E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Ty o shtet “tu ritët nera”, si e fal Çamërinë! 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve

28 Qershor, 2021
Në Kryesore, Pikepamje, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjodha këtë shprehje të lashtë sa jeta, për në titull, jo më kot! Ironike se si falet duke heshtur e mos folur zyrtarisht për çështjen Çame, nesër, qoftë larg, do heshtet edhe për detin Jon, (që ta thotë shqipja e kulluar, është deti ynë)

Zyrtarisht dimë se këtë  vit përkujtohet 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë 27 qershori është caktuar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Në të gjithë vendin gjatë muajit qershor organizohen aktivitete përkujtimore që kulmojnë me pelegrinazhin në “Varrezat Monumentale për Shqiptarët e Çamërisë”, në Sarandë, për të përkujtuar mijëra shqiptarë që humbën jetën gjatë gjenocidit grek dhe gjatë vuajtjeve pas shpërnguljeve nga tokat e tyre.

Shteti merr një vendim ligjor me fjalë, për të kujtuar Çamërinë si të ishte një person i vdekur. Por Çamëria është e gjallë, meriton drejtësi dhe diplomacia shqiptare s’ka pse të ecë e çalë e kryeulur para kancelarive fqinje e europiane.

“I Love Çamëria”, një dekorim gati festiv në mes të sheshit Skënderbej, thuajse i dalë nga një strofë poezie prej të dashuruarësh. Kur në vend të kësaj parulle, duhej vënë me gërma kapitale DREJTESI PER CAMERINE. U bënë 77 vjet që s’po i gëzojnë shqiptarët trojet e tyre. 77 vjet vajtohet për Çamërinë dhe ky shtet sovran nuk e çon para drejtësisë këtë çështje. PSE! A jemi të lirë të flasim para Zotit për padrejtësitë, apo na është zënë goja? Në himnin e flamurit tonë, Asdreni ka qëndisur mes fjalëve të ndritura vargun, “…Kush është burrë nuk frigohet…” po ku jeni o burrat e Shtetit Shqiptar?! Apo edhe ju duke ngrënë ca nga ca Shqipërinë, siç bëjnë fqinjët nga të munden?!

“Holokausti” i vërtetë i shovinizmit grek mbi Popullsinë Shqiptare në 27 Qershor 1944 ka përmasa çnjerëzore.  Në një natë plot tmerr filloi një masakër shtazore, tinëz ranë hordhitë e errëta mbi Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë e të vrarët, (i përjetshëm kujtimi i tyre) arritën mbi 600 vetë.

Çamëria është një plagë e hapur që kullon gjak në secilin prej nesh, kjo plagë e Çamëve nuk fashiten kurrë me heshtje. Fqinjët tanë, një nga “civilizimet më të lashta” në Europë, e ropën kulturën, traditat, kostumet e zakonet tona, na këmbejnë emrat, fenë dhe identitetin edhe sot e kësaj dite, për të asimiluar sa më shumë faktorin shqiptar, e për ta bërë çdo shqiptar të ketë turp vetëm se është shqiptar. “Civilizimi më i lashtë” në Europë, ndër shekuj ka kryer krime e kasaphana të vërteta e alarmante, gjakësore mbi Popullsinë Shqiptare e kurrë s’i kanë njohur, s’janë ditancuar e s’kanë kërkuar qoftë edhe një herë të vetme falje.  Ndaj edhe kurrë nuk shterret kjo britmë e shenjtë për drejtësi:

I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve, pa asnjë faj!

Lavdi dhe Nderim për Çamërinë martire!

 

Nga Elis Buba

 

Fotografitë: Olsi Shehu

Shkrimi Mëparshëm

Shekulli XIX, koha kur popujt e Ballkanit donin të visheshin bukur – alla shqiptarçe

Shkrimi Vijues

Viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës, Musaen Zeneli përcillet për në banesën e fundit

Të Ngjashme

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve
Kultura

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018
Aktualitet

“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

5 Dhjetor, 2025
Përkatësia etnike shqiptare e himariotëve: Dëshmi historike, gjeografike dhe etnologjike
Kultura

Përkatësia etnike shqiptare e himariotëve: Dëshmi historike, gjeografike dhe etnologjike

5 Dhjetor, 2025
‘National Geographic’: Po kërkoni adrenalinë? Provoni Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë!
Aktualitet

‘National Geographic’: Po kërkoni adrenalinë? Provoni Bjeshkët e Namuna të Shqipërisë!

4 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës, Musaen Zeneli përcillet për në banesën e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist