• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Vuçiç e pranon hapur: Për kancelaren Merkel, Kosova është një shtet i pavarur!

Vinny nga Vinny
17 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0
0
NDARJET
20
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

Vuçiq tha për televizionin Happy TV në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është “një punë e kryer, një shtet i pavarur”, por pastaj shtoi se Merkel “ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë”.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti’”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania ishte “mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili më pas ishte të shtyrë, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë njoftoi se ka paraqitur aktakuzë ndaj Thaçit.

Ai shtoi se kjo është e kuptueshme sepse “ekziston një antagonizëm i madh” midis Gjermanisë dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishin organizuar dy samite për të bindur Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Dialogu, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Kosova, vazhdoi në gjysmën e dytë të këtij viti.

Por, palët nuk kanë arritur ndonjë përparim pasi Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë./rel

Shkrimi Mëparshëm

Vjosa Osmani: Joe Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës

Shkrimi Vijues

Foto/ Nostalgjikët e komunizmit homazhe për Çlirimin e Tiranës me portrete të Enverit

Shkrimi Vijues

Foto/ Nostalgjikët e komunizmit homazhe për Çlirimin e Tiranës me portrete të Enverit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist