• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik të Antigonesë

Vinny nga Vinny
17 Gusht, 2022
Në Kultura
0
0
NDARJET
39
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Gjirokastër- Shqipëria është një vend me pasuri arkeologjike akoma të pa zbuluara.

Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.

Qyteti antik i Antigonesë qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.

Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.

“Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por ka një riokupim ne periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm”, thotë ajo.

Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli.

“Presim zbulime të reja monumentesh që i shtohen hartës së qytetit dhe të përcaktojmë fazat e banimit në Antigone. Deri tani është njohur një fazë e gjerë nga shekulli III-të deri në mesin e shekullit të II.pk , ndërsa gjatë gërmimeve kemi vënë re faza që tregojnë për dy nivele banimi”, thotë ajo.

Ndërsa Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit misioni është mjaft i rëndësishëm për të sjellë të dhëna të reja për jetën e dy qyteteve në periudha të ndryshme historike.

“Ne jemi duke bërë këto kërkime së pari në zonën publike për të kuptuar si funksiononte qyteti dhe në një zonë private për të verifikuar të dhëna historike të qytetit”, thotë ai.

Zoti Perna thotë se nga gërmimet po konfirmohet se kemi të bëjmë me dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një tjetër të ri të periudhës bizantine. Kur jeta u shua në Antigone besojmë u zhvendos në Adrianopol, një zonë e rëndësishme arkeologjike, afër Gjirokastrës.

“Të gjitha këto janë të dhëna bazë që do të shërbejnë për planin e menaxhimit të Parkut Aarkeologjik të Antigonesë që jemi duke realizuar me koperacionin italian të zhvillimit”, thotë zoti Perrna.

Të dhënat e reja të arkeologëve po konfirmojnë se qyteti që u ndërtua nga mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij Antigonë dhe u dogj nga romakët pas 200 vitesh u rijetëzua disa shekuj më vonë në periudhën bizantine.

Anigoneja premton shumë, thotë arkeologia Sabina Veseli. Sipas vlerësimeve paraprake një pjesë e vogël e qytetit është zbuluar deri tani, gati 15%.

“Mendojmë që do kthehemi për shumë vite në Antigone. Ne jemi vetëm në dy vitete e para të rikthimit të gërmimeve arkeologjike në Antigone. Antigonea ka shumë për të zbuluar qoftë ne sektorin e banimit por edhe në atë të jetës publike, në agoranë e qytetit ,në kërkim të tempujve, objekteve të kultit të cilat nuk janë zbuluar deri tani, po pse jo edhe të rimarrjes së qytetit në një periudhë të trazuar në shekullin e IV”, thotë arkeologia Sabina Veseli.

Antigoneja ndodhet vetëm 14 kilometër larg Gjirokastrës , një qytet i Unesco-s dhe është një nga vendbanimet më të mëdha në Luginën e Drinos, e cila në rreth 42 km gjatësi ruan qytete antike kala, teatro antike dhe monumente të shumta kulturore./VOA/

Etiketa: antigonearkeologjikeqytetizbulime
Shkrimi Mëparshëm

Konfindustria shqiptare kërkon të publikohet kontrata për Portin e Durrësit

Shkrimi Vijues

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, ja kush do jetë i pari në listë

Shkrimi Vijues

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, ja kush do jetë i pari në listë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

19 Mars, 2026
Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

19 Mars, 2026
Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

19 Mars, 2026
Papa Klementi XI, shqiptari i fronit të Shën Pjetrit, sot në 305-vjetorin e ngjitjes në altarin e shenjtërisë

Ky është shqiptari që ndikoi në historinë e botës, duke pushtuar Kostandinopojën

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist