E hënë, 16 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Zgjerimi me 12 milje i Greqisë / Gjenerali Piro Ahmetaj: Cënon rëndë interesat e Shqipërisë

22 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Gjenerali Piro Ahmetaj ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për zgjerimin e Territorit me 12 milje, ku thekson se një zgjerim i tillë cënon rëndë interesat detare të Shqipërisë.

Ahmetaj thekson se kishte vendosur që të mos përfshihej më në këtë diskutim, por duhet se vendimi i fundit i qeverisë greke ka bërë që ai sërish të reagojë duke e cilësuar histori votimin e parlamentit grek dhe të sëmurë për pushtet qëndrimin e autoriteteve tona.

Ndër të tjera në shkrimin e tij ai thekson se është e patolerueshme sesi asnjë zyrtar sqiptar nuk reagon, heshtin dhe nuk kanë transparencë me atë që ndodhi me zgjerimin territorial të vendit fqinj.

Analiza e plotë e Gjeneral Piro Ahmetaj:

Mbas disa 10-ra vlerësimeve botuar nga media mbi arsyet madhore të dështimit të frikshëm të Surrel-Qeverisë në ikje, kisha vetë-vendosur të mos përfshihesha më në këtë diskutim iracional.

Mjaft është mjaftë, por të sëmurët nga mbi-pushteti nuk kanë as kufij, as turp as marre! Prandaj mbas miratimit me votë unanime (284 nga 300 deputetë) të parlamentit të Greqisë si dhe kërkesës me mirësjellje të disa mediave, po paraqes shqetësimet strategjike, si vijon:

  1. Siç edhe u shprehë Kryeministri Mitsotakis, “Parlamenti Grek bëri histori”, duke legjitimuar zgjerimin nga 6 në 12 milje, ose më thjesht me zgjerimin e sovranitetin detar me 13 mije km2, të cilën e përkufizoi si realizim të një ambicie shekullore (legjitime!) si dhe përmbushjen e një objektivi të Startegjisë së Sigurisë Kombëtare në 40 vitet e fundit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, edhe pse i diplomuar nëHarvard (USA) dhe pinjoll i një familje në themelet e historisë së Greqisë moderne, nuk “shitetsi i gjithëditur as udhëheqës global”, por ka punur shumë fortë, me përgjegjshmëri dhe përulje në dobi të interesave të kombit dhe popullit të Tij. Dhe sigurisht, ka të drejtë legjitime të krenohet pasi falë vizionit, masave të orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale ka përmbushur një objektiv me peshë gjeopolitike për kombin e Tij.

Më tej, me meritë e vlerësoi dhe falënderoi Kryeministrin e RSH (shkollë vetëm si piktor dhe pinjoll i bllokut komunist), i cili me pa-përgjshmëri cinike ndaj interesave të vendit Tij e ndihmoi të realizojë këtë përpjekje 100 vjeçare, pra zgjerimin e sovranitetit të Greqise fqinje, me 12 milje ose 13.000km2 (sa gati gjysma e tërësisë territoriale tëRSH).

  1. Në të kundërt, mbas kësaj vendimarrje (legjitimimin e sovranitit nga 6 në 12 milje), Qeveria Shqiptare, që s’ka as Ministra, as zv/Ministra, as Ambasadorë, as negociatorë, pra Ai dhe vetëm Ai, udhëheqësi I Plotfuqishëm, ka dështuar frikshëm në 8 vjet dhe si pasojë e Tij, interesat detare dhe gjeopolitike të RSH janë kërcënuar seriozisht. Edhe më thjesht, mbas këtij vendimi, RSH kërcënon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon.

E përsësëris dhe do lutesha të isha gabim, por pas legjitimimit të sovranitetit të vendit fqinj nga 6 në 12 milje (faktit të kryer, siçpaskëshin kishin rënë dakord paraprakisht me PM-Rama!), RSH rrezikon të shkojë me humbje në xhep në Gjykatën Ndërkombëtare.

Dhe një pyetje tjetër shtesë, për Kryeministrin në ikje: “nëse deri nëvendimin e Gj.Nd (procesi mundet të zgjas me vite): “a zotëron RSH kapacitete operacionale (mjete/anije ushtarake, infrastruktura detare, etj) të afta për të ndaluar (nëse ka) shkeljet e sovranitetit, apo edhe për të mos lejuar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapërisat e saj detare të RSH”?!?

Kryemninistri dhe institucionet kushtetuese, po ashtu, kanë detyrim të qartesojnë qytetarët për heqjen(pa ligj) nga inventari i burimeve të mbrojtjes të RSH edhe të bazës ushtarke detare të Sarandës, ndërkohë që shteti fqinj, Greqia për të mbrojtur dhe ushtruar sovranitetin detar në 12 milje planizon rritje të prezencës ushtarake edhe në Othonoi ?!

  1. Mungesa e transparencës (sikur negociohej për bunkerin e surrelit) mos-reagimi në kohë dhe propocional i institucioneve të larta shtetërore (u thënçin), dhe propaganda cinike që u shitej qytetarëve, se: “s’ka asgjë për tu shqetësuar, pasi si çdo vend edhe Greqia ka të drejte sovrane, në mos universale, pse jo “hyjnore”, për zgjerimin e sovranitetit detar nga 6 në 12 milje, etj”, si dhe arsyet: “pse për këtë vendimarrje “historike”, Greqise ju deshën 39 vjet, mbas marreveshjes se Montengo Bay, në mos mbi 100 vjet”, mbeten ende pikëpyetje legjitime por të “besdisshme” për udhehëqesit e sekserët e pushteteve!

E thëne më troç po të dëshironi: “kur zgjoheni në mëngjes dhe gjeni se fqinji ju ka shtyrë gardhin e avllisë që bashkë-ndani, nuk besoj se mundet të behet kështu pa pyetur pasi cënon jo vetëm metrat e oborrit por edhe integritetine fisit/familjes tuaj?!Ja kështu njësoj, shqetësimi për Ne, qyetarët e zakonshëm (që s’kemi në kurris hallet e Globit), mbetet fakti që vendi fqinj, Greqia zgjerohet me ligj nga 6 në 12 milje dhe 13000 mije km2, pjesë e qenësishme e së cilës është edhe zgjerimi në “grupin e ishujve të Jonit Verior” por për cudi: “nuk na prekëka aspak interesat detare të RSH”, ja këto duhet të na i qartësojë udhëheqesi i (pa) ndritur, Institucionet shtetërore si dhe opinionistët e gjithëditur, kudogjendur dhe shumëkeqpërdorur!

Përsa dalldijen e Spiropalëve, Bolinëve, etjse Skënderbe-Rama, domethënëvetëLeaderi Global, ka marrë përsipër të ulë në tavolinë Erdoganin me Mitsotakis, për të zgjidhur mosmarreveshjet Turko-Greke mbi mesdheun, kalon përtej përmasave groteske të komedisë “mbreti lakuriq”, ndërsa për njerzit normalështë për të qeshur, por për të mos u mëshiruar në 25 Prill.

Ndërsa riciklimi i diaresë politike rreth marreveshjes së 2009 (e cila e theksoj ne 10-ra opinionet e mija NUK EKZISTION FARE, pasi është e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese) si dhe sulmet sekserëve tëpushteteve, të uritur nga frengjite e port-haleve të paguara të Athinës ose Tiranës, që më paragjykojnë si  “ose të shitur te amiqtë, ose kamikaz i X udheheqësi”, përveçse shpreh neverinë, nuk i lutem zotit ti falë, pasi vetëm për interesa meskine, bashkë me SulltanSurrelin, ose idhullin e tyrekanë kontribuar duke kërcënuar interesat e shqiptarëve në breza.

Në të kundërt, më motivojnë më shumë, qëashtu si në 36 vjet nën uniforme ushtarake, edhe gjatë këtij viti por dhe më tej në angazhimin politik, mbetem ushtar i përunjur vetëm ndaj atdheut, familjes, vlerave demokratike, interesave të qytetarëve të RSH dhe mbarë Kombit.

Shkrimi Mëparshëm

Napolitano: Nëse Rugova do të kishte qenë amerikan, do të kishte pushtuar botën …

Shkrimi Vijues

Përgjime të reja të klaneve mafioze në Itali: Do na prezantojë një ministër Shqiptar, atje nuk është si këtu te ne

Të Ngjashme

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”
Kryesore

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja
Aktualitet

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë
Aktualitet

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës
Aktualitet

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist