E hënë, 17 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

17 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Për pesë ditë me radhë, Panairi i 28-të i Librit mirëpriti mijëra lexues, që patën mundësi të njihen me titujt e rinj dhe të bisedojnë me autorët dhe përkthyesit, duke e kthyer panairin në një festë të vërtetë të librit.

Me fluksin që u shtua gjatë fundjavës, ky edicion solli një rritje të lehtë të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, sipas botuesve.

“Krahasuar me një vit më parë, do të thosha që këtë vit, interesi ka qenë pak më i lartë”, shprehet Kadia Dedja.

Pjesë e panairit u bënë të gjitha grupmoshat, por më shumë të rriturit.

“Më besnikët janë mosha e mesme, por edhe pensionistët që gjithmonë kanë lexuar. Por, këtu kemi edhe përplasje mes dëshirës dhe mundësisë ekonomike. Jo të gjithë kanë mundësi të blejnë libra”, thotë Petrit Ymeri.

Ndërsa te adoleshentët vihet re mungesë interesi për leximin dhe vetë botuesit pohojnë se ka pak tituj dedikuar grupmoshës 13-19 vjeç.

“Tregu nuk ka shumë libra për adoleshentët. Ata kalojnë nga letërsia për fëmijë te letërsia për të rritur”, tha për TCH Rita Petro, shkrimtare.

“Është një hallkë e shkëputur midis fëmijëve dhe të rriturve, që janë adoleshentët. Grupmosha 15-20 vjeç lexojnë jashtë mase pak, aq sa edhe ne botuesit e kemi hedhur fokusin për botimin e librave për këtë grupmoshë”, u shpreh Elda Vela, botuese.

Ndërsa Vasilika Tafa, botuese, tha se “Duhet të ndikojmë te adoleshentët që të lexojnë letërsinë klasike. Nuk mund të jesh lexues i mirë nëse nuk kalon nga letërsia klasike”.

Edhe këtë herë, veprat e përkthyera u shitën më shumë në panair se librat e autorëve shqiptarë.

“Te letërsia për të rritur vazhdojnë të kërkohen më shumë klasikët, librat e përkthyer dhe librat trend të momentit. Më shqetësojnë librat trend sepse në shumicën e rasteve janë libra flluskë sapuni”, tha Elda Vela.

Sa i takon librit shqip, kryesuan autorët e njohur që i kanë kthyer tashmë në modë botimet gjatë panairit, por nga ana tjetër u prezantuan edhe disa autorë të rinj. Por, a është shkrimtar çdokush që shkruan?

“Letërsia shqipe duhet të lexohet dhe që të lexohet, duhet që shtëpitë botuese të kenë filtra. Nëse një vepër nuk ia vlen, mos e boto. Mos krijo shkrimtarë fiktivë sepse do arrijë një moment që do të ketë më shumë shkrimtarë se lexues”, tha për Top Channel, Vasilika Tafa.

Mbyllja e Panairit rikthen vëmendjen te problematikat e librit, që duhet të gjejë rrugë për te lexuesi gjatë gjithë vitit.

Bujar Kapexhiu tha se “Në panair ka qindra e qindra njerëz që blejnë libra dhe në librari ka pak. Akoma më pak e frekuentuar është biblioteka”.

“Panairi është gjithmonë një lloj feste dhe të gjithë vijnë se e kanë kënaqësi të marrin libra të rinj. Problemi është më pas kur lexuesi të shkojë në librari. Duhet mbështetje për libraritë të kenë hapësirat e nevojshme. Ne e kemi vënë re që janë disa libra, p.sh. akademik, që librarët nuk i marrin se nuk kanë vend”, u shpreh Rita Petro, shkrimtare.

Autorët dhe botuesit kërkojnë më shumë politika për ta çuar librin pranë lexuesit.

Vasilika Tafa, botuese u shpreh “Të shtohen qendrat kulturore, të ketë biblioteka funskionale në ato rrethe ku nuk ka librari. Vijnë nga rrethet në panair dhe thonë ‘erdhëm të marrim libra se te ne ka vetëm një kancelari”.

Për Arlinda Dudaj “Bibliotekat e shkollave shpesh mbushen me libra që as nuk u hyjnë në punë, duhet të gjendet një mundësi për të afruar lexuesin e ri”.

Studiuesi Artan Fuga tregon se leximi ka rënë nga viti në vit, por arsyet përse nuk i gjen vetëm te lexuesi, por te një sërë faktorësh.

“Mendoj se midis librit dhe audiencave mungon akti i ndërmjetëm, që përbëhet nga revistat kulturore dhe letrare që na mungojnë sallonet letrare, mungon subvencionimi i librit dhe kërkimit shkencor sipas meritës.

Kanë qenë defektoze politikat kulturore dhe prandaj ka rënë leximi. Dhe fajin Adami e gjen te Eva, Eva e gjen te gjarpri, gjarpri i ndalohet të flasë dhe faji ngelet pa gjë. Jo, nuk e ka fajin teknika.  Mendoj se ka edhe një rikthim, ajo që ndodh në vendet e zhvilluara, ku në një moment të caktuar ka një rikthim te mediat klasike, tradicionale”, u shpreh akademiku Artan Fuga.

“Çdo gjë e ka sfiduar librin, e kanë sfiduar rrjetet socialet, Inteligjenca Artificiale, mediat, por vendin e vet e ka të padiskutueshëm”, përfundoi Arlinda Dudaj. Tema

Etiketa: artan fugakulturorepolitikatshqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

Shkrimi Vijues

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Të Ngjashme

Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.
Kultura

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Aktualitet

Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

17 Nëntor, 2025
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit
Kultura

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

17 Nëntor, 2025
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

17 Nëntor, 2025
Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

17 Nëntor, 2025
Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

17 Nëntor, 2025
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

17 Nëntor, 2025
Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

17 Nëntor, 2025
Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

17 Nëntor, 2025
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist