Në 76 vjetorin e çlirimit të Tiranës, shtëpitë të cilat janë përdorur si baza gjatë luftës nacional çlirimtare, ose po u merret fryma nga pallatet ose janë shndërruar në të tilla
Televizioni Ora News ka kërkuar dhe qëndrimin e kryebashkiakut për zhdukjen e historisë, por si gjithnjë gazetarët janë të padëshiruar prej tij.
Kjo ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme me gazetarin Ronaldo Sharka.
Gazetari shkoi dy herë për të kryer misionin e tij, si në mëngjes herët kur Veliaj u paraqit në bashki, ashtu edhe në mesditë kur Veliaj ishte prezent në ceremoninë e Çlirimit të Tiranës.
Në të dyja herët gazetari është përballur me shtyrje me forcë dhe rrethim nga policët dhe truprojat të cilët mbrojnë kryebashkiakun “e paprekshëm” nga mikrofoni i gazetarit.