• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Gjuha që përdorej te Orakujt

Vinny nga Vinny
8 Maj, 2023
Në Kultura
0
Gjuha që përdorej te Orakujt
0
NDARJET
142
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

robert d'angely 1893-1966
Robert d’Angely 1893 – 1966

Një aluzion më i sigurtë dhe më i dukshëm për karakterin barbar të gjuhës, që përdorej në orakujt shumë të lashtë të Greqisë, na e bën Heredoti në librin e tij VIII, 133-136.

Pas betejës detare të Salaminës dhe ikjes së flotës perse, gjenerali i ushtrisë së tyre tokësore Mardonius fushoi në Thesali me qëllim që të kalonte aty dimrin vetëm me një pjesë të këmbësorisë, që e shoqëronte Kserksin në ekspeditën e tij kundër Greqisë. Mardoniusi deshi të këshillohej me orakujt e Greqisë për gjëndjen e punëve dhe për planet e veta, dhe për këtë qëllim dërgoi një njeri me emrin Mυς ose Mys, me prejardhje nga qyteti i Eurobosit i Karisë në Azinë e Vogël. Ky Mys, ndërmjet orakujve të tjerë, u këshillua edhe me të Apollonit në PTOON, që u përkiste tebanëve dhe ndodhej në Beoti mbi liqenin Kopais nga ana e malit. E shoqëronin tre qytetarë tebanë, që duhej të kopjonin mbi tabelëza tekstin e orakullit. Por që kur hynë në vendin e shenjtë, kryepriftëresha nisi ta bënte fatthënën në gjuhën barbare, domethënë pellazge sipas Heredotit. Ndërsa tre tebanët ngelën të shtangur, të befasuar, sepse po dëgjonin një gjuhë pellazge, atje ku prisnin të dëgjonin të flitej gjuha greke, kariasi Mυς, i cili e kuptonte fare mirë gjuhën që fliste Pitia, ua mori nga duart tabelëzat dhe e shkroi vetë atë që thoshte fatthëna, duke deklaruar se po e thoshte fatthënën në gjuhën pellazge të Karisë.

Kopertina e librit, versioni shqip
Kopertina e librit, versioni shqip

Heredoti e tregon këtë fakt, duke shfaqur me të madhe habinë e vet dhe admirimin për këtë ndodhi. Por ne, përkundrazi, që e shqyrtojmë punën me një largësi prej më shumë se dymijë vjet dhe me një njohje më të mirë të gjendjes shoqërore të kësaj epoke të lashtë, ne pra nuk ndjejmë asnjë habi dhe asnjë admirim për këtë. Dihet mirë që arti i fatthënies ashtu si shumë të tjerë, u atribuohet pellazgëve të Greqisë dhe Azisë së Vogël, të Italisë, të ishujve të Mesdheut dhe kudo gjetkë. Si rrjedhim, nuk do të kishte asgjë befasuese dhe të jashtëzakonshme, që profeteshat dhe gjithë personeli i këtyre tempujve të fatthënies, që e kishin prejardhjen nga pellazgët, të flisnin gjuhën pellazge si gjuhë amtare, që veç kësaj flitej zakonisht nga gjithë popullësia e Greqisë, me përjashtim të një elite të vogël, të huaj e drejtuese. Por ajo që e bën faktin vërtet interesant nga pikëpamja jonë, është se provon që të gjitha të ashtëquajturat gjuhë të ndryshme, si karishtja, frigishtja, likishtja, likaonishtja etj., etj., nuk ishin gjë tjetër veçëse variazione të lehta ose pa rëndësi të gjuhës së gjërë pellazge.

Një vëzhgim tjetër me rëndësi, që ne mund të bëjmë këtu, është se Heredoti i konsideron pellazgët si një popull të veçantë nga helenët, domethënë që nuk kanë qenë asnjëherë helenë, ose që kurrë nuk kanë pasur kontakt me helenët; tashmë është e provuar që pellazgët vetë i shmangeshin me kujdesh çfarëdo kontakti. Por Denis Halikarnasi, i mëvonëshëm nga Heredoti, na i jep gjithashtu pa kundërshtim të mundëshëm, si stërgjyshër të grekëve, po ashtu dhe të romakëve, që banonin në Peloponez prej kohësh shumë të lashta.

Raca dhe gjuha e helenëve janë me origjinë pellazge, dhe fjala βαρβα-ος dhe folja që rrjedh prej saj, Βαρβαριζειν e kanë gjithashtu prejardhjen nga pellazgjishtja. Në fakt duke u mbështetur mbi gjuhën pellazge aktuale, domethënë shqipen, mund t’u jepen dy shpjegime etimologjike të përsosura këtyre dy fjalëve të po asaj rrënje: i pari, është ideja ose domethënia e llafazanërisë, të flasësh mbarë e mbrapsht, ose të flasësh vazhdimisht, që jepen shqip: flet bërbër, si bythë e turtullit; dhe shpjegimi i dytë, është të shtrëmbërosh kuptimin e fjalëve ose t’i hash rrokjet, duke i shqiptuar ndryshe nga mënyra e drejtë e përgjithëshme, si për shëmbull thuthuqi, që jepet shqip flet belbër si foshnjat, domethënë belbëzon. Në të dy rastet, si flet bërbër si flet belbër, gjuha shtembërohet aq shumë, sa bëhet e pakuptueshme edhe për një shqiptar. Kjo ka qenë e njëjta gjë me grekët e lashtë, të cilët flisnin të gjithë gjuhën pellazge, si ata që e flasin ende sot shqipen, kur në mardhëniet me të huajt krijuan gjuhën greke, liturgjike, dipllomatike, zyrtare dhe ndërkomëtare (për t’u marrë vesh me jo pellazgët) nga fjala e tyre: bër bër onomatope, po ashtu si në shqipen e sotme, bërbër ose belbër, krijuan fjalën βαρβαρ-ος. Dhe ky cilësor u përdor nga të lashtët si për ata, që flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët dhe që ishin, si rrjedhim, të huaj edhe për ata që ishin helenë, por që e shqiptonin keq gjuhën greke, duke e shtrembëruar dhe duke e bërë të pakuptueshme , apo e flisnin shpejt dhe me gabime, duke e bërë njësoj të pakuptueshme.

Përfundimisht, cilësori βαρβαρος përdorej nga helenët vetëm për mënyrën për të folur dhe aspak për racën e dikujt; gjë që i bënte pellazgët, me përjashtin të atyre që e dinin , e flisnin dhe e shkruanin greqishten, të konsideroheshin si barbarë, po ashtu si të huajt për racën pellazge, me përjashtin të atyre që e dinin mirë greqishten dhe që njësoj konsideroheshin se ishin helenë.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert d’Angely

The Oracle by Camillo Miola (1880) in the Getty Museum
The Pythia on her tripod giving an oracle on a kylix in the Altes Museum in Berlin
Albert Tournaire’s recreation of Apollo’s Temple at Delphi and the Sacred Way leading up to it.
The Temple of Apollo at Delphi
Etiketa: angelyenigmagjuhaorakujtrobert
Shkrimi Mëparshëm

Përse në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë?

Shkrimi Vijues

Aristidh Kola: Kënga e Kostantinit dhe Doruntinës

Shkrimi Vijues
Aristidh Kola: Kënga e Kostantinit dhe Doruntinës

Aristidh Kola: Kënga e Kostantinit dhe Doruntinës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

16 Shkurt, 2026
Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

16 Shkurt, 2026
Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

16 Shkurt, 2026
“Identiteti grek nuk përkufizohet dot nga ADN-ja.” Maniotët midis mitit të “pastërtisë helene” dhe vazhdimësisë ballkanike

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

13 Shkurt, 2026
Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

13 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist