E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministria porosit vlerësim të gjendjes fizike të Kalasë së Novobërdës me 45 mijë euro

30 Maj, 2023
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

“Vlerësim strukturor dhe të gjendjes fizike të Kalasë së Artanës Novobërdës”, mban titullin kontrata që peshon 44 mijë e 958 euro. Ky vlerësim do t’i prijë projektit për ndërhyrje në këtë monument. Telashet e mëdha me këtë monument burojnë tash e tetë vjet më parë. Më 2015, kompania “KOTO”, e përzgjedhur nga UNESCO, kishte nisur punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Projekti qe financuar me një milion euro nga BE-ja, kurse zbatimi dhe mbikëqyrja janë bërë nga UNESCO. Puna ka rezultuar me shumë defekte, të cilat ende nuk janë riparuar

Ministria e Kulturës do ta bëjë një hulumtim të detajuar për ndërhyrjet në Kalanë e Novobërdës. Për këtë ka angazhuar dy kompani.

“Vlerësim strukturor dhe të gjendjes fizike të Kalasë së Artanës Novobërdës”, mban titullin kontrata që peshon 44 mijë e 958 euro. Ky vlerësim do t’i prijë projektit për ndërhyrje në këtë monument. Telashet e mëdha me këtë monument burojnë tash e tetë vjet më parë.

Më 2015, kompania “KOTO”, e përzgjedhur nga UNESCO, kishte nisur punimet për restaurimin e Kalasë së Novobërdës. Projekti qe financuar me një milion euro nga BE-ja, kurse zbatimi dhe mbikëqyrja janë bërë nga UNESCO-ja. Puna ka rezultuar me shumë defekte, të cilat ende nuk janë riparuar. Fasada e gurtë qëndron e shembur nga të gjitha anët. Në anën tjetër, siç ka raportuar KOHA, në marsin e vitit të kaluar e më pas këtë e ka vërtetuar edhe Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, nga kjo kala jashtëligjshëm është bartur material arkeologjik për në Serbi.

Ministria e Kulturës nëpërmjet procedurës së negociuar ka kontraktuar operatorët “FITORJA -1 SH.P.K” dhe “Archi.Media Trust”. Kontrata është nënshkruar nga kompania “FITORJA -1 SH.P.K”, saktësisht nga arkitekti Bekim Çeko. Ka rastisur që ai të jetë kushëri i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku. Megjithëse ministri e shkruan mbiemrin Çeku, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në dy rastet kur është zgjedhur deputet, mbiemri i tij figuron Çeko.

KOHA e ka pyetur ministrin Hajrulla Çeku për afërsinë familjare me arkitektin Bekim Çeko. Ai nuk është përgjigjur. E arkitekti Çeko fillimisht ka thënë se ministri ka tjetër mbiemër. Por kur i është përmendur se në KQZ edhe mbiemri i ministrit figuron Çeko, ai ka thënë se nuk kanë afërsi.

“Është mbiemër gjeneratë pas gjenerate. Nuk kemi lidhje të ngushtë, djalë axhe apo diçka. Unë jam profesionist i kësaj fushe”, ka thënë Çeko.

Sa i përket kontratës “Vlerësim strukturor dhe të gjendjes fizike të Kalasë së Artanës Novobërdës” ka thënë se ai është partner lokal i kompanisë italiane

“Diku më 6 qershor do ta kemi misionin e parë. Do të vijnë edhe italianët. Ne e kemi për detyrë për ta bërë vlerësimin strukturor të gjendjes fizike. Do të bëhen incizime laserike. Do të paraqiten krejt detalet. Do të shohim se cila është gjendja, detajet, dukjet, pamjet, prerjet. Do të shohim se në çfarë gjendjeje është”, ka thënë ai dhe ka sqaruar se do të bëhet një skanim i gjendjes. “Thënë shkurt: është ta shohim se në çfarë gjendjeje është pacienti. Mandej projekti bëhet mbi baza të shëndosha. Ky është qëllimi”, ka thënë ai.

Çështja e Kalasë së Novobërdës sa i përket trajtimit të saj ka marrë hov në marsin e vitit të kaluar.

Pas raportimit të KOHËS në ditën e 28-të të marsit 2022 se revista “Journal of Archaeological Science” ka publikuar studimin “Mummified animal skin with tar content from the castle of the late medieval town of Novo Brdo (Central Balkans)”, të pesë autorëve nga Serbia, ku shpërfaqeshin rezultate të artefakteve të Novobërdës, të marra gjatë viteve 2015 dhe 2016, MKRS-ja kishte kërkuar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore që ta trajtojë këtë çështje. Raporti kishte nxjerrë në pah se materiali arkeologjik është kontrabanduar. Më pas ky raport ishte plotësuar edhe me të dhëna të tjera duke bërë që shteti të ketë një bazë për të nisur procedura të tjera.

Vitin e kaluar njëjtë sikurse në qershor edhe në tetor, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte thënë se duhet formuar një ekip për të konstatuar dëmet mbi të cilat mund të nisin procedura të padisë ose të kërkimit të dëmshpërblimit.

“Duhet të pasojmë me veprime konkrete: sanimi i dëmeve dhe narrativa jonë për Novobërdën. Novobërda është lokalitet antik dhe ka shumë shtresa. Ata (studiuesit serbë v.j.) e kanë mbajtur fokusin vetëm te mesjeta”, kishte thënë ai.

Në fund të prillit, një raport prej 16 faqesh i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore konstatonte se në Kalanë e Novobërdës, pos trafikimit të materialit arkeologjik, ishin bërë edhe punime joprofesionale, gjë që kanë rezultuar me shembje të fasadës së gurtë. Konstatohej se studimet e bëra nga studiuesit serbë tentonin ta paraqisnin lokalitetin veç si qytet mesjetar serb. Aty jepen edhe rekomandime se si duhet të veprojë MKRS-ja. Ndër to i rekomandohej ta iniciojë procedurën penale në organet e ndjekjes.

“Meqenëse përmbushen elementet e veprave penale, MKRS-ja duhet ta iniciojë procedurën penale në organet e ndjekjes ndaj përgjegjësve të dëmeve të shkaktuara gjatë punimeve dhe gërmimeve arkeologjike”, shkruhet në Raport. Po aty, te pjesa e rekomandimeve shkruhet se “pas evidentimit të hollësishëm të dëmeve, përfshirë edhe të gjetjeve arkeologjike të nxjerra jashtë vendit, përmes UNESCO-s të kërkohet kthimi i tyre në vendin e origjinës”.

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore në Raport shkruan se institucionet e Serbisë, Instituti Arkeologjik i Serbisë, Muzeu Kombëtar në Beograd, Fakulteti i Teknologjisë në Beograd dhe Universiteti i Novi-Sadit kanë bërë analizën e një mostre arkeologjike të periudhës së mesjetës së vonë, lëkurë e mumifikuar e kafshëve me përmbajtje katrani.

“Kjo mostër arkeologjike nga vendi i origjinës është nxjerrë dhe bartur jashtë vendit në mënyrë ilegale nga lokaliteti arkeologjik shumështresor, pa dijeninë dhe lejen e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës”, shkruhet në Raport.

Pos studimeve të publikuara në Serbi, shteti serb ka financuar edhe të tjera që synim e kishin audiencën më të gjerë.

Nemanja Markoviq, punonjës i Institutit Arkeologjik në Beograd, bashkë me kolegen Vesna Bikiq, punonjëse e Muzeut Kombëtar në Beograd, Zheljka Temerinski e dy ligjërueset në Universitetin e Novi-Sadit, Snezhana Vuçetiq e Jonjaua Ranogajec, janë autorë të punimit që është financuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës në Serbi.

Revista “Journal of Archaeological Science” ka publikuar studimin “Mummified animal skin with tar content from the castle of the late medieval toën of Novo Brdo (Central Balkans)”, që nxirrte në pah edhe trafikimin e artefakteve.

Pas insistimit të KOHËS, në emër të kompanisë “KOTO”, zyrtari ligjor, Darko Gligorijeviq, kishte thënë se UNESCO-ja ka qenë zbatuese e procedurës së prokurimit dhe se në përputhje me rolin e saj ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për punime konservuese dhe restauruese. Kishte treguar se në disa raste shumë gjetje arkeologjike i janë dorëzuar Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Sipas Gligorijeviqit, i cili Kosovës i referohet me fusnotë, në dy raste “kompania ka dorëzuar në Institutin Arkeologjik të Kosovës disa gjetje të luajtshme të gjetura gjatë punimeve arkeologjike në projektin në fjalë”.

Por “KOTO” prapë nuk ka pasur përgjigje në pyetjet direkte se me çfarë leje janë dërguar artefaktet në Beograd dhe po ashtu me çfarë leje bëhet studimi i tyre. Kurse Zyra Rajonale e UNESCO-s në Sarajevë që ka udhëhequr krejt procesin e konservimit dhe restaurimit të Kalasë, nuk ka kthyer përgjigje asnjëherë.

Etiketa: arkeologjikalajakosoveministrianovoberdes
Shkrimi Mëparshëm

Përkujtohet Androniqi Zengo, gruaja e parë piktore në historinë e artit figurativ shqiptar

Shkrimi Vijues

Doli nga shtypi libri enciklopedik:“Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Doli nga shtypi libri enciklopedik:“Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999”

Doli nga shtypi libri enciklopedik:“Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist