E diel, 16 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Vjosa Osmanin: Dialogu, pasi të kërkojë falje Serbia

5 Prill, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
epa09045869 Acting president of the Republic of Kosovo Vjosa Osmani gestures during a press conference following her meeting with EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue in Pristina, Kosovo, 02 March 2021. EU Special Representative Miroslav Lajcak is on three-day official visit in Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e re ka bërë thirrje për një dialog me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve. Por, ajo ka kërkuar që qeveria në Beograd së pari të kërkojë falje dhe të padisë ata që janë përgjegjës për luftën 1998/99″

gjedhja e presidentes së re të Kosovës është mbuluar në mënyrë të konsiderueshme nga mediat në gjuhën gjermane. Krahas lajmeve nga agjencitë, disa nga gazetat dhe mediat tjera, kësaj ngjarjeje i kanë kushtuar edhe komente dhe analiza redaktoriale.

Kështu, transmetuesi publik i Zvicrës SRF, krahas përshkrimit të rrjedhës së zgjedhjes merret edhe me deklaratën e presidentes së re, të bërë menjëherë pas zgjedhjes.

“Pas zgjedhjes së saj, politikania, e cila veç tjerash është shkolluar edhe në SHBA, bëri thirrje për një dialog me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve. Por, ajo ka kërkuar që qeveria në Beograd së pari  të kërkojë falje dhe të padisë ata që janë përgjegjës për luftën 1998/99”, shkruan srf.ch.

Srf merret edhe me kritikat brenda në parlament. “Disa parti të opozitës kanë kritikuar zgjedhjen e Osmanit dhe janë shprehur se në një demokraci të brishtë si ajo kosovare nuk është mirë që presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari të vijnë nga një parti. Sidoqoftë, Osmani nuk është anëtare e Vetëvendosjes, por ishte pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e mbajtura në shkurt”.

“Në një përpjekje të përsëritur, juristja e popullarizuar, Vjosa Osmani është zgjedhur të dielën Presidente e Kosovës. Zgjedhjet kishin dështuar një ditë më parë, të shtunën, për shkak të bojkotit të opozitës”, shkruan “Der Spiegel”.

Juristja 38-vjeçare u zgjodh kryetare e shtetit nga parlamenti me sugjerimin e partisë qeverisëse të Kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosje. Ajo mori 71 vota duke arritur kështu shumicën në parlamentin me 120 vende, transmeton albinfo.ch. 82 deputetë ishin të pranishëm, 11 vota dolën të pavlefshme.

Të shtunën, zgjedhjet kishin dështuar për shkak të bojkotit të opozitës dhe pakicës serbe; nëse ato do të dështonin përsëri, do të Kosova duhej të shkonte përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Posti i presidentit u shpall i lirë në nëntor të vitit 2020 pasi kreu i shtetit Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqjen pas akuzës së ngritur ndaj tij nga Tribunali Special i Kosovës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, Osmani mori detyrën e tij përkohësisht në cilësinë e kryetares së parlamentit në atë kohë.

Presidentja e re, Vjosa Osmani, ishte nënkryetare e partisë e cila në atë kohë në pushtet dhe tani në opozitë, LDK (parti konservatore liberale, siç e quan “Der Spiegel”) deri në qershor 2020. Pastaj ajo u përjashtua pas një mosmarrëveshjeje brenda partisë së saj, përcjell albinfo.ch.

Në zgjedhjet parlamentare në shkurt të këtij viti, ajo hyri në listën e partisë së majtë të reformës së Kurtit.

Ndërsa gazeta austriake, “Kurrier”, pasi përshkruan rrjedhën e votimit në Parlamentin e Kosovës, jep një biografi të shkurtër të presidentes së re.

“Osmani (38, e  lindur më 17 maj 1982) kishte shërbyer si Ushtruese e Detyrës së Presidentit të Kosovës që nga fillimi i nëntorit, kur kryetari i tanishëm Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqjen me akuzat e krimeve të luftës. Dy javë më parë kjo detyrë u mor nga Presidenti i ri i Parlamentit, Glauk Konjufca.

Doktoresha e drejtësisë ka filluar karrierën e saj politike në vitin 2006 në kabinetin e Presidentit të atëhershëm Kosovar, Fatmir Sejdiu. Midis viteve 2008 dhe 2010 ajo ishte anëtare e ekipit kosovar që përfaqësonte shtetin më të ri në Evropë në procedurat para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përcjell albinfo.ch. Pyetja që shtrohej aty ishte nëse Kosova kishte të drejtë të shpallte pavarësinë e saj në shkurt 2008.

Për vite, Osmani i përkiste Lidhjes Demokratike (LDK) të formuar nga politikani i moderuar Ibrahim Rugova. Nga kjo parti ajo u nda në vitin e kaluar.

Shkrimi Mëparshëm

Yuri Kim : Shumë mirë që u dakordësua fleta e votimit, shmangen vonesat

Shkrimi Vijues

Marin Mema: Zbuloni qytetin ILIR i fundosur në detin SHQIPTAR

Të Ngjashme

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Aktualitet

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

15 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë
Aktualitet

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt
Aktualitet

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane
Kryesore

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Marin Mema: Zbuloni qytetin ILIR i fundosur në detin SHQIPTAR

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

15 Nëntor, 2025
Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist