E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Përse kjo shoqëri mbeti një turmë “anonimësh në JOQ”

Shoqëria shqiptare një turmë anonimësh në JOQ, por përse?

19 Gusht, 2022
Në Aktualitet, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Shoqëria shqiptare një turmë anonimësh në JOQ, po përse?

Shqiptari një anonim si të tjerët në Jeta Osh Qejf. Përse?

   Rrjetet sociale e kanë përçudnuar jetën e prekshme sociale dhe kjo është e dukshme. Të jetuarët për fasadë tashmë nuk është një turp, madje do thoja se brezat e ujërave të cekët, as që nuk e bëjnë dot dallimin mes të jetuarit jetën tënde për vete dhe të jetuarët për hir të dukjes në rrjetet sociale.

Shopenhaueri identifikonte njëfarë lezeti të pashpjegueshëm, por të vyer tek vuajtja, shqip tek hallet. Hallet sikur e frymëzonin. Shikonte krenari në to, por edhe vlerë. Ishte pesimist krenar dhe mund të themi se disa hallka nga filozofia e tij e të vuajturit me gjithë shpirt, thjesht dhe vetëm për tu krenuar më pas, e kemi trashëguar edhe ne si shoqëri. Sigurisht jo prej “Bazës së moralit”, të tij, por prej të tjerëve, vepra e të cilëve frymëzohej prej një pesimizmi krenar. Hije të këtij pesimizmi utopik e toksik, mund të lexohen edhe sot mes rreshtave të bajatur tashmë: “Dikur s’kishim bukë të hanim, por ishim të lumtur”…

Shoqëria e Shqipërisë shtetërore, fillimisht u indoktrinua nga fasada propagandistike e kinematografisë gjatë komunizmit. E cila duhet pranuar me pezm se ishte burim njohurishë histori-filologjike për masat e gjera. Por proklamonte kënaqësinë e të vuajturit, sakrifikimin deri në idiotësi. E kjo krijoi një shoqëri mendjellumbët e të nënshtruar deri në patetizëm. Kjo është një kënaqësi e papërkthyeshme nga shumë njerëz syçelët në ditët e sotme, por ama ajo mendësi dhe mënyrë të menduari na përndjek dhe persekuton në masë të gjerë si shoqëeri edhe sot e kësaj dite, që nuk dimë t’i dalim për zot të drejtave tona.

Ankohemi tek JOQ, por nuk zgjidhim asgjë për probleme akute të cilat vetëm sa mediatizohen dhe mbesin aty, për të marrë klikime dhe komente mizore nga eruditët anonim.

Ankohemi anonimisht për fytyrën e tiranisë së Tiranës, që e pikasim sipërfaqeve të brigjeve të Jonit.

Asgjë e re nga “fronti i jugut”, asgjë e re përveç çmimeve dhe ne të gjithë ankohemi, brenda anonimatit.

Është koha që t’i jepet një fytyrë këtyre qyteteve të shpërfytyruar, dhe të ndalojë zhavorri dhe betoni. Por kush t’I ndalojë?! Shqiptari mes ruajtjes dhe vuajtjes së identitetit të tij, ka zgjedhur të vuaj. Kësisoj identitetin e vuan, dyerve të botës. Por nuk harron të ankohët me zë dhe figurë ne JOQ, por anonim.

Njerëz të mirë, anonim të nderuar, nuk mund të adresohet faji i shumë jetëve të shkuara huq vetëm tek të tjerët. Nëse ne do ishim një popull i kulturuar dhe tradicionalisht i kultivuar me vlera dhe norma, nuk do kishte ç’të na bënte askush asgjë. Por jemi popull  që po na bëjnë për të trashë. Dhe na vjen inat kur na cilesojnë të tillë, ama pllakos heshtja kur na e bëjnë gjëmën pas shpine, sakaq që na fërkojnë shpatullat. Na pandehin të marrë e idiotë se as të artikulojmë mirë fjalët tona nuk jemi të zotët. Ne komunikojmë me pasthirma dhe fjalë njërrokëshe, ose gjëja e madhe dyrrokëshe. Edhe emrave të gjatë u biem shkurt. Thonë është prapambetje e trashëguar që duhet realisht të ishte kapërcyer me kohë, por fakt është që nuk u kapërcye kurrë.

Jemi në masë të gjerë tek lufta për bukën e gojës. Të paskrupullt për hir të mbijetesës. Mbijetesa bëhet një ekuacion logjik, në të cilin të gjithë shqiptarët vende-vende ngecin, me ose padashje:

“Çfare lidhje ka shtrenjtimi i naftës me shtrenjtimin 60 mijë lek të shezllonit në Dhërmi. Ose 350-400 euro nata në hotelet që nuk ofrojnë asgjë përveç detit që e ka falur Zoti.”-këtë më thoshte një mik para pak kohësh teksa rrinim buzë detit. Ma përsëriste në sy me kaq ngulm, sa më dukej sikur duhet të shfajësohesha përpara tij. Do t’i shkruaj JOQ më tha! (Aty nisi të më vinte ca nga ca në mendje edhe ky shkrim)

                                                                  ***

Çdo të bëhet me këtë komb pas 50 vjetësh?

Shpesh e mendoj e përpiqem të përfytyroj çdo të bëhet me këtë komb pas 50 vjetësh.

Të zhduket nuk kam dëshirë ta besoj, por që do marrim një trajtë tjetër identirare, kjo është e paktë por e saktë, për mendimin tim.

Fatkeqësi që nuk jemi të aftë e të zotët e vetes, për të jetuar në pavarësi të plotë. Kjo sepse nuk mësuam kurrë të bëjmë shtet. Shtetin e bëjnë edhe shtetasit, përmes besimit që kanë në drejtësi dhe ligj. Dy koncepte këto, qe ne si shoqëri na duken aliene për momentin, sepse identifikohemi ose me fukarain ose me hajdutin. Pjesa e mbetur identifikohen me mërgimtarin dhe plotësohet e lehtësohet ekuacioni.

Mendoj se niveli i intelektit të shoqërisë në vendin tonë është mjaft i ulët dhe qytetarinë po e hasim gjithnjë e më pak.

Duhet të ketë diçka serioze që nuk shkon, në një shoqëri që kalon nga “…vinte gusha jotë moj, aromë portokalli” tek “f’tyrën e ke të bardh’ si kokaina” ose “…mu ke bo si alkool”.

Të krahasosh femrën me drogën s’më duket tregues i pastërtisë së ajkës kulturore që gjallon netëve të bukura shqiptare. Por ky është realiteti ynë. Kjo është një nga grimcat e arsyes pse gjithnjë e më shumë persona me ndershmëri të kthjellët, po bëjnë gati valixhet. Sepse ne shqiptarët nuk jetojmë në atë anë të globit që njihet si “botë e lirë”. E për këtë s’mund të bëjmë fajtor askënd veç vetes.

E vërteta është që po u ankuam e i trashëguam ankesat për këtë dhe’ të bukur, po i shamë sa para e prapa, këto troje, këto qytete e fshatra, këto strehëza kujtese të fëmijërisë e rinisë sonë, do të nxihen e shëmtohen më tej. JOQ statistikisht më shumë ka korrur klikime sesa ka zgjidhur halle

Ndaj le të luftojmë me sa të mundemi, jo vetëm me fjalë, le të mos mbetemi anonim për këtë vend, vendin tonë nga e drejta hyjnore mijëravjeçare.

Pashko Vasa është në një vend më të mirë prej dekadash tashmë e s’mund të mbroj askënd me flakë e shkrime, ndaj është rradha juaj…

Çoniu shqyptar nga tastiera çoniu! Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, e mos shikoni majtas e djathtas çfarë thotë partia. Politika e shqiptarit është shqiptaria!/usalvision

Shkrimi Mëparshëm

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

Shkrimi Vijues

Bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve
Aktualitet

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues

Bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist