• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Gherardo Bosio, arkitekti që i dha Tiranës formën moderne

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
16 Prill, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Gherardo Bosio, arkitekti që i dha Tiranës formën moderne
0
NDARJET
10
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandër Cangonja

Nga Arkivat e Shtetit: Një dëshmi mbi trashëgiminë italiane në urbanistikën shqiptare

Historia arkitekturore e Tiranës mban vulën e emrave të mëdhenj, por pak kush ka pasur ndikimin e Gherardo Bosio-s. Ky personalitet i shquar, i cili shërbeu si Drejtor i Zyrës Qendrore të Urbanistikës, ishte mendja pas shndërrimit të Tiranës nga një qytet me gjurmë otomane në një kryeqytet me frymëmarrje evropiane.

Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror (Fondi 152, Viti 1941, Dosja 1199), gjendet një dokument me rëndësi të veçantë historike. Ky shkrim, i hartuar menjëherë pas ndarjes së tij nga jeta, shërben jo vetëm si një nekrologji, por si një pasqyrë e plotë e punëve që ai nisi dhe që sot përbëjnë “zemrën” monumentale të kryeqytetit tonë.

Më poshtë vijon transkriptimi i plotë i këtij dokumenti historik: Dokumenti Arkivor: Fondi 152, Viti 1941, Dosja 1199

“Ka vdekur Arkitekti Inxh. Gherardo Bosio, Drejtor i Zyrës Qendrore për Ndërtimin dhe Urbanistikën e Shqipërisë.

Lindi në Firence më 19 mars 1903; u diplomua për Inxhinieri, e më pas në vitin 1933 për Arkitekturë në Shkollën e Lartë të Arkitekturës në Firence, në të cilin Universitet pati më pas detyrën për mësimdhënien e Kompozimit Arkitektonik. Gjatë dhe menjëherë pas pushtimit të Perandorisë, iu desh të merrej me probleme të mëdha urbanistike, nga të cilat rrodhën realizimet në vazhdim e sipër.

Në prill të vitit 1939, me Bashkimin e Shqipërisë me Italinë, ai u ngarkua nga Nënsekretariati i Shtetit për Çështjet Shqiptare për të hedhur bazat e Planit të Ri Rregullues të Tiranës me realizimin e grupit të ndërtesave të Littorio-s, të Sheshit dhe të Bulevardit të Perandorisë. Më pas, duke parë nevojën për t’i dhënë një zhvillim organik qyteteve të Shqipërisë, Ark. Bosio-s iu dha detyra të krijonte Zyrën Qendrore për Ndërtimin dhe Urbanistikën e Shqipërisë, ku u emërua Konsulent.

Aktiviteti i tij u zhvillua gjerësisht në të gjitha degët e arkitekturës; që nga mobilimi deri te projektimi i ndërtesave të rëndësishme dhe urbanistika.

Tirana ka mburrjen se ka një kompleks veprash të Ark. Bosio-s shumë të rëndësishme, të cilat dëshmojnë pjekurinë artistike të arritur dhe shijen e hollë italiane të arkitektit të ndjerë.
Kujtojmë Vilën Luogotenenziale, Casa del Fascio, Selinë e O.D.A. dhe të G.L.A., Stadiumin dhe Pallatin e Zyrave Luogotenenziale, Hotelin e Madh (Grande Albergo), të gjitha vepra në përfundim e sipër që do të lënë një gjurmë të spikatur dhe do të kujtojnë emrin e Bosio-s në qytetin e Tiranës.

Trashëgimia që jetoi pas tij

Sot, kur ecim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ne shkelim në vizionin e Bosio-s. Veprat e përmendura në dokument, si Stadiumi “Qemal Stafa” (i cili ruajti fasadën e tij në projektin e ri), Pallati i Kongreseve (ish-objekte të stilit racionalist) dhe Hoteli i Madh (ish-Hotel Dajti), mbeten dëshmitarë të një epoke ku arkitektura synonte madhështinë dhe harmoninë me hapësirën.

Bosio nuk projektoi thjesht ndërtesa; ai projektoi identitetin urban të një Shqipërie që kërkonte të modernizohej. Edhe pse jeta e tij u pre në mes në moshë mjaft të re, “gjurma e spikatur” që parashikonte dokumenti i vitit 1941, është sot më e gjallë se kurrë në siluetën e Tiranës.

Etiketa: arkitektiarkitekuktureGherardo Bosiomodernetirane
Shkrimi Mëparshëm

Jup Kastrati, personaliteti i shkencave albanologjike

Shkrimi Vijues

Shqiptarët dhe gjenetika e mercenarizmit nga antikiteti në modernitet

Shkrimi Vijues
Shqiptarët dhe gjenetika e mercenarizmit nga antikiteti në modernitet

Shqiptarët dhe gjenetika e mercenarizmit nga antikiteti në modernitet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Arbitrariteti i Lozanës 1923, paradoksi identitar i refugjatëve sipas Renée Hirschon;  Kolonizimi i Maqedonisë me “turko-grek” dhe spastrimi etnik i Çamërisë

Arbitrariteti i Lozanës 1923, paradoksi identitar i refugjatëve sipas Renée Hirschon;  Kolonizimi i Maqedonisë me “turko-grek” dhe spastrimi etnik i Çamërisë

20 Maj, 2026
Gjukanoviq zbulon planin tronditës serb: “27 vajza po përgatiteshin për ta destabilizuar Kosovën dhe komprometuar KFOR-in”

Gjukanoviq zbulon planin tronditës serb: “27 vajza po përgatiteshin për ta destabilizuar Kosovën dhe komprometuar KFOR-in”

20 Maj, 2026
Në një kohë kur Shqipëria përpiqej të bëhej shtet, Lasgushi përpiqej ta bënte shpirt

Në një kohë kur Shqipëria përpiqej të bëhej shtet, Lasgushi përpiqej ta bënte shpirt

20 Maj, 2026
“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian

Origjina e Spartanëve dhe lidhja Ilire: Çfarë zbuloi historiani i shquar Paul Cartledge

Origjina e Spartanëve dhe lidhja Ilire: Çfarë zbuloi historiani i shquar Paul Cartledge

19 Maj, 2026
Masakra e Dubravës: Krimi që ende pret drejtësi (foto të rënda)

Masakra e Dubravës: Krimi që ende pret drejtësi (foto të rënda)

19 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist