Është mbajtur konferenca për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili vuri theksin te bashkëpunimi politik për luftën ndaj korrupsionit.
Sipas tij, duhet vullnet i mirë nga çdo spektër politik për të mbrojtur demokracinë.
“Kënaqësi të jem këtu. Që nga 1922 marrëdhëniet mes vende tona janë të shkëlqyera. Pavarësisht se ambasadorja punon për Biden dhe pse u emërua nga Trump, puna e saj vijon shkëlqyeshëm. Ne përfituam shumë nga kjo marrëdhënie. Unë kisha vetëm 100 ditë, por pash që dy kombet tona punuan përkrah NATOS dhe kundër terrorizmit në mbarë botën.Kjo marrëdhënie e fortë në kohë të ndryshme me Shqipërinë është e veçanë për të konsoliduar demokracinë. Do duhet që dhe pas lufte të ndihmojmë Ukrainën të ringrihet. Kjo është diçka për të cilën do punojmë së bashku. Duhet vullnet i mirë nga secili spektër i politikës për të mbrojtur demorkacinë, për të shkulur korrupsionin. Jam këtu për 100 vjetorin, Ju lutem më bëni një ftesë dhe kur të keni 125-vjetorin”, tha Pompeo.
Në nisje të fjalës së tij, Kryetari i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka vlerësuar bashkëpunimin e Shqiprisë me SHBA-të duke thënë se është i shkëlqyer. Sipas Ballës, Shqipëria do të jetë gjithnjë mirënjohëse për mbështetjen që i kanë dhënë prej vitesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Falë SHBA Shqipëria është vend anëtar i NATO. Bashkëpunimi me SHBA është në nivelin më të shkëlqyer. Pavarësisht nga cila prej partive vjen presidenti i SHBA, ne jemi gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë”, tha Balla.
Ndërsa Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar të forta dhe në ditët më të errëta. Kim theksoi se mes SHBA dhe Shqipërisë ka një lidhje të pathyeshme ndërsa shtoi se mes dy vedneve po bashkëpunohet për dy projekte të mëdha që do lirojë Shqipërinë nga shtypja dhe zhvatja.
“Sekretari Pomeo, tashmë doktor Pompeo ishte personi që më drejtoi të presidenti për emërim. Ka një fill të pathyeshëm të fortë mes SHBA-Shqipëri. Kjo lidhje është e pathyeshme. Marrëdhëniet tona diplomatike kanë vijuar edhe në ditët më të errëta të diktaturës komuniste. Shqiptarët janë bërë model se sit ë dalin nag shtypja dhe të mirëpresin botën. Po punojmë për dy projekte të mëdha energjitike dhe jjo do na ndihmojë që të lirohemi nga shtypja dhe zhvatja e rusëve. Po punojmë në këshillin e sigurisë në OKB për Ukrainën. Po punojmë për hyrjen e Shqipërisë në BE. Kemi vendosur një prani amerikane këtu, të trupave amerikanë dhe të biznesit dhe shpresoj të vazhdojë dhe 100 vitet e ardhshme. S’mund të kërkonim një mik dhe partner më të mirë për të bërë këtë rrugë së bashku”, u shpreh Kim.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla numëroi rastet e shumta kur SHBA janë gjendur krahë Shqipërisë. Sipas Nikollës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga aleatët më të palëkundur për vendin tonë.
“Na u bë mik një shtet që ishte shumë larg. Miqësia me SHBA u bë garancia e shtetformimit të Shqipërisë. Në fund të shekullit të kaluar mbështetja e SHBA u bë garancia e pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës.Por këto fakte nuk janë të vetme. Qeveria e SHBA po mbështet Kosovën e lirë dhe të pavarrur. SHBA janë dora e zgjatur e miqësisë. SHBA janë paqyra ku shohin veten kombet që aspirojnë për paqe, siguri e stabilitet. Partneriteti me SHBA është gru themeli në politikën tonë të jashtme. Shqipëria do jetë një ndër aleatët më të palëkundur të SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë tonë”, deklaroi Nikolla.
Në përfundim të konferencës fjalën e mori kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i cili nuk ka la pa ‘sulmuar’ Sali Berishën, të shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Alibeaj tha se ka njerëz në oborrin e PD që kanë humbur rrugën dhe tentojnë që këtë rrugë ta humbasin dhe shqiptarët. Sakaq, Alibeaj u ndal dhe te marrëdhëniet e shkëlqyear mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA, mik i vyer. PD vlerëson pa asnjë lëkundje miqësinë me SHBA. Historia e shtetit tonë që në fillesë është shënjuar nga mbrojtja e SHBA. Marrëdhëniet tona janë shprehje e qartë e orientimit perëndimor. Qasja e SHBA ndaj Shqipërisë përmblidhet në një togfjalësh: ‘ndihmë dhe mbështetje’. Ndiohmë dhe mbështetje në çdo sektor të rëndësishëm. Dhe pse mund të jemi lënduar nga fjalë të thëna troç, ndihma ka qenë e sinqertë. Qasja e PD ndaj SHBA duhet të përmblidhet në një togfjalësh ’luajalitet dhe mirënjohje’ sepse PD beson se ndihma e SHBA afron Shqipërinë në shtetin e së drejtës, ekonominë funksionale. Por në marrdhëniet Shqipëri-SHBA ka patur edhe periudha jo të shëndetshme, që ka qenë paaftësia jonë, dhe refuzimi për të pranuar vlerat mbi të cilat funksionon shteti i së drejtës. Ka njerëz që kanë humbur rrugën në oborr, dhe duan t’ia humbasin rrugën dhe Shqipërisë, por nuk do ja dalin. Ne e dimë se SHBA e kanë vlerësuar gjithmonë miqësinë me Shqiptarët dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer i kanë dhënë frytet e veta”, tha Alibeaj.