E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

6 shkurti i 1967 data e Revolucionit të shëmtuar anti-Kulturor

6 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga fjalimi famëkeq i diktatorit komunist, mbajtur më 6 shkurt 1967, nisi etapa më tragjike e një populli të tërë, atij shqiptar, nisi Kalvari, deri në kryqëzim e, me ndihmën e Zotit, deri në ringjallje. Siç tregoi më vonë historia, komunizmi ateist edukoi një brez të tërë pa ndërgjegje, pra me ideale çnjerëzore, me mungesën e respektin për personin për lirinë e tjetrit.

Kujtojmë sot 6 shkurtin e vitit të kobshëm 1967, kur diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare”e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër klerit e komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.

Nga diktatura e ideologjisë komuniste, u persekutua kleri në përgjithësi e asaj katolikë në veçanti, u shkatërruan Tempuj e Hyjit, u ndalua liria e besimit fetar, e së bashku me këtë u shkatërruan edhe vlerat e vërteta të traditës shqiptare, e kështu u vendosen themelet e një ferri të vërtetë.

Nga fjalimi famëkeq i diktatorit  komunist, mbajtur më 6 shkurt 1967, nisi etapa më tragjike e një populli të tërë, atij shqiptar, nisi Kalvari, deri në kryqëzim e, me ndihmën e Zotit, deri në ringjallje.Siç tregoi më vonë historia, komunizmi ateist edukoi një brez të tërë pa ndërgjegje, pra me ideale çnjerëzore, me mungesën e respektin për personin, me mungesën e respektin për lirinë e tjetrit, futi një frymë që nuk ishte as fryma, as tradita kombëtare shqiptare dhe as tradita e humanizmit evropian.

Në realitet, diktatori e komunizmi nuk e duronin dijen dhe besimin e njerëzve në Hyjin, madje kishin një frikë të tmerrshme nga inteligjenca dhe forca shpirtërore e njerëzve e posaçërisht të atyre personaliteteve që ishin më të ngritur, më largpamës, më guximtar e më atdhedashës se ata. Udha e mënyra e vetme për t’u liruar nga këta njerëz të ngritur, të ditur, të urtë, atdhetarë të vërtetë që përhapnin dritën e përparimit të vëllazërimit tek populli besimtar, ishte vrasja dhe persekutimi deri në internime e zhdukje fizike.

6 Shkurti i vitit 1967, na kujton, pra, ditën kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, fjalim ky me të cilin ai filloi luftën kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që solli më vonë deri te shpallja me ligj e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.
 
Ky veprim i regjimit komunist të Enver Hoxhës do të ishte qesharak— siç përqeshej ky vendim në median botërore të kohës dhe më vonë — po të mos ishte për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë, pasojat e të cilit ndihen ende sot. Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945,  sidomos kalvari i Kishës Katolike e udhëheqësve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në fuqi.  Megjithëse rrethanat e numri i të përndjekurve nga regjimi komunist, shumë prej tyre klerikë katolikë shqiptarë por edhe të dy feve të tjera, myslimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të pa-imagjinueshme nëpër burgjet e kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960.

Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – katolikë, myslimanë e ortodoksë — nën torturat më ç’njerëzore gjatë asaj periudhe, ndoshta nuk do të dihet kurrë. Kështu më 19 shkurt 1967 u ndalua kremtimi i Meshës Shenjte i orës 10 në Katedralen e Shkodrës. Françeskanët shkodranë morën urdhrin të zbraznin Kuvendin e Gjuhadolit, duke mbartur gjithë ç’kishin në Kuvendin e Arrës së Madhe. Pas një kontrolli të rreptë të sigurimit, u mbyll edhe Argjipeshkvia katolike.

Njëkohësisht nisën mbledhjet komuniste nëpër lagje për demaskimin e klerit, ndër të cilat u dha sinjali i sulmit për mbylljen e të gjitha Kishave. Më 4 mars u mbyll Kisha katedrale e Shkodrës e mbas saj, njëri pas tjetrit, të gjithë tempujt e Zotit. E fundmja u mbyll Kisha e fshatit Delbinisht, ku fshatarët rezistuan derisa nisën arrestimet. Të Premten e Madhe të Pashkëve të vitit 1967 qeveria komuniste e Tiranës i ngarkoi mbi shpinë Kishës katolike shqiptare Kryqin e Krishtit.

Nisi kështu ngjitja në Kalvar, deri në kryqëzim e deri në ringjallje, në të tretën ditë. E gjatë kësaj ngjitjeje të mundimshme, pati edhe meshtarë si Atë Pjetër Meshkalla, jezuit e intelektual shqiptar, që morën guximin ta shpallnin haptas të vërtetën mbi diktaturën komuniste, anti-shqiptare, anti-demokratike, duke u bërë shembull për qëndrimin që duhet të mbajë çdo shqiptar përballë mashtrimit e gënjeshtrës qeveritare në çdo kohë.

Do të kalonin 23 vjet nga ajo ditë e zezë, e shumëkush do të besonte se Zoti nuk do të rikthehej më në Shqipëri.Por Ai u rikthye. Ai rikthehet gjithnjë e gjithkund, e më shumë se kudo, pikërisht atje, ku e mohojnë dhe e kryqëzojnë përsëri në bijtë e vet. E dëshmon historia e vendit të vetëm ateist në botë.
Ka shumë propozime për ditën përkujtimore të pasojave të kësaj fillese ogurzezë. Madje edhe kremtime.

Kisha katolike i përkujton bijtë e saj të martirizuar më 4 nëntor, në përkujtim të 4 nëntorit 1990, kur Zoti u rikthye në Varrezën e Rrëmajit, rrënimi i së cilës kishte nisur pikërisht me sinjalin e 6 shkurtit e me ‘nismën’ e rinisë shkodrane. E madje, po në muajin nëntor, 49 vjet më vonë, e pikërisht 5 nëntor 2016, në Kishën Katedrale të Shkodrës, simbol i katolikëve shqiptarë, Kisha katolike, në personin e përfaqesuesit të Papës Françesku, shpalli Lumnimin e 38 martirëve, i lartoi në nderimet e altarit, duke dhënë kështu përgjigjën më saktë e më të shenjtë ndaj ideologjisë shkatërrimtare të komunizmit ateist./R.SH. – Vatikan

Shkrimi Mëparshëm

“Hetim për pastrim parash në Shqipëri” Kryeparlamentari turk zbulon dosjen ‘bombë’: Ja kush janë të përfshirë!

Shkrimi Vijues

Si është shtrëmbëruar dhe manipuluar historia e Kombit Shqiptar atëhere dhe sot!

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Si është shtrëmbëruar dhe manipuluar historia e Kombit Shqiptar atëhere dhe sot!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist