E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

U kapëm në flagrancë, pse Shqipëria nuk ka gati flotën e Emergjencave kundër zjarreve?

11 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përjeton më shumë se një herë në vit fatkeqësi natyrore, ku dominojnë zjarret dhe përmbytjet, por Drejtoria e Emergjencave Civile, e cila është në proces organizimi për rreth tre vite, nuk po mundet t’i përgjigjet situatës.

Vendi është përfshirë nga zjarret nga Veriu në Jug, por mjetet në dispozicion të tilla si helikopterët, zjarrfikëset etj., nuk kanë qenë në nivelin që kërkon situata.

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, tani këshilltar i Presidentit për këto çështje, tha se, nga aspekti ligjor i pajisjeve dhe burimeve njerëzore, emergjencat civile janë reformuar dhe tani funksionon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si njësi nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por sipas tij, drejtuesit nuk po tregojnë lartësinë që kërkon detyra dhe situata.

Ai mori si shembull zjarrin në malin e Thirrës në Bjeshkët që kufizojnë Kukësin më Mirditën, ku në vendngjarje nuk ka pasur asnjë përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia, teksa u gjet në vendngjarje Ministri i Brendshëm i Kosovës me 9 automjete për fikjen e zjarreve, 34 zjarrfikës dhe 100 trupa të ushtrisë.

Premçi tha se, ndërkohë e gjitha flota e 17 helikopterëve dhe zjarrfikëseve nuk është në gjendje pune.

“Helikopterët u përdorën për shëtitje si taksi nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë dhe tashmë orët e punës kanë mbaruar për shumë prej tyre, të cilat tani, kur duhet, nuk mund të përdoren për qëllimin për të cilin janë blerë, Mbrojtjen Civile” -tha ai.

Gjithashtu Premçi tha se shumica e zjarrfikëseve nuk janë në gjendje pune, teksa mungon totalisht përgjegjësia morale dhe ligjore e ushtrimit të detyrës në drejtuesit kryesorë të emergjencave civile, pasi në të shumtën e rasteve nuk gjenden as në vendngjarje.

Shërbimi i Emergjencave Civile kaloi një proces të fortë ristrukturimi, pasi dobësitë e strukturës u panë gjatë tërmetit të madh të 26 nëntorit 2019, ku përveç mungesës së mjeteve mungoi pjesa formale e organizimit dhe orientimit për trupat që erdhën në ndihmë nga vendet tjera.

Me reformën e re territoriale të gjitha bashkitë duhet të kenë në funksion një drejtori të posaçme për Emergjencat Civile. Shumica e bashkive i kanë krijuar strukturat, po nuk kanë fonde dhe mjete për të përballuar menaxhimin e fatkeqësive.

Burimet në Bashkinë e Kukësit pohuan se kanë vetëm dy zjarrfikëse dhe mungesë totale fondesh për të përballuar frenimin e zjarreve në malet afër tunelit të Kalimashit.

Pa mbështetje nga qeveria bashkia e ka të pamundur të përballojë emergjencën tha Granit Gjana, shef i Kabinetit në Bashkinë e Kukësit. Ai tha se frenimi i zjarrit në afërsi të tunelit u arrit me ndihmën e trupave nga Kosova.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rrezikut nga katastrofat natyrore në Europë, duke përmendur përmbytjet dhe tërmetet.

Sipas Indeksit Botëror të Rrezikut 2019, ekonomia e vendit është shumë rrezikuar nga këto fatkeqësi, ndërsa gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore, dhe më shumë se 95 për qind e bashkive shqiptare u prekën nga të paktën një katastrofë./ Monitor

Shkrimi Mëparshëm

Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

Shkrimi Vijues

Video e shqiptarit që shuan zjarret në Greqi bën bujë, prekëse fjalët: Kam detyrim për këtë vend, është si atdheu im

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Video e shqiptarit që shuan zjarret në Greqi bën bujë, prekëse fjalët: Kam detyrim për këtë vend, është si atdheu im

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist