• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Homazhe në Kukës/ 38 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, simboli i qëndresës ndaj diktaturës

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
11 Gusht, 2026
Në Aktualitet, Kreu, Kultura
0
Homazhe në Kukës/ 38 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, simboli i qëndresës ndaj diktaturës
0
NDARJET
14
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

38 vite më parë, në orën 03:30 të mëngjesit, në Kukës, regjimi komunist ekzekutoi me varje mësuesin dhe disidentin shqiptar, Havzi Nelën.

Në errësirën e natës, diktatura i mori jetën një njeriu që nuk pranoi të jetonte i gjunjëzuar. Havzi Nela nuk u përkul para regjimit. Ai shkroi, foli dhe kërkoi lirinë në një kohë kur fjala e lirë dënohej me burg, internim dhe deri me vdekje.

Trupi i tij u la i varur për orë të tëra në ish-Agjencinë e Udhëtarëve, në qendër të Kukësit, si një akt terrori dhe frikësimi për qytetarët.

Por, përtej frikës dhe heshtjes së imponuar, kujtimi i asaj dite ka mbetur i gjallë te banorët e Kukësit. Ata rrëfejnë momentet kur e panë trupin e Havzi Nelës dhe atmosferën e rëndë që pushtoi qytetin.

Që në vitet ’60, Havzi Nela kundërshtoi hapur politikat e regjimit komunist. Ai kritikoi ndalimin e fesë, kolektivizimin dhe ndërhyrjen e pushtetit edhe në mënyrën e jetesës dhe veshjeve tradicionale.

Në një prej reagimeve të tij, Nela do të shprehej me forcë: “Tri gjilpëra përnjëherë nuk i bëhen këtij populli të vuajtur.”

Pikërisht, qëndrimet e tij do t’i kushtonin vite burgimi, internimi dhe, në fund, dënimin me vdekje.

Më 10 gusht 1988, vetëm dy vite para shembjes së sistemit komunist, Havzi Nela u ekzekutua me varje në Kukës.

Sot, 38 vite më pas, emri i tij mbetet simbol i qëndresës ndaj diktaturës dhe i sakrificës për lirinë.

Në përkujtim të tij, dega e Partisë Demokratike në Kukës zhvilloi homazhe pranë bustit të Havzi Nelës, duke vendosur dy kurora me lule.

Një akt përkujtimi për një njeri, fjalën e të cilit regjimi mundi ta dënojë, por nuk mundi ta varrosë.

Etiketa: ekzekutimihavzi nelakukesperkujtimore
Shkrimi Mëparshëm

Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

Shkrimi Vijues

Misioni i NATO-s vlerëson përmirësim të sigurisë, Policia e Kosovës pjesë e ofrimit të sigurisë në Manastirin e Deçanit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist