E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

6 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Arti tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit vezullon nga ndërdija e tij përtej çdo realiteti duke i mbetur besnik realitetit. 11. 4 cm e lartë, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren ndërsa daton rreth viteve 520 -500 p.e.s. Skulptori Gëzim Muriqi jetësoi një figurinë që shpirti i njeriut tashmë merr frymë me të. Ajo lëvizë dhe dialogun fuqishëm me atë qëndrueshmëri reale e pak edhe nuanca artistike që thyen realitetin e asaj që është dhe që duket tashmë. Formësohet si një figurë femërore në akt vrapimi e trashëguar nga linjat e klasikes por e trajtuar me një sens modern të ritmit dhe volumit. E ngjashme me figurinë veçse koka e saj është e ngritur si porosi. Pozicioni i trupit, kërcimi i një këmbë ndaj tjetrës, dhe tensioni i muskujve të perceptueshëm në siluetë krijojnë një iluzion dinamik që sfidon masën e brendshme të materialit. Ta shohësh një figurinë miniaturë në përmasa aq të mëdha, truri kërkon të njohurën dokumentaren për të cilën flet arkeologjia, por arti vazhdon përjetësinë me këtë figurë. Trupi i saj ka elegancë, elasticitet sportiv dhe skulptori bartë figurinën mbi supet e tij në skulpturë, gjithmonë me metodën tij. Liria e artit është përtej çdo fakti dhe vet skulptura tenton ta kufizoj autorin derisa autori ndjen një lehtësim shpirtëror duke e ndjerë vet veprën e pastaj imituar rolin dhe kompozicion e saj. Shpejtësia dinamike e figurinës merr frymë në skulpturën e Muriqit. Dritat që përplasen lehtë mbi trupin e saj krijojnë hije te drapëria e supeve, këmbëve. Drita në skulpturë ka shumë rëndësi sepse perceptimin optik të shikuesit mund ta ndryshojë, në këtë rast ajo dialogun me veprën sikur skulptori në përmasa të mëdha bënë matje të saktë të dritës me hijes, hapësirës dhe materies. Gjithçka ndryshon në kohë dhe hapësirë dhe vet forma krijon këtë iluzion dhe Muriqi me studimin e tij shkencor arrin të kap këtë siluetë. Pra, qartësi të formës së vrapueses, në tërësi kompozicionin
Kjo femër e kapur në aktin e vrapit një moment i ngrirë i lëvizjes që kombinon monumentalitetin me një stilizim të qartë. Kompozicioni dominohet nga një diagonale që nis nga koka dhe zbret përmes shtyllës kurrizore drejt këmbëve, çka prodhon ndjesinë e përparimit dhe drejtimit. Asimetria e pozicionit të gjymtyrëve krijon ritëm vizual dhe tension, ndërsa baza dhe masa e trupit kompensojnë atë tension duke ruajtur ekuilibrin estetik.Trupi i figurës nuk ndjek proporcionalitetin klasik, por është thjeshtëzuar dhe zgjatur për të theksuar ndjesinë e lëvizjes dhe energjisë, jo për të riprodhuar realitetin anatomik. Pozicioni është asimetrik, me një këmbë përpara dhe tjetrën mbrapa, çka krijon tension dhe ritëm vizual, ndryshe nga balanca e qetë që karakterizon figurat klasike. Kjo e bën skulpturën të duket sikur po ecën vazhdimisht, edhe pse është e ngrirë.
Ka qetësi stoike si mburrje duket shumë monumentale por prapë gjithçka është te veprimi saj, lëvizja dhe dinamikë, apo shpejtësia. Flokët janë trajtuar shumë me kujdes nga Muriqi, janë model i stilizuar është përtej portretit. Flokët janë nga nuanca e figurinës histori që buron te trashëgimia kulturore, ndërsa veshja e thjeshtë dhe linjat e saj sugjerojnë mobilitet dhe universalitet kohor.
Tekstura krijon reflekse, thellohet me ndriçime dhe i jep figurës prezencë gjatë natës dhe ditës, duke e bërë atë të transformohet vizualisht sipas kushteve atmosferike dhe dritës. Ndriçimi i vendosur poshtë siluetës thekson konturet dhe krijon kontrast dramatik me errësirën e ambientit, hijet e gjeneruara rrisin perceptimin e volumit dhe bëjnë që figura të sjellë “rrëfenja” të ndryshme kur shikohet nga kënde të ndryshme. Kjo vendosje dritë-hije e bën veprën jo vetëm objekt estetik, por edhe element performativ, ajo ndryshon me kalimin e ditës dhe me praninë e kalimtarëve. Në nivel ikonografik, vrapi shfaqet si metaforë e përparimit historik, dëshirës për liri, energjisë rinore dhe kërkimit të identitetit qytetar. Si figurë femërore në hapësirë publike, ajo provokon reflektim mbi rolin e grave në jetën urbane dhe në historinë lokale, feminiteti i paraqitur si akt lëvizjeje e forcon idenë e grave si subjekt aktiv dhe jo vetëm si objekt memorial.
Vendosja në rreth rrotullim rrugë nxit lëvizjen e syrit dhe e bën figurën pjesë integrale të rrjedhës urbane. Hapësira lejon frymën e kompozicionit të dominojë dhe kontakti i drejtpërdrejt në qendër thekson skulpturën e pastaj hapësirën.

Etiketa: antikitetilirmuharremiprizrenitvrapuesja
Shkrimi Mëparshëm

Një dëshmi e hershme për prejardhjen shqiptare të Vojsavës, nënës së Skënderbeut

Shkrimi Vijues

“Hap historik”, Auron Tare reagon pas nismës së UNESCO-s: Koha për një Muze Virtual të Trashëgimisë Kulturore të Vjedhur edhe në Shqipëri

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve
Kultura

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist