E martë, 16 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Gjuha shqipe – një trashëgimi e vyer që duhet mbrojtur e mbrothësuar

14 Korrik, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Shqetësimi për gjuhën shqipe është po aq i vjetër sa dhe historia e shkrimit të saj. Gjon Buzuku iu vu punës për hartimin e “Mesharit”, sepse “gluha jonë nukë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë”, si një përpjekje për ta mbrojtur, ndërkohë që trysnia e gjuhës turke mbi të po vinte duke u shtuar. Gati një shekull më vonë, Frang Bardhi, duke parë rrezikun që i kanosej shqipes nga kjo trysni e gjuhës së pushtuesit, mori penën t’i hidhte në fjalor fjalët shqipes, siç thotë ai “me nimuem mbë nja anë giuhënë tanë, gji po bdaretë e po bastardhohetë sa më parë të ve” (që po humbet e po prishet me të kaluar të kohës). Me këtë shqetësim De Rada, Naimi dhe gjithë plejada e veprimtarëve të Rilindjes punuan me mish e me shpirt për ta lëvruar shqipen e për ta spastruar nga turqizmat e shumtë që kishin depërtuar në leksikun e saj.

Në ditët tona shqipja është ngritur në shkallën gjuhës standarde, që është shkalla më e lartë e zhvillimit të një gjuhe. Ajo sot është gjuhë zyrtare e tre shteteve, duke shërbyer në të gjitha funksionet e një gjuhe standarde: si gjuhë e administratës, e shkollës, e shtypit, e shkencës dhe e letërsisë. Megjithatë, edhe sot, në epokën e globalizmit, kur Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vende të hapura dhe kontaktet e shqiptarëve me botën janë të shumëfishta e të përditshme, rreziku i “bastardimit” të shqipes për të cilin fliste Frang Bardhi para katërqind vjetësh është i madh. Bastardimin e shqipes e ndihmon jo vetëm ndikimi i gjuhëve të kulturave të mëdha, sidomos i anglishtes, mbi shqipen, po edhe mungesa e plotë e kujdesit të shtetit dhe e institucioneve shkencore që merren me studimin e gjuhës.

Ky ndikim shfaqet sidomos në fushën e fjalorit, ku, si rrjedhim i nevojave që ka sjellë zhvillimi i vrullshëm i disa degëve të shkencës dhe teknikës, po edhe i publicistikës etj., në shqipe kanë vërshuar qindra e qindra fjalë të huaja të reja. Ndër to ka fjalë që janë të nevojshme për shkak se i mungojnë gjuhës sonë, si termat e fushës së informatikës, por edhe ka edhe shumë fjalë të panevojshme, pasi për konceptet e dukuritë që emërtojnë këto huazime shqipja ka fjalët e veta. Të përdorur në të folur e të shkruar, këta barbarizma i humbin ligjërimit bukurinë dhe forcën shprehëse që i jep fjala shqipe, e bëjnë gjuhën “të drunjtë”.

Vërshimi i fjalëve të huaja sjell me vete pasoja jo vetëm për leksikun, po edhe për rrafshet e tjera të gjuhës. Fjalët e huaja që vijnë në shqipe nëpërmjet të folurit, bartin me vete edhe mënyrën e theksimit karakteristik për gjuhën nga merret fjala. Si rrjedhim, ka marrë të përhapur shqiptimi edhe i fjalëve të shqipes me theks në rrokjet e para, si në anglishte, dhe jo me theks në rrokjen e fundit, siç është në natyrën e gjuhës sonë. Kështu, dëgjojmë përditë të thuhet kóvid dhe jo kovíd, stamátin (një bar) dhe jo stamatín, féjsbuk në vend të fejsbúk, vódafon në vend të vodafón etj. Sa shumë ka depërtuar kjo mënyrë theksimi e fjalëve, duket sidomos në shqiptimin nga brezi i ri i të shkolluarve i emrave dhe i emërtimeve të përveçme. P.sh., dëgjojmë shpesh të shqiptohen me theks në rrokjen e parë edhe emra të përveçëm të traditës, si Ántoneta dhe jo Antonéta, Bójken dhe jo Bojkén, Hásan dhe jo Hasán, Rámi dhe jo Ramí, Téki dhe jo Teki etj.

Por fjala e huaj bart me vete jo vetëm theksin, po edhe morfologjinë dhe sintaksën e gjuhës nga është marrë. Kështu, shqiptimi i emrave në rrokjen e parë e bën të vështirë edhe lakimin e tyre, pasi shtohet numri i rrokjeve që vijnë pas theksit, ndërkohë që shqipja e ka të kufizuar këtë numër. Mirëpo përdorimi i emrave të huaj, të përveçëm e të përgjithshëm, pa format përkatëse rasore të shqipes prek sistemin e gjuhës sonë, e cila shekuj me radhë i ka bërë ballë trysnisë së gjuhëve të huaja me strukturë tjetër gramatikore. Dhe, nëse do t’i hapet rruga theksimit në rrokjen e parë dhe përdorimit të emrave pa mbaresa si në gjuhët që nuk e lakojnë emrin, ne do t’i sakrifikonim dy hallka të rëndësishme të sistemit gramatikor të shqipes”.

Ashtu si të gjitha gjuhët e kombeve të vogla, gjuha jonë do të ketë nevojë edhe në të ardhmen të huazojë nga gjuhët e kulturave të mëdha. Ajo do të mbetet një gjuhë e hapur ndaj këtyre gjuhëve e kulturave, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga përpjekjet për të ruajtur identitetin e saj, për të ruajtur atë që e bën shqipen të veçantë në mesin e gjuhëve europiane.

Mbrojtja e gjuhës nga bastardimi është detyrë e shoqërisë shqiptare, e shtetit, e institucioneve që merren me gjuhën, i shkollës, por edhe i konsumatorëve të mëdhenj të gjuhë – televizionit dhe shtypit. Është e pafalshme që gjuha jonë vijon të mbetet ende e pambrojtur me ligj të posaçëm; që sot kanë humbur si profesion korrektorët (lektorë) e redaktorët letrarë dhe që vetë akademitë e shkencave botojnë libra të pakorrektuar e ta paredaktuar; që institutet e gjuhësisë dhe akademitë e shkencave nuk ndjekin zhvillimin e gjuhës dhe nuk botojnë periodikisht lista të fjalëve të reja që këshillohen të përdoren dhe të huazimeve të panevojshme që nuk këshillohen të përdoren; që shkolla (veçanërisht në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut) nuk është vendi ku duhet të kumbojë ligjërimi i folur standard.

Gjuha shqipe është tipari i vetëm që i lidh e i bashkon si komb shqiptarët dhe i dallon ata nga kombet e tjera; ajo është një trashëgimi e vyer që na kanë lënë të parët, e cila duhet mbrojtur e mbrothësuar.

Etiketa: gjuhambrojturmbrothtesuarshqipe
Shkrimi Mëparshëm

Historia e beut të Korçës“, dhëndrit të Sulltan Bajazitit: Ishte bamirës i njohur në jetën e qytetit

Shkrimi Vijues

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

Të Ngjashme

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde
Kryesore

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë
Aktualitet

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas
Kryesore

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë
Kryesore

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë
Kryesore

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit
Aktualitet

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist