E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Në mbrojtje të historisë së braktisur nga shteti. Marin Mema në krye të një sërë projektesh, që do krenonin çdo shqiptar

9 Shtator, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

  Si gjithnjë, ai, Marini i punëve me zemër, ai që në hije sikur ka ngjallur Naimin. Ai bashkë me qindra mijëra shqiptarë që e mbështesin e kanë shpresë në diçka më të madhe se paraja, siç është nderi e besa, kanë dhënë kontribut pa foto e video, pa pretendime e pretekste, për vendin e tyre, për mëmëdheun.

“Në këtë gjendje ndodhet sot në Shkodër busti i Pashko Vasës së madh. Ky është turp !” shkruan gazetari i mirënjohur në gjithë shqiptarinë, poshtë fotografisë së tirteut të atdhedashurisë.

“Kemi marrë inisiativën për vendosjen e një busti të ri !! Është koha të reagojmë fort dhe të gjithë bashkë !!! SHPERNDAJE & DHURO

Busti i ri do të jetë prej bronzi me madhështinë që i përket figurave të tilla ! Reago edhe ti !! Është koha të flasim me fakte !”-thekson Mema në postimin e një projekti të ri “Go Found Me”, çelur enkas për këtë punë.

 Edhe kjo inisiative është një plus, ama për riparime të tilla duket se nuk mjafton të kërkohen të holla nga populli, organizata e sipërmarrës të ndryshëm. Pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se një pjesë e mirë nuk kanë mudesinë e të ardhurave të mjaftueshme për të shtyrë muajin. E megjithatë të gjithë i bashkojnë mendjet e zemrat, për të nderuar personalitetet e lavdishme të historisë shqiptare.

 Punë të tilla, si mirëmbajtja e monumenteve me rëndësi të veçantë, i përkasin ligjërisht instancave të caktuara të pushtetit lokal, e ndoshta më lartë, atyre të caktuara në nivel ministrie. Qytetarët e kanë paguar me qindra herë atë monument me taksat e tyre, e prap atyre u mbetet të mbrojnë gjurmët e lavdishme të shqiptarisë.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.”, vargu lapidar i Pashko Vasës, që qe ndër të paktët me atë shqisën e shtatë, me atë syrin e tretë për të shquar problematikat therëse të një kombi që vuan sa nga të huaj aq edhe nga të vetët.

 Vetëdija e një populli të tërë pret të vihet në vend, por me emancipim, sepse ky popull meriton dinjitet e jo të bëjë punën që u përket të tjerëve.

 Megjithatë kjo është Shqipëria, kjo është koha në të cilën jetojmë, këta janë njerëzit që na rrethojnë. Ndaj s’mund e s’duhet humbur kohë deri në shuarjen e çdo gjurme shqiptare. Këtë Marin Mema me të tijtë e kanë mjaft të qartë.

 “Kemi më në fund lejen nga Bashkia Gjirokastër për jetëzimin e vendit ku është bërë beteja e Mashkullorës. Tashmë asgjë nuk na pengon të nisim punën.” -shprehet Mema në lidhje me një projekt të marrë përsipër, bashkë me Usa Albanian Society, thuajse një vit më pare, e të zvarritur nga burokraci të padenja as për tu përmendur një e nga një. Ama vlen gëzimi për largimin e pengesave, për të kryer me shpenzimet tona një monument që duhet ta ngrinte e ruante shteti. Pikërisht atë të Çerçiz Topullit dhe trimave të tij legjendarë.

“Ndërkohë kemi menduar që në pak ditë së bashku me USA – Albanian Society me të cilët tashmë jemi një grup i vetëm, të propozojmë vendosjen e një busti të ri dhe dinjitoz (ashtu siç i takon figurave të tilla kombëtare) të Pashko Vasës në Shkodër. I kemi dërguar zyrtarisht propozimin Bashkisë Shkodër dhe gjithçka nga ana jonë është gati për të nisur mbledhjen e fondeve.

Busti i vjetër që ndodhet në qytet ka degraduar plotësisht dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të qëndrojë i tillë. Në pak ditë do të nisim edhe procedurat përkatëse për këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Do të jemi të hapur gjithmonë për këdo që do të bashkëngjitet dhe ndihmojë në këtë projekt si mënyrë që kushdo të prekë edhe vetë punën që bëhet dhe përkushtimin e ndershmërinë ndaj saj.

Transparenca është thelbësore.”- thotë Mema teksa u drejtohet ndjekësve.

Vath në vesh duhet pasur porosia e të madhit Sami Frashëri:

“Shqipëria do të bëhet vetëm atëherë kur shqiptarët do fillojnë të veprojnë si shqiptarë”

/usalvision.com

 

Shkrimi Mëparshëm

Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë, prokuroria: S’ka personel mjekësor në mesin e viktimave

Shkrimi Vijues

“Elitat”, monolog drithërues nga Adi Krasta

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Elitat”, monolog drithërues nga Adi Krasta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist