E diel, 14 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

I kishte vetëm 37 vjet kur u nda nga jeta, sekretet dhe të pathënat e Tefta Tashkos!

28 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kur dëgjonte këngët e sopranos Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.

Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme, me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.

1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e paragjykimeve përçmuese për muzikën “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët jevgj dhe vallëtarët romë.

Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mundimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937. Në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rëndomta për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit i cili në vitet 1930 ishte i varfër deri në mjerim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.

Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare.

Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale veçanërisht me shpirtrat e drobitur të të vobektëve të shumtë.

Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të varfërit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.

Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysëm”.

Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të varfërit dhe familjet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore dhe të varfërit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës.

Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave. I nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese.

4. Nderimin e veçantë për popullin shqiptar Tefta Tashko e ka shprehur edhe nëpërmjet përpjekjeve sistematike për të përpunuar këngët popullore, këngët qytetare shqiptare më të arrira të gjithë krahinave dhe qyteteve, dhe për t’i interpretuar ato me origjinalitet të papërsëritshëm.

Me këngë të tilla ajo hyri më shpejt në zemrat e shqiptarëve të cilët përpiqeshin të gjenin format më dinjitoze për të shprehur nderimin për të.

Kudo ku shkonte Tefta Tashko provokonte lot në sytë e vajzave dhe të grave. Lot hidhërimi sepse ishin të mbyllura brenda ekonomive familjare dhe mjaft prej tyre e shihnin botën përmes errësirës së perçes. Lot gëzimi sepse me gjithë personaltetin e saj Tefta Tashko ndriçonte si model i arrirë emancipimi, që i frymëzonte gratë dhe vajzat shqiptare të luftonin për emancipimin e tyre./konica.al

Etiketa: kocopathenasekretettashkotefta
Shkrimi Mëparshëm

Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë: “Në vitet e fundit të lëngatës së regjimit komunist, qytetarët e Tiranës përflisnin gjithnjë për brumatriçet në bodrumet e MPB-së që …

Shkrimi Vijues

Gjergj Fishta mbi varrin e Avni Rustemit: Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqypnija!

Të Ngjashme

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare
Kultura

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Gjergj Fishta mbi varrin e Avni Rustemit: Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqypnija!

Gjergj Fishta mbi varrin e Avni Rustemit: Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqypnija!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist