• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
8 Korrik, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906
0
NDARJET
9
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kolec Cefa

Vitet 1877-1954 caktuen kufijtë kohorë të hapsinës jetësore të At Pashko Gjadrit, këtij meshtari jezuit shqiptar, ndërsa përmbajtjen e përcaktoi fundi i ç’thurun e i pafuqi i pushtimit turk në Shqipní e fillimi i egër i pushtetit komunist. Edhe pushtimi i vjeter, edhe pushteti i ri, kaluen pa lavdi, tue lanë prapambetje të gjithanshme, plagë të thella e mbi të gjitha zvetënim moral ndër njerëzit. Por edhe aty, njerëz si Át Gjadri formuen karakter të fortë, shprehën ndjenja njerëzore, dëshmuen atdhetarizëm të flaktë, zotnuen kulturë të gjanë, e punuen me zell e vullnet të paperkulun. Zotnonte pesë gjuhë të hueja: latinisht, greqisht, italisht, gjermanisht, anglisht.

Dr. Pjetër Pepa në veprën voluminoze shënon: “Ka qenë profesor në Seminarin Papnor në retorikë e në humanitet, ka qenë profesor në Kolegjen Saveriane, se ka veprimtari të pasun në Misionin Shëtitës ndër malsitë tona, si: Pult, Shalë, Shosh, Dushman, në Malsi të Madhe, Mirditë, etj. sidomos me falje gjaku, me ndihma e bamirësina, aty ku gjendja materiale, shpirtnore e kulturore ishte ma e vështirë”.

Pushtimi i gjatë, i lodhun e tashma i liberalizuem turk e lejoi të bahej meshtar katolik; pushteti shqiptar komunist ia ndaloi veprimtarinë fetare, shoqnore, kulturore. E filloi veprimtarinë e hapun si bashkëpunëtor i revistës me emën “Albania”.

Shkroi edhe shumë artikuj të shpërndamë në organe të ndryshme, por e ndërpreu ndër burgjet e komunizmit shqiptaro-sllav. Në moshë mjaft të thyeme provoi nëpërkëmbjet, përbuzjet, keqtrajtimet, diskriminimet in odium fidei e torturat çnjerëzore.

Një jetë plot vuejtje, por me ideale të paperkuluna, plot shqetësime, por edhe plot shpresë. Ky njeri, me atë potencial të madh shpirtnor e kulturor u arrestue dhe “u gjet fajtor” për “krime kundër shtetit”, u dënue dhe provoi tortura në moshën madhore, sa, kur doli nga burgu, pas pak muejsh vdiq.

Edhe sot jehona e këtij emni të frymëzon respekt për ideale të nalta, ndjeshmëni për vlera morale, përkushtim për veprimtari shoqnore.

Át Gjadri, i urtë e i butë, i dashun e i virtytshëm, i ditun e patriot, i shkroi këtë letër Konicës së “Albanisë”:

Oh, sa kënaqet zemra jonë, kur posta na bie “Albanien” e cila pernjimend âsht shkrue në gjuhë të fortë e të kullueme e i del lighirtorit (lexuesit) një shkollë e vërtetë për gjuhen e për interesat e atdheut të vet.

T’përhapet “Albania” sidomos në Shkodër e jo vetëm nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e punët e Shqyperisë shpejt kishin me u mirësue, jo me luftë e gjak, por me paqe e me të mira.

Por mjerisht anmiku i Shqyperisë përpiqet gjithsesi që mos të bashkohena e mos të lidhena për lulzim të kombit tonë si u lidhne babat tonë në kohën e të dashtunit Skanderbegut.

Po (ndoshta âsht kjo nji anderr e jeme), unë kujtoj se të gjithë shqiptarët do t’i ngulin sytë në këtë Diellin e Shqypnís, në daçin me dalë prej territ që i mblon, do t’ia mësojmë qyshë në vocërri jetën e punët e tij e sidomos dashuninë që mbajti për dheun e vet.

Por këto punë i di Zotnia jote ma mirë se na, e tjetër qellim nuk patme tue të shkrue këtu, veçse të shfrejmë me nji mik të dashun dhimben e zemrës sonë për mjerime të Shqypnís.

Dhe përgjigjja që mendojmë ne e Faik Konicës:

Shumë i nderuari bashkatdhetar

E kam lexuar me interesin më të madh letrën, që Ju kini pasur mirësinë të më shkruani dhe do ta botoj të përkthyer shqip, kuptohet, pa treguar autorin. Mendimet tuaja janë të drejta, mësimet tuaja patriotike.

Për fat të keq, atdheu ynë vuan nga një sëmundje e çuditshme: të gjithë njerëzit te ne kërkojnë të urdhërojnë dhe asnjë nuk do të bindet. Shqiptarët kanë humbur sensin e të bindurit dhe, sa kohë të vazhdojnë kjo prirje anarkike, është vështirë të bëhet diçka.

Ne duhet të luftojmë e mënyra më e mirë për ta bërë është të veprojmë gjithmonë me shpirt bashkimi e mirëkuptimi.
Unë do të pranoj me kënaqësi gjithmonë sugjerimet tuaja e këshillat tuaja dhe ju lutem, i dashur bashkatdhetar, të kini besim në devocionin tim./ Memorie.al

Faik Konica

22. IV. 1906

(Origjinali âsht frengjisht, përkthimi imi. Letra gjindet në A.Q.SH., në dosjen e Bazhdarit, botohet për herë të parë. (Botoi “Dielli”, 18 Shtator 2015. Ribotim me rastin e vitit të Konicës)

Etiketa: albaniafaik konicaletrapanjohur
Shkrimi Mëparshëm

Viktor Dousmanis: Shqiptari që u bë “grek”. Përvëtësimi kulturor dhe historik i figurave dhe dinastive shqiptare

Shkrimi Vijues

Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

Shkrimi Vijues
Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Nga pellazgët parahistorikë te “liri-demokraci” si aspiratë, mitet që na kane shoqeruar historikisht

Nga pellazgët parahistorikë te “liri-demokraci” si aspiratë, mitet që na kane shoqeruar historikisht

8 Korrik, 2026
Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

8 Korrik, 2026
Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

8 Korrik, 2026
“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

8 Korrik, 2026
Nga pellazgët parahistorikë te “liri-demokraci” si aspiratë, mitet që na kane shoqeruar historikisht

Nga pellazgët parahistorikë te “liri-demokraci” si aspiratë, mitet që na kane shoqeruar historikisht

8 Korrik, 2026
Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

8 Korrik, 2026
Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

8 Korrik, 2026
“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

8 Korrik, 2026
Viktor Dousmanis: Shqiptari që u bë “grek”. Përvëtësimi kulturor dhe historik i figurave dhe dinastive shqiptare

Viktor Dousmanis: Shqiptari që u bë “grek”. Përvëtësimi kulturor dhe historik i figurave dhe dinastive shqiptare

6 Korrik, 2026
Sotir Kolea, gardiani i fjalës shqipe dhe arkitekti i kujtesës kombëtare

Sotir Kolea, gardiani i fjalës shqipe dhe arkitekti i kujtesës kombëtare

6 Korrik, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist