet e varur në komisariatin e policisë Hersonisos të Kretesa. /usalvision