Pirro Prifti
Njihen plot vepra të shkruara nga të huajt dhe autorë shqiptarë për figurën e Ali Pashë Tepelenës, një Pashai të egër i cili krijoi një pashallëk të madh ku jetonin të krishterë dhe myslimanë shqiptarë ashtu si dhe të krisherë grekë dhe arvanitas e suliotë të krishterë që në fakt janë të njëjtë me shqiptarët.
Për ta sqaruar këtë problem që del vazhdueshëm në shkrimet disa historianëve apo letrarëve ku na e bëjnë Ali Tepelenën burrë të mirë, shqiptar të mirë dhe formues të shtetit shqiptar, mua më lindi nga disa shkrime të lexuara në Apostrof podcast nga z. Dorian Koci, një personalitet i shquar i historisë shqiptare, ka përmëndur Ali Pashë Tepelenën si një shqiptar patriot , trim dhe sipas disa autorëve shqiptarë i kanë dhën atributin sikur do të krijonte një shtet Shqiptar.
Në tre podkastet e tij sidomos tek ky i fundit botuar në gazetën Tema në video titulluar “Si i tejkaloi Ali Pasha fatalitetin mysliman dhe supersticionin ortodoks“ ku i referohet një citimi të poetit Byron i cili vizitoi viset e jugut të Shqipërisë he të Epirit dhe shkruante: `Byroni vërente se popullsia e asaj kohe luhatej mes dy botëkuptimeve: fatalitetit mysliman — bindjes se gjithçka ishte e shkruar dhe e pandryshueshme — dhe supersticionit ortodoks, i cili ndikonte në sjelljen dhe vendimmarrjen e njerëzve` (video/ dorian koçi: si i tejkaloi ali pasha fatalitetin mysliman dhe supersticionin ortodoks – kulturë) por dhe në podkastin tjetër të mëparshëm titulluar “Banditizmi në Ballkan nuk ishte fenomen vetëm i popullsisë myslimane – shembulli i priftit të Hormovës (https://www.gazetatema.net/kulture/video-dorian-koci-banditizmi-ne-ballkan-nuk-ishte-fenomen-vetem-i-popull-i515881), ku dhuna dhe vrasjet e Ali Pashës barazohen me atë priftin që rrinte fshur dhe parashikonte fatin sikundër në lashtësi Dodona; apo dhe ne podkastin e tretë të po këtyre datave “”Mënyra si shpërbëhet një pushtet.” Pse sunduesit nuk e parandiejnë kurrë fundin?` (VIDEO/ “Mënyra si shpërbëhet një pushtet.” Pse sunduesit nuk e parandiejnë kurrë fundin? – Kulturë), pra të krijohet përshtypja për një simpati të madhe për këtë Pasha të Tepelenës dhe një keqardhje për fundin e tij, ashtu si e parashikoj Shën Kozmai i Famshëm kur Ali Pashë Tepelena e Pyeti për të ardhmen e vet: …..Por para se të ndaheshin, e pyeti përsëri për të ardhmen e tij. “A do të shkoj në qytet?” Shën Kozmai u përgjegj me sy të menduara. “Edhe në Kostandinopojë do të shkosh, por me mjekër të kuqe”….. (Shën kozmai i kolkondasit dhe ali pashë tepelena , dy njerez që bënë histori të madhe në shqipëri ).
Pavarësisht notave nostalgjike ndaj këtij personazhi historik por barbar, shqiptar por dinak, politikan, por drejtues i dy haremeve një për femra dhe tjetri për dylberë (për të cilin shkruhet edhe për Byronin i cili afërsia e tij me Ali Tepelenën mund të ishte biseksualiteti i tij), vrasës i komuniteteve që ngritën krye kundër tij si Hormovitët dhe Suliotët.
Për katil-llëkun e tij të tmerrshëm kanë shkruar dhe vetë Dorian Koçi: “Për këtë arsye tek Sami Frashëri dhe Ismail Qemali gjejmë referenca negative për Ali pashë Tepelenën në fjalorin Kamus-El-Alam dhe kujtimet e Ismail Qemalit. Po kështu me ndjesi negative e vështroi dhe Papa Kristo Negovani në poemën e vet “Prishja e Hormovës” në 1904, ku mes motiveve të tjera zuri vend dhe motivi fetar“ (Pse e rrënoi Ali Pashë Tepelena, Hormovën?).
Me pak fjalë nostalgjia për një Pasha si Ali Pashë Tepelena mund të jetë pak krahinore dhe këtu mund të jetë dhe përmëndja herë pas here e z. Dorian e Historisë së Ali Pashë Tepelenës.
Disa gjëra esenciale nuk duhen harruar; Ali Tepena u bë Pasha nga Sulltani duke dale nga kaçakllëku pikërisht për shkak të besnikërisë ndaj Sulltanit dhe jo se kishte ndonjë ide për të bërë ndonjë shtet shqiptar! Së dyti shkatërrimi i Hormovës Kardhiqit ku si shkak kryesor – shumë hisorianëve përfshi edhe Pukëvilin, ishte marja robinjë e të jemës dhe vajzës së saj dhe urrejtja për kristianët orthodoksë si Çaush Prifti aso kohe drejtues i Hormovës bashkë me Muçohysët.
Së dyti lufta kundër Suliotëve të krishterë dhe krenarë të cilët luftonin për pavarësi dhe ndihmoheshin nga Bonaparti, u bë me urdhër të Sulltanit ishte arësyeja e dytë e luftës fetare që kreu Ali Pashë Teelena, luftë që vazhdoi nga 1803-1805. Mendohet se suliotët erdhën në Sul që nga vitet 1500 e më vonë dhe u quajtën ashtu sepse ishin ushtarët të Kont Uranit, pra ishin kryesisht krutanë të zonave përreth. Shumë nga ata morën pjesë në revolucionin grek (Lufta Suliote – Wikipedia).
Pavarësisht miqësisë që pati me Shën Kozmain e cila ishte një miqësi alla turka sepse duke qënë plot bestytni Ali Pashë Tepelena pa tek Shën Kozmai një profet i cili i parashikoi ngritjen dhe zgjerimin e Pashallëkut të tij por dhe fundin e tij.
Së treti ishte Ali Pashë Tepelena i cili shkatërroi gjithë Toskërinë dhe Epirin dhe duke vendosur në të djathtë të lumit Ciamus shqiptarë myslimanë sipas Pukëvilit , zonë të cilën e quajti Çamëri duke prishur strukturën e Epirit dhe Toskërisë sepse shumë komunitete i konvertuan në myslimanë pikërisht për të mos paguar taksat. Megjitha të shumë familje të konvertuara ruajtën mbiemrat e krishterë si Prifti, Papa, Gjino, Thanasi, sidomos ndër Labëri apo japigët të cilët Ali Pashë Tepelena i merrte si ushtarë me pagesë.
Jeta private e Ali Tepelenës is edhe e çdo Pashai të asaj kohe ishte brënda haremeve për vajza e djem, madje dhe Vasiliqine e mori të vogël. Thuhet që në fermanin e Sulltanit që i u dërgua për tu dorëzuar, një nga akuzat ishin edhe perversitetet e tij. Pra nostlagjia ndaj këtij individi që mbetet figurë historike por se përkundrazi ka qënë një nga pashallarët me gjakatarë dhe vrasës të shqiptarëve të jugut dhe suliotëve të Epirit. Këto zullume bënë që arvanitasit dhe suliotët së bashku me grekët të ngriheshin për të larguar zgjedhën osmane të drejtuar nga Ali Pashë Tepelena dhe ai që erdhi pas tij duke e kurorëzuar fitorën që në 1821 kur ngritën një flamur me shqiponjë dy krenore ne sfond te kuq dhe me një kryq ne mes shqiponjës një ngjashmëri me flamurin e Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti.
Së fundmi Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës nuk mund të quhet kurrsesi nje shtet shqiptar sepse popullsia ishte shqiptaro-greke-dhe osmane, dhe se asnjëhere në asnjë dokument nuk përmëndet që Ali pasha të kishte këtë ide të shtetit shqiptar sikundër shkruhet në disa shkrime ku Pashaj i Tepelenës na del si formues i shtetit shqiptar. Po ashtu duhej të thuhej edhe për Mustafa Pashë Bushatlliun i cili gjithashtu ishte një Pasha Osman të cilit gjithashtu nuk i kishte shkuar në mëndje që Pashallëku i tij të ishte shtet shqiptar..
Në përfundim mund të shkruaj se përmëndja e shpeshtë dhe herë pas here se Ali Pashë Tepelena na qënka burrrë i mirë që mendonte për Shqipërinë apo që të justifikohet nga vrasjet dhe tmerret e asaj kohe ndaj popullsisë shqiptare të Toskërisë dhe Epirit, apo egërsinë që pati ndaj të krishterëve të cilët i konvertoi me dhunë në myslimanë, shumë duan ta justifikojnë me dashurinë që kishte ndaj Shën Kozmait, i cili gjithashtu nuk lejoi shqiptarët orthodoksë të luteshin dhe faleshin në gjuhën e nënës –Shqip, ku thotë në predikimin e shtatë, në versionin që qarkullon sot, në fund të tij: “Kështu, këtu, çdo i krishterë, burrë ose grua, që betohet të mos flasë arvanitika brenda në shtëpinë e tij, të çohet në këmbë dhe të më thotë, dhe unë do t’ia marr të gjitha mëkatet mbi supe, që nga koha kur lindi, dhe do t’i vë të gjithë të krishterët ta falin dhe të marrin falje”. Ky mësim nuk është i përkthyer në shqip dhe gjendet në këtë link: (http://web.archive.org/web/20051103082317/http:/www.agioskosmas.gr/agioskosmas.asp?sitem=1&artid=252).
Pra si Ali Pashë Tepelena ashtu dhe Shën Kozmai kishin një të përbashkët që e realizuan me dëshirë: Ali Pasha me vrasje dhe Shën Kozmai me predikim kundër shqiptarëve të krisherë.
Prandaj çdo nostalgji ndaj një personi historic si Ali Pashë Tepelena nuk ja vlen, përveçse krijon në pavetëdije Kompleksin e Stokholmit, skllavi i cili e do përsëri dhunuesin e tij. Po këshhtu po ndodh sot edhe me shkrimet ndaj diktatorit komunist sepse të dy kishin një të përbashkët: egërsinë ndaj kundërshtarit që u rrezikonte karriken.