Policia ka ndërhyrë për të ndërprerë takimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në Durrës, me qytetarët e prekur nga tërmeti, për shkak se ajo nuk mbante maskën mbrojtëse për koronavirusin.
Kryemadhi ka marrë sot një gjobë të dytë, pasi edhe një ditë më parë, Panorama mësoi se Policia e kishte gjobitur Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës.
Kryemadhi ka firmosur fletën e gjobës duke lënë dhe një mesazh:
“Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shtëpia e shqiptarëve”