E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Fundjavë Ndryshe dhe emisioni Stop mbledhin shifër mbresëlënëse për Arjan Salën

30 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Mblidhen rreth 30 mijë dollarë brenda një ore për familjen e Arjan Salës, i shpallur “Dëshmor i atdheut” për aktin e tij heroik të shpëtimit të 25 kolegëve të tij në zjarrin që ra në një qendër tregtare.

Iniciativa erdhi nga drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dhe drejtuesit të emisionit “Stop” në TV Klan, Saimir Kodrës. Iniciativa që u bë pjesë e emisionit “Opinion”të Blendi Fevziut, zgjoi kureshtjen e qytetarëve të cilët arritën të mblidhin një shumë rreth 30 mijë dollarë në ndihmë të familjes.

Trupi i 32-vjeçarit Sala u gjend pas tri ditësh teksa kishte rënë zjarr në magazinat e qendrës tregtare. Sipas të dhënave të para hetimore bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike, por hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen që I mori jetën punonjësit të sigurisë, baba i një djali katërvjeçar.

Gjatë emisionit Naim Sala , xhaxhai i Arjan Salës ka treguar momentet e vështira gjatë kërkimit të trupit të nipit të tij mes flakëve. Ai tha se në fillim kishte patur shpresa se djali mund të gjendej i gjallë, por më pas shpresat e tij ishin shuar. Sala tha se, i lutej Zotit vetëm që të mundësohej gjetja e trupit të djalit.

“Tymi vazhdonte për tre ditë rresht në mënyrë intensive. E vetmja që i lutesha perëndisë, Zotit, unë aty besoj, ishte që të paktën mos ta humbja edhe trupin e çunit. Kjo më shqetësonte shumë, se çfarë do të dërgonim në shtëpi tek prindërit e Arjanit, kam ndjenjur me zjarrfikësit, kam bashkëpunuar, ju luta të gjithë familjarëve që të mos krijonim shqetësime, konfuzion, përplasje që do të na bënin vonesë edhe më të madhë në kërkimin e çunit. U kërkua nga të gjitha anët, u ça dhe një mur, por kjo u bë e mundur nga mesi i ditës tjetër.

Por kjo u krye nga mesi i ditës tjetër, ndërsa unë e kisha kërkuar që në mëngjes”, u shpreh Naim Sala. Ndërkohë, valli i Arjanit, Edmond Sala, tregoi parandjenjën e tij për fundin tragjik të vëllait. “E ndjeva që nuk do shihja më, gjitha ai tym nuk kishte shanse. Shkova deri tek shkallët, por ishte e pamundur”, tha Edmondi, duke u shprehur se e ka patur të pamundur t’ia thotë të birit katërvjeçar të Arjanit se ka humbur babain.

Ndërkohë, një prej kolegëve të Arjanit, ka rrëfyer edhe çastet e fundit përpara fundit tragjik. Ai tha se pasi morën njoftimin për zjarr kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll, por nuk kanë mundur dhe kanë dalë. Arjani ka hyrë përsëri duke iu thirr të gjithëve që të dilni nga magazina, madje ai iu ka kërkuar dhe kolegëve të tij që të dilnin nga magazina, teksa vet kontrollonte nëse në magazinë ndodheshin punonjës të tjerë.

“Po konsumonin një cigare, vjen një thirrje në radio se po del tym mbrapa, ecën dy tre hapa dhe ndalon e i kërkon sqarim në radio se ku, i thonë në magazineë poshtë. Kthejmë kokën, e shikojmë duke ecur me vrap Arjanin, përnjëherë nisemi, 4-5 sekonda pas tij, është futur në magazinë, jemi futur dhe ne, aty ishte një tym i madh, tmerr i madh. Kemi dalë të tre, e mbaj mend që kemi dalë të tre. Pastaj kam shkuar për të marrë një bombol për të shuar zjarrin dhe një shok tjetër,

Arjani është kthyer te magazina tjetër ku ka pasur shumë afër bombulën që ja ka dhënë një punëtor dhe u fut direkt, për një minutë arritëm ne me bombola të tjera, u futëm dhe po e shihja veten shumë keq e po dëgjoja “dilni”. Ai i ka nxjerr, po na bërtiste dhe ne qe dilni, kur kam dal jashtë pash që nuk është Arjani, e kam kërkuar në telefon dhe nuk mu përgjigj.”-tha kolegu i Arjanit.

Shkrimi Mëparshëm

Video/ Çastet e fundit kur Arjan Sala hyn brenda magazinës që digjej

Shkrimi Vijues

Video / Trafik i papërballueshëm tek “Sheshi Shqiponja”, ARRSH jep lajmin e shumëpritur

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Aktualitet

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Video / Trafik i papërballueshëm tek “Sheshi Shqiponja”, ARRSH jep lajmin e shumëpritur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist