E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Msgr. Dr. Lush Gjergji: Shqiptarët, përmes Nënës Terezë, i kanë dhuruar botës shenjtoren e dashurisë, dhe kjo është pasaporta jonë më e fortë për të hyrë në historinë e njerëzimit

1 Shtator, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Figura e msgr. dr. Lush Gjergjit është ndër ato personalitete monumentale dhe enciklopedike që ngjallin respekt të thellë dhe ndriçojnë memorien e popullit shqiptar. Ai lindi në Stubëll të Epërme të Karadakut martir të Vitisë. Aty ku historia, në kohën e otomanizmit, është shkruar me lot e me gjak. Në atë vend ku qielli e toka u përqafuan me lutje, dashuri dhe flijim, ai është inspiruar qysh nga fëmijëria me dhimbjen dhe krenarinë e një populli që jetonte ndërmjet shpresës dhe kryqëzimit. Kjo trashëgimi e formësoi shpirtërisht dhe psikologjikisht, duke e bërë Bari të Vyer të Kishës Katolike të Kosovës, pra, i thirrur jo vetëm për Kishën, por edhe për kombin e tij aq të dashur, për kulturën dhe njerëzimin pa dallim race e ngjyre, pra, për gjithë vullnetmirët mbi tokë. Ashtu sikurse Rilindasit Kombëtar të shekullit XIX, të cilët ia kushtuan jetën gjuhës dhe ndërgjegjes kombëtare, msgr. dr. Lushi ia përkushtoi jetën figurës së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë. Ai u bë biografi më i afërt i saj në botën shqiptare, duke i dhuruar kulturës universale dhjetëra libra dedikuar Nënë Terezës, e që sot lexohen në mbi 35 gjuhë të botës. Disa nga titujt e librave të tij janë: Nëna jonë Tereze, Dashuria në vepër, Shenjtëresha e dashurisë, Lule për Nënën, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna e botës, pra, këto libra, nuk janë vetëm faqe të shkruara, por ura që lidhin shpirtin shqiptar me njerëzimin.  Ai nuk e pa Nënën Terezë thjeshtë si një murgeshë shqiptare të Kalkutës, por si Shenjtore universale, që në trup mbante plagët e botës, ndërsa në shpirt ngrohtësinë e dashurisë së Krishtit. Përmes penës së tij, Gonxhja e vogël e Shkupit u shndërrua në simbol të një kombi të vogël me një mision të madh në botën mbarë.

Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kur Selia e Shënjt në krye me Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën Shenjtore, msgr. dr. Lush Gjergji ishte aty, mes qindra mijëra pelegrinëve nga e gjithë bota. Ai nuk ishte thjesht spektator i një ngjarjeje historike, por dëshmitar i gjallë i një procesi që e kishte ndjekur për dekada. Ishte pena e tij që kishte shkruar, rrëfyer dhe përhapur jetën e saj. Ishte zëri i tij që e kishte sjellë Gonxhen pranë shqiptarëve e pranë njerëzimit. Në atë ditë të madhe, ai ishte si bir që shihte Nënën të ngjitej me Aureol në altarin e Shenjtorëve.

Në interprgjitet e tija, shenjtërimi i Nënës Terezë nuk ishte thjesht lavdia e një individi, por lavdia e një kombi të vogël që i dhuroi botës një nga shenjtorët më të mëdhenj të dashurisë. Ai përsëriste shpesh një moto të tij që mbetet gjurmë në historinë tonë:
“Shqiptarët, përmes Nënës Terezë, i kanë dhuruar botës shenjtoren e dashurisë, dhe kjo është pasaporta jonë më e fortë për të hyrë në historinë e njerëzimit”. Por msgr. dr. Lushi nuk u mjaftua vetëm me libra e altarë. Ai e kuptoi se fjala dhe vepra duhet të ecin bashkë. Prandaj, më 1990, me mbështetjen e Imzot Nikë Prelës dhe bashkëpunëtorëve të tij, themeloi Shoqatën Humanitare Nëna Tereze. Kjo u bë vatër e madhe bamirësie, që në periudhën më të errët të historisë sonë shpëtoi jetë dhe ringjalli shpresë. Në kohë lufte, kur populli i Kosovës rrezikohej të shfarosej, shoqata ndihmoi rreth një milion e gjysmë banorë, ngriti mbi 90 ambulanca, hapi qendra për fëmijë e të moshuar, duke e bërë bamirësinë jo vetëm akt human, por edhe akt shpirtëror e kombëtar. Për të, të ndihmosh nuk ishte thjesht të japësh bukë, por të ruash dinjitetin e njeriut dhe të shpëtosh shpresën që shpëton jetën.  Së bashku me prof. Anton Çettën dhe shumë intelektual dhe student karizmatik, ishin nismëtar i faljes së gjaqeve dhe pajtimeve në Kosovë,,tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit-Klinës, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, Shalë e Karadak, Llap, Drenicë e Gollak, Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës etj., duke shndërruar urrejtjen në dashuri, betimin e hakmarrjes në besëlidhje jete. Historia e dy motrave që falën gjakun e vëllait përpara mijëra njerëzve, duke shpallur se të gjithë shqiptarët ishin vëllezër e motra, është ndër dëshmitë më të fuqishme të vizionit të tij rilindës.

Me mbi 60 libra të botuar në shqip e gjuhë botërore, të shpërndarë në të gjitha kontinentet, msgr. Lush Gjergji është një nga autorët shqiptarë më të përkthyer në botë. Vepra e tij veq tjerash përdoret si literaturë në shkollat e Italisë dhe të vendeve të tjera, duke e bërë ambasador të kulturës shqiptare. Ai shkroi jo vetëm për Nënën Terezë, por edhe për Shën Ndoun, Papa Gjon Palin II dhe personalitete të kulturës e fesë shqiptare dhe botërore, duke e parë historinë e popullit të tij si pjesë të historisë universale të njerëzimit. Ai e kuptoi herët se Kosova, me gjithë plagët dhe dhimbjet, kishte diçka të vyer për t’ia dhuruar botës: aftësinë për të falur, për të jetuar në dialog, për të mbijetuar me dinjitet.

Në këtë kuptim, vizioni i tij ishte profetik dhe kombëtar dhe njerëzor. Ai nuk ishte vetëm meshtar, por profet i së ardhmes, që mësonte se arma më e fortë nuk është pushka, por fjala, jo urrejtja, por dashuria, jo hakmarrja, por falja.

Msgr. dr. Lush Gjergji nuk është meshtar i largët dhe i mbyllur në dogmë, por Bari i Mirë që ecën përherë me popullin. Ai di të flasë me fëmijët për dashurinë, me të rinjtë për paqen, me familjet për faljen, me politikanët për drejtësinë. Fjala e tij është e gjallë, e thjeshtë, por e thellë, si një psalm hyjnorë që buron nga zemra. Ai e lidhi qiellin me tokën, fenë me kulturën, kombin me botën.

Për këtë arsye msgr. dr. Lushi ishte, është dhe mbetet i gdhendur në kujtesën shqiptare si bari i dialogut, shkrimtari i dashurisë, Rilindasi i shekullit XXI dhe mbi të gjitha biografi i pavdekshëm i Shenjtores shqiptare-Shën Terezës së Kalkutës.

Faleminderit msgr. dr. Lushi për veprimtarin tuaj shpirtërore, kombëtare dhe njerëzore.

Klinë, me 31 gusht 2025.

Etiketa: gjergjilushnenetereza
Shkrimi Mëparshëm

Pak kush e dinë: Kjo është historia e vërtetë e krijimit të këngës “Xhamadani vija-vija”

Shkrimi Vijues

90-vjetori i lindjes së Maks Velos

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
90-vjetori i lindjes së Maks Velos

90-vjetori i lindjes së Maks Velos

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist