• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Mësimi nga malet shqiptare: Sado keq të jenë punët, ka gjithnjë edhe më keq!

Vinny nga Vinny
21 Nëntor, 2022
Në Kultura, Pikepamje
0
Mësimi nga malet shqiptare: Sado keq të jenë punët, ka gjithnjë edhe më keq!
0
NDARJET
61
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Edith Durham
Përktheu: Piro Misha

Kreu i familjes flinte në një si shtëpi kukullash prej druri, e cila rrinte e varur në një prej trarëve të çatisë, duke u mbajtur nga poshtë me një hu. Në një varg me sëndukë mbanin teshat, ndërsa ushqimet i mbanin nëpër shporta që vareshin lart, për të mos i arritur minjtë apo macet. Të gjitha shtëpitë qenë shënjuar me shumë kryqe.

Kishën e kishin ndërtuar me ndihmën ruse. Djali që më shoqëronte, një katolik, shprehu mosmiratimin e tij ndaj tyre, duke më pëshpëritur: “Këta njerëz s’janë kristianë, janë vetëm grekë!”. Thashë se dhe shqiptarët e jugut kishin kisha si kjo. Ai mu përgjigj: “Ata s’janë shqiptarë, por toskë.”

U kthyem në Shkodër pa hasur ndonjë nga “armiqtë e gjakut”, por ndërkohë djaloshi që qe me mua kishte humbur një nga fishekët e marrë hua, për çka u detyrua të paguante tre groshë, gjë që e mërziti.

Atëherë, erdhi personi që unë prisja, quhej Marko. Në të ri kishte qenë shërbyesi i një korrespondenti lufte dhe kishte mjaft përvojë kur vinte puna për udhëtime në vende të vështira. Ai kishte miq në të gjitha fiset e krishtera. Dhe, në fakt, zgjuarsisë dhe shkathtësisë së tij unë ia dedikoj çfarëdo suksesi që kam arritur në udhëtimet e mia.

Durimi i tij i pashtershëm, siç bënte çmos që dhe unë të mos e humbisja durimin. “Duhet të kujtojmë,” më thoshte, “përrallën e ujkut dhe dhelprës. Ujku dhe dhelpra dëgjuan se po vinte mjeriu t’iu merrte mbretërinë e t’i vriste. Një ditë prej ditësh kur dolën bashkë në pyll, ujku shkeli në një çark e nisi të ulërinte. “Si është puna?”, e pyeti Dhelpra. “Oh, këmba! Oh, këmba!” ulërinte ai. “Vetëm kaq,” i tha atij dhelpra. “Kur bëke kaq shumë zhurmë për një këmbë, ç’do bësh nesër kur njeriu do vijë e do të godasë kokës me çomagë, deri sa të ngordhësh?”

Morali. Sado keq të jenë punët, ka gjithnjë edhe më keq. Kjo s’do qe keq ta mbash gjithnjë parasysh, kur gjendesh në malet shqiptare – por dhe gjetkë.

Shkrimi Mëparshëm

Gjuhëtari Mehmet Elezi: Gjuha shqipe e rrezikuar, mund të ketë fatin e latinishtes

Shkrimi Vijues

“Si do ta bajmë Shqypninë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit”

Shkrimi Vijues
“Si do ta bajmë Shqypninë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit”

"Si do ta bajmë Shqypninë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

11 Qershor, 2026
Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

11 Qershor, 2026
‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

11 Qershor, 2026
Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

Anthony Kaldellis: Rhomaioi e lindjes dhe miti helenistik: Kur historia bëhet instrument pushteti

Anthony Kaldellis: Rhomaioi e lindjes dhe miti helenistik: Kur historia bëhet instrument pushteti

10 Qershor, 2026
Nervi i qytetarisë, që shpresojmë të shndërrohet në monument historik

Nervi i qytetarisë, që shpresojmë të shndërrohet në monument historik

10 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist