Arti i luftës si “Mënyrë jete”
Për shekuj me radhë, figura e shqiptarit ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me imazhin e luftëtarit të paepur, vështrimin e ashpër dhe dorën që nuk ndahet nga arma. Por, për këtë racë, lufta nuk ishte thjesht një mjet për një qëllim; ajo ishte një “art” më vete (par excellence), një mjet jetese dhe një kod ekzistencial. Duke analizuar dokumentet historike, leksikun e Marko Boçarit dhe dëshmitë e studiuesve si Biri apo Gennadio, zbulojmë një vazhdimësi tronditëse midis dorianëve të lashtë dhe luftëtarëve shqiptarë që diktuan fatet e Mesdheut.
Ligji i gjakut dhe ashpërsia e mjedisit
Arbërori nuk lindi luftëtar nga rastësia, por nga nevoja dhe tradita. I rritur në mjedise të rrepta, ku kanuni, nderi dhe gjakmarrja ishin shtyllat e shoqërisë, ai u brumos me idenë se jeta mbrohet me tehun e shpatës. Siç shihet në pikturat e Jean-Léon Gérôme (Imazhi 1 & 6), “Arnauti” (shqiptari/arvaniti) shfaqet gjithmonë me një krenari monumentale, i veshur me fustanellën e bardhë dhe i armatosur deri në dhëmbë, edhe kur shërben si roje në oborret e largëta të Egjiptit.
Ky mjedis i rreptë prodhoi individë që grabitjen dhe piraterinë nuk e shihnin si krim, por si një produkt natyral të natyrës së tyre luftëtare. Kjo ashpërsi ishte gjenetike. Studiuesi Ioannis Gennadios (Imazhi 7) i përshkruan ata si pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve dhe Ilirëve, duke i quajtur guximshëm “Grekë në gjendjen e tyre fillestare” edhe pse kishin tjetër gjuhë, tradita,zakone e kostume. Ai bën një paralelizëm interesant: Gegët e veriut si Dorët, dhe Toskët e jugut si Jonët e kohëve moderne.
Vazhdimësia thukididiane: Pirateria si lavdi
Nëse i referohemi tekstit të K.A. Stasinopoulos mbi Mesolongjin (Imazhi 5), gjejmë një lidhje të fuqishme me antikitetin. Thukididi na mëson se në kohët e vjetra, pirateria dhe grabitja konsideroheshin veprimtari “të lavdishme” për fiset e Lokrëve, Etolëve dhe Akarnanëve. Ky “instinkt grabitqar” u trashëgua te piratët Mesolongjitë dhe luftëtarët Arvanitë.
Ashtu si “Dhjetë Mijërat” (Anabasis) e Ksenofonit ishin një elegji e shpirtit mercenar, ashtu edhe zbritja e fiseve arvanite nëpër Greqi dhe Egjipt shënoi një kapitull të ri të këtij zanati të lashtë. Kepi i Tainaros, dikur qendra e mercenarizmit antik, gjeti pasardhësit e tij te Suliotët dhe Hidriotët (Imazhi 7), të cilët, sipas Gennadios, ishin shqiptarë të helenizuar që furnizuan Greqinë me heronjtë më të mëdhenj të vitit 1821.
Etimologjia e luftës: “Luftoj” dhe “Lefte” (Para)
Pika më interesante e kësaj analize qëndron në lidhjen gjuhësore mes luftës dhe mjetit të jetesës: parasë. Në fjalorin dygjuhësh të Markos Boçarit (Imazhi 2), fjala greke “πολεμώ” (luftoj) përkthehet në shqip si “λεφτόϊ” (luftoj).
Kjo nuk është thjesht një rastësi fonetike. Për Arvanitin, lufta prodhonte “lepta” (para/monedha). Mercenarizmi ishte industri. Siç dëshmohet në historinë e dinastisë së Mehmet Ali Pashës në Egjipt (Imazhi 6), ushtarët e fatit, arbërorë krijuan shtete dhe dinasti që zgjatën mbi një shekull. Për ta, termat luftë (luftë-a), luftëtar (luftetar-i) dhe përpjekje (Imazhi 3) ishin sinonime të mbijetesës ekonomike.
Arvanitët i kane quajtur “Doriatët e helenizmit modern” Por greqizimi i tyre nuk u bë për së gjalli, por perms retorikës historike dhe teologjike. Ata ruajtën të paprekur gjuhen, kodin e lashtë të nderit dhe pasionin për armët në një kohë kur bota po ndryshonte. Nga Skënderbeu, që aleancat i ndërtonte me “zjarr dhe hekur” (Imazhi 8), e deri te mercenarët në shërbim të sulltanëve dhe mbretërve, ky popull provoi se arti i tyre i vetëm ishte lufta. Dhe në këtë art, ata nuk kishin rivalë. Ata bënë histori të lavdishme me jetën dhe veprën e tyre, sakaq që të tjerët e shkruajtën si u vinte për mbarë. Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com
Referenca
Burime (Leksikografi dhe Dokumente Arkivore)
- Boçari, M. (1809). Fjalori Grek-Shqip . Botuar te: Pragmateiai tis Akadimias Athinon, f. 120. (Referenca për terminologjinë πολεμώ / λευτόϊ).
- Bogdani, P. (Shek. XVII). Shënime mbi leksikun e luftës (λjούφτε-α / λjουφτόνj-όj). Arkiva historike e studimeve gjuhësore mbi fjalorin e vjetër shqip.
- Thukididi (Vitet 400 p.e.s). Historia e Luftës së Peloponezit, Libri I, Kreu 5. (Referenca mbi traditën e lavdishme të piraterisë dhe grabitjes në antikitet).
- Biblioteka e Popullit (Vivliothiki tou Laou). Fletorja e Nëntë, Shtator 1852. Athinë: Tip. Em. Antoniadou. (Dokumenti mbi Skënderbeun dhe aleancat ushtarake).
- Gennadios, I. (1844–1932). Mbi Shqiptarët, Skipetarët ose Arnautët: Pasardhësit e Pellazgëve. Studim mbi karakterin etnik dhe lidhjen Doriat-Joniane të fiseve shqiptare.
- Jacques, E. E. (1995). The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present. North Carolina: McFarland & Company. (Referenca mbi udhëheqjen shqiptare në Egjipt dhe dinastinë e Mehmet Ali Pashës).
- Stasinopoulos, K. A. (1925). To Mesolonggi: I Limnothalassa (Mesolongji: Ligatina), Vëllimi A. Athinë: Shtëpia Botuese Th. Tzavella. (Referenca mbi piraterinë Mesolongjite dhe Etolët e lashtë).
- Gérôme, J. L. (Shek. XIX). Arnaute (Albanais) avec deux chiens whippets. Koleksioni i pikturave mbi jetën dhe portretet e mercenarëve shqiptarë (Arnautët).
- Gérôme, J. L. Beduinët dhe Arnautët në lëvizje (Egjipt). Paraqitje vizuale e lëvizshmërisë ushtarake të mercenarëve arvanitë në Afrikën e Veriut.
























