• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

124 vite nga shuarja e qiriut të “Shqiptarizmës”/ Përkujtohet ndarja nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri

Vinny nga Vinny
21 Tetor, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
0
124 vite nga shuarja e qiriut të “Shqiptarizmës”/ Përkujtohet ndarja nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri
0
NDARJET
16
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, përkujtohet në 124-vjetorin e ndarjes nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri (1846-1900). Përmes një postimi në rrjete, MEKI (Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit” sjell në vëmendje këtë ditë të shënuar nga lindja, te veprimtaria dhe ndarja nga jeta e poetit të shquar.

Kujtojmë se Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj.

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 Tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

124 vite nga shuarja e qiriut të “Shqiptarizmës”/
Etiketa: frasherinaimpatriotpoetrilindas
Shkrimi Mëparshëm

Forumi Bizantin në Durrës lidh antikitetin e vonë me mesjetën

Shkrimi Vijues

Festa e plisit të bardhë, organizimi me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar

Shkrimi Vijues
Festa e plisit të bardhë, organizimi me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar

Festa e plisit të bardhë, organizimi me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

28 Prill, 2026
Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

27 Prill, 2026
Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

27 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist