E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Trashëgimia kulturore sërish pa roja, shteti s’ka zgjidhje afatgjate

29 Shkurt, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Lokalitete arkeologjike si ai i Ulpianës a i Dresnikut, institucione, në mesin e të cilëve edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, ku ruhet thesari i artefakteve, prej të enjtes nuk kanë rojë. Janë mbi 40 punonjës të cilëve u kanë skaduar kontratat e ky nuk është problem që përsëritet. Shteti nuk ka arritur ende që t’u bëjë një zgjidhje të përhershme. Madje as më afatgjate sesa një vit. Ka raste kur deri në tre muaj kanë punuar pa kompensim. Ose prej tyre që nuk kanë dalë fare në vend të punës duke bërë që investimet milionëshe nga shteti e partnerët ndërkombëtarë të ngelin pa përkujdesje

Prej sot (e enjte) mbi 40 punonjësve të institucioneve e lokaliteteve më rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë u skadojnë kontratat e punës. Midis të tjerësh, bëhet fjalë për rojtarët e Muzeut Kombëtar të Kosovës – institucionit ku ruhet thesari i luajtshëm i trashëgimisë kulturore – ata të parkut të vetëm arkeologjik në vend, “Ulpiana” e të Kalasë së Prizrenit. Shteti nuk ka arritur ende që t’u bëjë një zgjidhje të përhershme. Madje as më afatgjate sesa një vit. Ka raste kur deri në tre muaj kanë punuar pa kompensim. Ose prej tyre që nuk kanë dalë fare në vend të punës duke bërë që investimet milionëshe nga shteti e partnerët ndërkombëtarë të ngelin pa përkujdesje.

Për institucionet ku këta punonjës angazhohen krejt kjo situatë është për t’u brengosur. Ndërsa Ministria e Kulturës po tenton që të bëjë një zgjedhje pak më afatgjate.

Në tetor të vitit të kaluar është miratuar Plani i menaxhimit të Ulpianës. Janë dashur shtatë vjet prejse një pjesë u shpall park arkeologjik që lokaliteti të bëhet me dokumentin bazik. Në pjesën e parë të këtij muaji, 21 hektarë të Ulpianës janë bërë pronë e shtetit. Por çështja e 7 rojave e mirëmbajtësve mbetet e pazgjidhur e Plani i menaxhimit deri me tash veç dokument në sirtar.

Milot Berisha, udhëheqës i projektit të Ulpianës, njëkohësisht zëvendësues i drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës, ka thënë se e kanë njoftuar Ministrinë e Kulturës për skadimin e kontratave.

“Jemi në pritje të zgjidhjes. Nuk është e lehtë që të bëhet një zgjidhje për këtë çështje, por duhet që sa më shpejt të bëhen kontratat”, ka thënë ai.

I njëjti rrëfim është edhe për Kalanë e Prizrenit, ku janë investuar mbi një milion euro të buxhetit të Kosovës dhe nga donacionet ndërkombëtare, përfshirë 700 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorit, ndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kalaja bashkë me muzeun brenda saj prej sot e (e enjte) zyrtarisht janë pa punonjës.

Në dhjetor të vitit 2020 ishte miratuar Plani i Menaxhimit të Kalasë së Prizrenit. Sipas planit, ky aset i trashëgimisë kulturore duhet të ketë 16 punonjës. Për ironi, prej korrikut të vitit 2022 Ministria e Kulturës ka emëruar edhe njësinë menaxhuese për Kalanë.

Në rrëmujën e mosvazhdimit të kontratave të përkohshme janë edhe shumë institucione të tjera, si Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e disa punonjës të qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore, të lokalitetit të Dresnikut e Novobërdës e ata te Rezidenca e presidentit dr. Ibrahim Rugova. Krejt bashkë në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023 kishin mbetur 3 muaj pa punonjës.

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, institucion që menaxhon edhe Muzeun Etnologjik dhe Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës “Dr. Ibrahim Rugova” janë 10 roja që u skadojnë kontratat.

Zëvendësuesja e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, ka thënë se para një muaji zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi, ka kërkuar që t’u adresohen kërkesat në raport me rojat.

“Neve na është bërë kërkesë për t’i adresuar kërkesat. Më ka ardhur shumë mirë që përtej pagave ka kujdes edhe për sigurinë. Ne kemi treguar sa janë. Zgjidhja ka qenë e propozuar që të rregullohet kjo çështje për periudhë më afatgjate”, ka thënë ajo.

Nëpërmjet një komunikimi me shkrim zëvendësuesi i sekretarit, Xheladin Krasniqi, i ka thënë KOHËS se pasi janë në proces të hartimit të rregulloreve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për të gjitha institucionet vartëse të MKRRS-së, janë të detyruar që në këtë rast të veprojnë sipas herëve të tjera, nëpërmjet procedurave të prokurimit.

“Synojmë që të kenë angazhim trevjeçar”, ka thënë Krasniqi. Deri më tash kontratat kanë qenë vjetore.

Rojat janë telashe bazike që shteti nuk arrin t’i zgjedhë përhershëm ndaj lokaliteteve e institucioneve. Sa u përket aspekteve të tjera, çalimet janë kapitale.

Qysh para inaugurimit, Instituti Arkeologjik i Kosovës ishte pajisur me leje për sjelljen e energjisë elektrike në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, por praktikisht puna për të nuk ka nisur ende. Pos kësaj, pas shpalljes së lokalitetit Park Arkeologjik nuk ka ciceron e as udhëheqës. Kishte mbetur në vullnetin e të angazhuarve që të japin ndonjë shpjegim për vizitorët. Për delegacione kujdeset udhëheqësi i punimeve, arkeologu Milot Berisha.

Plani i menaxhimit, dokument prej 47 faqesh, është një lloj manuali i menaxhimit të Parkut Arkeologjik deri më 2027. Aty përfshihen prej deklaratës së rëndësisë, vizionit, brendimit, historikut, fushat e veprimit e deri te plani i veprimit. Në skemën e organizimit dhe funksionimit të Parkut do të jetë bordi drejtues me pesë anëtarë: menaxheri ose përgjegjësi i Parkut dhe stafi profesional e ai administrativ. Te stafi profesional do të ketë një arkeolog, një konservator, dy ciceronë dhe një kurator. Kurse te stafi teknik: katër mirëmbajtës, katër persona për sigurim fizik dhe planifikohet një kafene e dyqan suveniresh. Shërbimet shtesë ishin paraparë qysh në projektin e Parkut, por nuk ishin realizuar asnjëherë.

Themelimi e funksionimi i laboratorit e hartimi i planit të konservimit janë paraparë të përfundohen deri më 2026. Kërkimet arkeologjike do të zhvillohen në vazhdimësi.

“Themelimi i Njësisë Menaxhuese; Integrimi i shtigjeve të ecjes dhe aseteve të tjera si Manastiri i Graçanicës, Veletini, Kishnica, rrjetit të gjurmëve dhe galerive të minierave antike në arealin e Shashkocit dhe Janjevës e të tjera në kuadër të ofertës turistike”, janë synimet me prioritet të mesëm e që llogaritet të përfundohen deri më 2028. Për këto pika përgjegjës kryesorë janë Ministria e Kulturës dhe Instituti Arkeologjik. Te themelimi i njësisë menaxhuese ka dy afate. Në një tjetër rast shkruhet se afati i fundit është viti 2026.

Por prej vitit 2019 lokalitetet arkeologjike kanë mbetur në “pauzë”. Në Ulpianë punohet një muaj në vit dhe madje me financim të Bashkimit Evropian e në bashkëpunim me institucione franceze. Instituti Arkeologjik i Kosovës ka vite që nuk kishte makina për punë në terren. Ka një muaj që janë pajisur me dy. Por, nuk mund t’i përdorin pasi kanë ngelur të paregjistruara.

Etiketa: kulturorerojeshtetitrashegimia
Shkrimi Mëparshëm

Klodiana Lala u kujton pronat e çamëve avokatëve grekë të Belerit, reagon ashpër dhe Vangjel Dule: Ky është abuzim profesional

Shkrimi Vijues

Përfundon restaurimi i ikonës së “Ungjillëzimit”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Përfundon restaurimi i ikonës së “Ungjillëzimit”

Përfundon restaurimi i ikonës së “Ungjillëzimit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist