E hënë, 15 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Përkujtohet në 107-vjetorin e lindjes Musine Kokalari, disidentja qe nuk u dorëzua kurrë

10 Shkurt, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra kulturore e librit ka kujtuar me nderim ditën e lindjes së simbolit të bukurisë dhe mençurisë së gruas shqiptare Musine Kokalari.

Bashkë me një plejadë të grash të edukuara në shkollat italiane, ato i dhanë jetë lëvizjeve feministe në Shqipërinë e para Luftës.

“Kujtojmë sot me nderim në ditën e lindjes simbolin e bukurisë dhe mençurisë së gruas shqiptare, shkrimtaren Musine Kokalari.

Vepra e saj gjithnjë e më shumë po vjen në vëmendje të kritikës e lexuesit, duke na njohur më shumë, me një ndër autoret e para të letërsisë shqipe.

Bashkë me një plejadë grash të edukuara në shkollat italiane, ato i dhanë jetë lëvizjeve feministe në Shqipërinë e para Luftës.

Musine Kokalari

Tepër të drojtura, gati si ditare, si rrëfime të vetvetes ishin shkrimet tona të para. Musinea sapo e kish marrë maturën e atë verë, verën e vitit 1937 e kaluam së bashku në shtëpinë time në plazhin e Durrësit. Unë kisha filluar të botoj më parë, krejt rastësisht e nxitur nga kushëriri im Shemsi Totozani, që i lexoi shkrimet dhe më ndihmoi t’i botoj në shtypin e kohës, në revista e gazeta me pseudonimin Kolombja.

Musinea ende lëkundej, jo se s’kish guxim të botonte, apo pengohej nga njeri, jo aspak. Në familjen e saj ishin të gjithë të kulturuar dhe askush nuk e pengonte, po ishte ajo vetë që kërkonte nga vetja.

Në ditarin e saj janë këto shkrime: “Shoku im”, “Ti”, etj. që Jane shkruar në ditët kur Musinea mbushi njëzet vjeç. Shkrimi “Shoku im” është për një djalosh izraelit me emrin Pattak, mbiemri s’më kujtohet.

Musine Kokalari

Ishte një miqësi e çiltër, dashuri platonike brenda zemrës së secilit, po që nuk e pohoi askush, asnjëherë. Pattaku ishte një djalë me një konstrukt atleti, me ballë të gjerë dhe shumë inteligjent. Nuk e di ç’u bë më vonë. Nuk dëgjova më kurrë të flitej për të, pasi mori maturën. Ishte koha kur ne lexonim shumë.

Ajo verë e vitit 1937 ka qenë stina jonë e ëndrrave dhe e fillimit të krijimtarisë së botuar të Musinesë me pseudonimin “MUZA”. Pasi mori maturën Musinea erdhi tek ne në Durrës. Ecnim me orë të tëra në bregdet. Shkonim në këmbë deri tek Ura e Dajlanit.

Pastaj ktheheshim në dhomat tona e secila bënte gati shkrimin për në gazetën “Shtypi”. I dërgonim në adresën e Kolë Berishës dhe mbajtëm që nga gushti deri në fillim të janarit 1938 me Petro Markon (DEMO KOTI) rubrikën “Rrymëzime”.

Selfixhe Ciu”- shkruhet në postim.

Etiketa: disidentekokalarimusineperkujtohet
Shkrimi Mëparshëm

Propaganda serbe për monumentet e Kosovës, me Rusinë edhe në OKB

Shkrimi Vijues

Alarmi i UNESCO-s për Butrintin, Baçe: Menaxhim i gabuar, nuk ka më zbatim ligji

Të Ngjashme

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës
Kultura

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës
Kultura

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë
Aktualitet

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Alarmi i UNESCO-s për Butrintin, Baçe: Menaxhim i gabuar, nuk ka më zbatim ligji

Alarmi i UNESCO-s për Butrintin, Baçe: Menaxhim i gabuar, nuk ka më zbatim ligji

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist