E premte, 14 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasan, në majën e fshatit Shelcan, i shtrirë në faqe kodrash dhe i përbërë prej disa lagjesh, larg njëra tjetrës, ndodhet Kisha e Shën Kollit, një thesar i rrallë i artit mesjetar.
Nga ndërtesa e vjetër në këtë kishë më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afreskat e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.
Riparimi i fundit mësohet se është bërë në vitin 1988 ku edhe u bë e mundur restaurimi i gungës dhe të hajatit por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.
Vlen të përmendim se kanalizimet dhe rrethimi i plotë i këtij objekti me rëndësi jo vetëm fetare krijuan një farë mbrojtje.
Nga ana arkitekturor e historiani Kreshnik Belegu deklaron se“ kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Në anos hyhet nga ana perëndimore, ndërsa dikurë ka pasur edhe një portë në anën jugore, që sot është murosur.
Kisha është me dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nga një iconostas prej muri të pikturuar. Ai ka dyer, një në qendër dhe një në anën veriore. Me përjashtim të murit lindor të kishës, muret e tjera janë të suvatuara, kështu që nuk dallohet teknika e ndërtimit të tyre”.
Është pikërisht muri lindor që dëshmon se kisha e Shën Kollit ka qenë e ndërtuar përpara pushtimit turk. Muri lindor ka në qendër një apsidë rrethore me një dritare të ngushtë dhe të lartë në mes.
Dritarja mbulohet nga një har me tulla radiale rrethuar nga tulla përgjatë harkut. Apsida ka në pjesën e sipërme një dekor tullash të vendosura zigzak, që duhet të jetë e vonë. Si absida ashtu edhe i gjithë muri lindor janë ndërtuar në klausonazhe me dy tulla vertikale apo që kanë nga dy rreshta tullash horizontale. Përsa i përket datimit mendohet se duhet t’i takojë fundit të shekullit të XIV, duke u nisur për këtë nga teknika e ndërtimit, me dy madje dhe me tre rradhë tullash horizontale.

Vizitori gjen në ikonat e Onufrit të pikturuar nën maskë shenjtorësh banorë të trevave të shpatit gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të pikturuarve, me të kuqen karakteristike të Onufrit.
“Ky ikonograf i madh ka nisur të pikturojë në këtë kishë, në vitin 1554, ku ngjyrat ruhen të freskëta edhe sot” , thotë Belegu.

Mjeshtri Onufri është piktor i lindur, afresket e tij të çudisin me përpjestimet e përsosura, me plastikën në trajtimin e figurës, me elegancën dhe hollësinë e jashtëzakonshme të formës, dhe kjo vërteton më së miri se ai i përket shkollës së Kostandiopojës, tradita e së cilës ka qenë e gjallë në Shqipëri edhe shumë vjet pas rënies së Kostandinopojës.

Kjo kishë disa herë në vit, por kryesisht në vigjilje të pashkës grumbullon disa qindra besimtarë jo vetëm nga Shelcani, por edhe nga fshatrat përreth që nga Kryezjarthi , Trepshenishti e deri nga fshatra të thella të shpatit.
Ndërtesa e vetë kishës është e vogël për të mbajtur në gjirin e saj ata qindra besimtarë të ardhur, kështu që festa vazhdon edhe jashtë mureve të saj. Instituti për mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës e ka ndalur ndezjen e qirinjve jo vetëm në brendësi por edhe në hajatin e kishës për të mbrojtur afresket e rralla.

Kisha e Shën Kollit si e vetmja që i ka shpëtuar rrënimit të viteve në këtë fshat që ka mbrojtur ortodoksinë e tij gjatë 500 vjetëve të sundimit otoman, vazhdon të shikohet nga shelcanakët si një perlë e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim.
Është edhe ky interesim i fshatarëve që kjo kishë relativisht e lashtë vazhdon të qëndrojë në këmbë për t’i shërbyer besimtarëve dhe turistëve të shumtë që trokasin çdo vit dyerve të saj. Miranda Sadiku

Etiketa: kishakryeveperonufrishelcanshen koll
Shkrimi Mëparshëm

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

Shkrimi Vijues

​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Të Ngjashme

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.
Kultura

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë
Aktualitet

Kryesore

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote
Kultura

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues
​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

Shqiptarët vendas në Greqinë paramesjetare. Ekzegjezë historike përmes kronikave bizantine dhe qipriote

13 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist