E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Një mijë e një fije”, xhubleta në Javën e Modës në Milano! Nga lashtësia ilire deri në UNESCO, historia e veshjes unike të grave shqiptare

26 Shtator, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Xhubleta u prezantua mbrëmë në sfilatën e organizuar në hotelin “Four Seasons”, të Milanos. Ky koleksion është një homazh bashkëkohor për xhubletën, veshjen më të hershme shqiptare që sjell në kujtesë fillesat e trashëgimisë sonë kulturore. Koleksioni me titull “Një mijë e një fije” ishte fituesi i çmimit të parë në “Muza Competition 2025”, organizuar në muajin korrik, projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Koleksioni i Moralda Durrës është i ndërtuar kryesisht me shajak të zi, një lloj stofi prej leshi, dhe e zbukuruar me gajtanë (kordonë të hollë) të bërë me fije leshi të zi. Ky koleksion riinterpreton thelbin e xhubletës përmes një lenteje të papërpunuar, moderne dhe konceptuale. Në vizionin e stilistes, çdo fije e këtij koleksioni lidh gratë e shoqërisë së hershme shqiptare me ato bashkëkohore. Xhubleta shqiptare u shpall në vitin 2022, trashëgimi kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO.

ORIGJINA QË NGA LASHTËSIA…

Xhubleta është më shumë se një veshje popullore. Ajo është simbol identiteti, një dëshmi e gjallë e historisë së lashtë të shqiptarëve dhe një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore të Europës Juglindore. E quajtur shpesh si “kostumi që flet”, xhubleta ruan në vetvete gjurmët e një qytetërimi të lashtë që ka mbijetuar ndër shekuj në formën më autentike të tij. Studiues të shumtë të etnografisë dhe arkeologjisë shqiptare e lidhin xhubletën me kohën e ilirëve, banorët autoktonë të Ballkanit që jetuan paraardhësit e shqiptarëve. Për herë të parë, forma e xhubletës identifikohet në figura të gdhendura në statueta të bronzit ilir, të cilat datojnë që nga shekulli i III p.e.s.. Këto figurina tregojnë gra me funde në formë kambane, me pala të theksuara dhe detaje që i afrohen në mënyrë befasuese xhubletës që ne njohim sot. Ky fakt i rrallë e bën xhubletën jo vetëm një veshje popullore, por një artefakt të gjallë arkeologjik, një shembull unik i trashëgimisë së vazhdueshme kulturore që nga koha pararomake deri në ditët e sotme.

SIMBOLIKA E XHUBLETËS

Xhubleta është një fund i gjatë me pala të dendura dhe të qëndrueshme, zakonisht në formë kambane, e veshur nga gratë në zonat malore të Shqipërisë Veriore, veçanërisht në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Pukë, Tropojë dhe Theth. Ajo shoqërohet me pjesë të tjera të kostumit popullor si përparësja, jeleku, këmisha dhe shamia e kokës. E ndërtuar kryesisht me lesh të bardhë e të zi të deles, xhubleta qëndrohet me kujdes dhe përpunohet me motive gjeometrike, spirale, simbole të diellit dhe të jetës, duke mbartur me vete një gjuhë simbolike që përçohet brez pas brezi. Nuk është e rastësishme që xhubleta konsiderohet si një formë komunikimi vizual. Në mungesë të shkrimit të përdorur në zonat e thella malore, shqiptarët përdorën simbolet që gdhendeshin në veshje si një formë përçimi të mesazheve, statusit, përkatësisë familjare apo edhe të moshës dhe gjendjes civile të gruas.

Xhubleta bart mbi vete simbolet e jetës, pjellorisë, diellit, tokës dhe vazhdimësisë. Ngjyrat, që më herët përdoreshin për të dalluar statusin (e zeza për të martuarat, e bardha për vajzat beqare), janë një tjetër shtresë e këtij kodi të pashkruar kulturor që përbën thelbin e saj. Dikur pjesë e përditshmërisë së grave në zonat malore, sot xhubleta është ruajtur në mënyrë të fragmentuar. Pas shekullit XX, me ndryshimet socio-ekonomike dhe migrimet e brendshme, përdorimi i saj ra ndjeshëm. Megjithatë, falë përpjekjeve të studiuesve, artizanëve dhe institucioneve të trashëgimisë, xhubleta ka marrë një vëmendje të re. Kulmi i këtij vlerësimi u arrit në dhjetor 2022, kur UNESCO e shpalli xhubletën “trashëgimi kulturore jomateriale në nevojë urgjente për mbrojtje”. Ky status e futi xhubletën shqiptare në hartën e vlerave botërore, duke e konsideruar një element unik të kulturës tradicionale që duhet ruajtur me çdo kusht

RIKTHIMI I IDENTITETIT

Në vitet e fundit ka nisur një ringjallje e interesit për xhubletën, jo vetëm si objekt muzeal, por edhe si frymëzim për modën bashkëkohore, artin, dizajnin dhe kulturën popullore. Stilistë shqiptarë e kanë përfshirë në koleksionet e tyre ndërkombëtare, ndërsa artizanët në zonat veriore kanë nisur rikrijimin e saj në mënyrë autentike, me synimin për ta ruajtur dhe promovuar si aset kombëtar. Shumë të reja shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, e kanë veshur xhubletën në dasma, ceremoni kulturore apo evenimente kombëtare, duke e rikthyer atë jo thjesht si një veshje tradicionale, por si shenjë krenarie kombëtare dhe identiteti etnik.

Ruajtja e xhubletës nuk është vetëm detyrë e muzeve apo institucioneve. Është përgjegjësi kolektive për të mbrojtur një trashëgimi që nuk ekziston askund tjetër në botë. Xhubleta nuk është një nostalgji folklorike; ajo është një dëshmi e gjallë e një kulture mijëravjeçare që ka ditur të mbijetojë në terrene të ashpra, në kushte të vështira dhe në kohëra të trazuara. Rikthimi i saj në vëmendje është një mundësi për të forcuar lidhjet me rrënjët tona, për të edukuar brezat e rinj dhe për të treguar me krenari historinë e një populli që ka ditur ta mbajë gjallë shpirtin e vet, edhe nëpërmjet një fundi të thjeshtë prej leshi – që në të vërtetë është gjithçka, për ata që dinë të lexojnë historinë përmes fijeve të trashëgimisë.

/Gazeta Shqiptare

Etiketa: modashqiptareunescoxhubleta
Shkrimi Mëparshëm

115-vjetori i Aleks Budës/ E bija e akademikut: Ishte studiues i historisë, gjuhësisë dhe etnografisë

Shkrimi Vijues

Kryengritja shqiptare e Korfuzit, 1829

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve
Kultura

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist