E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtohet lista e Pasurive Kulturore Kombëtare: I hapet rrugë propozimit të tyre për në UNESCO

27 Dhjetor, 2023
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Vallja devolliçe, Veshja e Gruas Mirditore dhe Fyejt e Gramshit janë tri trashëgimitë kulturore që janë shpallur Pasuri Kombëtare nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Për vlerat e patjetërsueshme dhe të rralla që kanë, marrja e këtij statusi i hap rrugën që ato të propozohen për t’u shpallur edhe pasuri botërore nga UNESCO.

“Është hapi i parë për ta bërë një regjistrim në UNESCO, duhet që këto më parë të jenë të regjistruara në regjistrat kombëtare shqiptare. Dosjet tani janë mbi 50% të gatshme dhe mund të shkojnë edhe në UNESCO”, tha në një intervistë për Tv Klan Sokol Muça, kreu i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Ky status jo vetëm që i jep vendin e duhur si pasuri shpirtërore por rrit edhe vlerën e tyre monetare, ashtu siç ka ndodhur edhe me xhubletën qysh kur ajo u bë pjesë e UNESCO-s.

“Regjistrimet kanë rritur interesin edhe të turistëve dhe kanë bërë që të kthehet në një moment ku mund të krijojnë edhe të mira materiale.”

Këto tre pasuri e kanë çuar në 103 numrin e pasurive të regjistruara pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, numër ky i vogël përballë asaj çka vërtet janë tradita të Shqipërisë.

“100 është një numër interesant, por mendoj se aty kemi vetëm pak komunitetet”, thotë kreu i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Ky status vë përballë institucionet, por edhe artizanët që t’i ruajnë dhe tejçojnë si trashëgimi.

Detajet e Veshjes së Gruas Mirditore

E mbushur me simbole mitike e kulti, veshja e mrekullueshme e gruas mirditase shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Veshja e Gruas së Mirditës është një nga objektet më unike të trashëgimisë jomateriale e cila mbart elementë autentikë kulturorë etnografikë, sikurse krahina e Mirditës.

Dëshmitë e para të krijimit të kësaj veshjeje vijnë nga Mesjeta, por në qëndismat e gunës (xhupit) të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simbole mitike dhe kulti që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore. Sipas studimit të akademikut Mark Tirta në gunën e trevës së Mirditës, Pukës, Lezhës, Krujës, Matit ndeshet dendur simboli i diellit në formë kryqi, në ngjashmëri me svastikën, rrathë koncentrike, elementë këta të kulturës ilire. Pjesët e veshjes përbëhen nga 14 elementë tradicionalë.

Shtrirja gjeografike e përdorimit të kësaj veshjeje përfshin gjithe krahinën e Mirditës që ndryshe quhen 12 katundet e bajrakëve (flamujve): Oroshi, Spaci, Kuzhneni, Dibri, Selita, Kthell, Rraza, Kryezezi, Bulgri, Vela dhe Manatia. Veshja etnografike e Mirditës është përdorur edhe nga gratë katolike në Luzë e në zonën e Kurbinit.

Veshja mirditase përmendet për herë të parë në vitin 1610 në një relacion të Argjipeshkvit të Tivarit, dhe më pas në fund të shek XIX nga studiuesi dhe konsulli francez në Shkodër Alexandre Degrande, në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, botuar në vitin 1901.

Veshja mirditase përmendet edhe në kujtimet e Edith Durham, si dhe nga studiues dhe udhëtarë të tjerë të kohës.

Një vlerësim maksimal për këtë veshje ka bërë etnologia franceze Jacqueline Benezech në vitet ’30, e cila pas një udhëtimi studimor citon “vështirë të imagjinoja kostum më hijerëndë dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm nga bukuria dhe me një prerje aq mjeshtërore….”.

Qendra Unioni “Mirdita” ka nisur një projekt mbështetjeje e financimi për Qendrën e Artizanatit “Mirdita” në Rrëshen për trajtimin dhe prodhimin e kësaj veshjeje për të ruajtur këtë traditë dhe siguruar vazhdimësinë e këtij objekti të trashëgimisë kulturore jomateriale me vlera artistike dhe etnografike dhe historike.

Fyejt e Gramshit

Fyelli është një nga instrumentet aerofon më të lashtë të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.

Për shkak të trajtës, materialit të punimit, përmasës e mënyrës së lojës, fyelli ndryshon sipas krahinave, por “Fyejt e Gramshit”, përbëjnë veçanti në përbërje, ndërtim dhe tingëllimin e magjishëm.

Fyejt e famshëm vendorë të Gramshit (Kavalli) prezantojnë një ansambël instrumental, që vjen si një risi për kohën dhe pasurojnë traditën tonë kombëtare në fushën e Folklorit Instrumental.

Kjo veçanti e Fyejve të Gramshit vjen si rezultat e mënyrës së ndërtimit dhe përgatitjes së tij, si dhe nga flora e pasur bimore e trevës së Gramshit, ku cilësia dhe vetia e drurit përkatës (dru lëqine, mareje, bushi e panje) luajnë rol të rëndësishëm në rezistencën dhe kualitetin e tingullit.

Repertori i fyelltarëve të Gramshit është shumë i pasur dhe përbëhet nga motive baritore, nga melodi të mirënjohura këngësh e vallesh, nga pjesë solistike, etj. Një funksion tjetër i rëndësishëm i Fyellit ka qenë edhe përcjellja e mesazheve ( sinjalizuese, komunikuese, shprehja e ndjenjave romantike) midis banorëve të krahinës. Në katër zonat etnografike të Gramshit ka një numër të konsiderueshëm banorësh (meshkuj) që përdorin këtë instrument, por midis tyre dallon fshati Kabash Tërvol, që kanë përfaqësuar denjësisht këtë krahinë në veprimtaritë folklorike dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës që nga viti 1968, duke u vlerësuar me çmime diploma e tituj nderi.

Fyejt e Gramshit janë prezantuar ndër vite si një formacion instrumental dinjitoz dhe janë vlerësuar me medalje e çmime në skena botërore, si në Zvicër, Francë, Turqi, Itali, Kosovë, Maqedoni e Veritu dhe Mal i Zi.

Prezantimi i Fyejve të Gramshit si ansambël ka zgjuar kureshtjen dhe nxitur interesin e shumë studiuesve vendas dhe të huaj për mënyrën e interpretimit dhe tingullit të shkëlqyer.

Një nga përfaqësuesit më të mirë të Fyejve të Gramshit është Alajdin Topçiu i cili arriti të realizojë përmes bashkësisë së Fyejve “Simfoninë Baritore”.

Etiketa: kulturorelistapasurishtohetunesco
Shkrimi Mëparshëm

Akti i Shpalljes së Pavarësisë në imazhin origjinal të 28 Nëntorit 1937, një artefakt shumë i çmuar! Meraku i firmëtarit që ta bënte të vështirë falsifikimin e dokumentit

Shkrimi Vijues

Revista “Fjala e t’in Zoti” nxiti arbëreshët të përdornin shqipen

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Revista “Fjala e t’in Zoti” nxiti arbëreshët të përdornin shqipen

Revista “Fjala e t’in Zoti” nxiti arbëreshët të përdornin shqipen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist