• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Tirania e Tiranës! Vendlindja ime në pikun e një konflikti moral mes të keqes dhe më të keqes

Vinny nga Vinny
12 Qershor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
0
0
NDARJET
175
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Rikthimi i “tiranisë” në Tiranë, është një fenomen socio-politik, të cilin për ta analizuar dua ta ndaj në dy drejtime arsyetimi. Shkaqet dhe pasojat.

 

1)      Shkaqet, ose shkaku i tiranisë…

     Pikë së pari duhet të qartësojmë çfarë po ndodh me njerëzit, më pas me vendin. Një ndër pyetjet ekzistencialiste që ka munduar njeriun e rrjedhimisht njerëzimin është “A e “prish” i keqi të mirin, apo ndodh e anasjellta, i miri e përmirëson të keqin?” Kjo në opinionin tim, varet nga kush ka më shumë sukses në jetë. Ai që ka më pak, do të marrë shembullin e atij që ka më shumë. Qoftë për egoizëm, ambicie, por edhe thjesht instikt mbijetese dhe prevalimi për një jetë më të mirë.

 Pra mund të themi dhe të absolutizojmë deri diku, që suksesi është metri tregues. Këtu në Shqipëri kush është më i suksesshëm, një individ i mirë, (…këtu kemi parasysh një natyrë të logjikshme personi, racional, punëtor dhe me inteligjencë të kultivuar.), apo një njeri i keq (…këtu fokusi bie mbi persona që s’përballojnë dot instiktet e tyre shtazore, për mijëra arsye. Individë që s’druhen të dëmtojnë, vjedhin, mashtrojnë, përtojnë, dhunojnë, përbuzin, abuzojnë etj)?! Gati duket portreti identik i atyre që shohim përditë nëpër ekranë të mëdhej e të vegjël.

Rikthehemi në thelb! Në Shqipëri kush është më i suksesshëm, i keqi apo i miri? Bazuar në çfarë shohim e jetojmë përditë, mund të pohojmë me plotë gojën, i keqi. Pra i keqi është i suksesshëm dhe bazuar në logjikën e mësipërme i miri do e ndjekë e do marrë shembull prej tij. Sepse i miri është inteligjent dhe inteligjenca e tij, ndodh të fyet, kur nuk i jepet për shumë kohë ajo që meriton, sakaq që të tjerë e përftojnë me patëdrejtë.

Nëse dikush ka një kontestim, apo paqartësi në këtë çështje, le ta shqyrtojë të gjithën nën dy shembuj më pak abstrakt. Një femër e ndershme dhe një e përdalë, (njohur në vulg si kurvë). Kush do ta çojë në “rrugë të keqe” tjetrën, nëse për shumë arsye do vijojnë të qëndrojnë bashkë. Padyshim e përdala. Ajo do thërrmojë ndërgjegjen dhe bonsensin e mikeshës, po bazuar tek i njëjti metër. Suksesi, dhe ajo që secili kupton prej kësaj fjale. Vajza racionale dhe e logjikshme do vërejë se si e përdala do ngjisë shumë shpejt shkallët drejt mirëqënies, duke shfrytëzuar diçka të cilën e gëzon pa punuar shumë e pa ndonjë meritë në thelb, trupin e saj. Duke shpërdoruar trupin, këtë dhuratë të tjetër kujt…hiret, portretin, që sot kaq shumë i kurojnë të gjithë, mund të përfitohet e të kapërcehen vështirësitë jetike. Mjafton të lësh mënjanë dinjitetin e nderin dhe dyert mund të hapen edhe pa trokitur.

Në të anasjelltë s’është parë askund që një femër e rregullt, të ulet e t’i thotë një mikeshe të përdalë: Dëgjo, të lutem, merr e shfleto libra, studio, lëri fotot bythëjashtë! Shkollohu! Sepse pas disa vitesh do mund të jesh një profesioniste mjaft e vlerësuar dhe me mund e me punë, do kesh gjithçka. Duket gati qesharake. Duket rrëqethëse. Sepse në vetëdijen e secilit nga ne, është ngulitur “tirania”, egërsia, gjakftohtësia në krim, acari vrastar i një metropoli. “Tirania” e Tiranës që nuk prodhon qytetari, nuk shpërfaq civilizim, nuk kulturon, por zvetnon e zhvat qytetarinë edhe nga ata që mund të jenë të qytetëruar. Kryeqyteti sot është një bashkësi njerëzish të ardhur nga të katër anët e horizontit dhe që në dekadat e fundit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë vetëm të bashkëjetojnë me sforco e të rrezatojnë fare pak qytetari. I keqi nuk bëhet kurrë i mirë dhe i miri i keq. Por ky i fundit ndonjëherë detyrohet të veprojë po aq keq për hir të sedrës që se lë të bjerë nën të tjerët e kësisoj kompromentohet. Kjo është edhe ajo që ka ndodhur me këdo që sot ka në dorë jetët tona e udhëheq vrullin socio-politik në Tiranë. Janë detyruar fillimisht e më pas janë kompromentuar.

 

2)      Pasoja ose pasojat e tiranisë…

      Tirana në 5 ose maksimumi 10 vjeçarin e ardhshëm, nuk do jetë më e njëjta. Përpos Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Lanës, asgjë s’do i njohim më shtëpisë sonë. Kjo për të vetmen arsye se të mirët në këtë qytet janë kthyer në të këqinj, të qytetëruarët janë shndërruar në provincialë trashamanë, vetëm nën shembullin e njëri – tjetrit. Po ngrihen kaq shumë kulla të shëmtuara e të frikshme, sa realisht nuk mund të imagjinohet kush do mund të jetojë në to. Kush do ngrejë aktivitete dhe realisht si do zhvillohet jeta përqark tyre?

Edi Rama dikur fjaloste si artist në krye të lëvizjes studentore, në Qytetin Studenti. Po sot?! Erion Veliaj dikur qe parimor e vërtet i përkushtuar e punëtor, në periudhën e Mjaft-it. Asokohe u krijua realisht një frymë e jashtëzakonshme e gjitha burimore, por që shpejt e humbi rrugën dhe nga e mirë, u ble në të keqe. Dëshira dhe ambicia për pushtet e sukses, qëlloi më e fortë se dëshira për drejtësi dhe vitet e një historie alla shqiptarçe rrodhën aq shpejt, sa sot bëjmë çudi me çfarë po i ndodh vendlindjes sonë, falë këtyre parimorëve të dalë boje.

Duket sikur është sendërtuar një ndërgjegje kolektive kriminale, e cila duket se është mes nesh me themele të pashkundshme. Do jetojmë gjatë me të. Tashmë kushdo e di ose të paktën e pohojnë se këto godinat qiellgërvishtëse, që po ngulen si hunj gjigandë gardhi përqark Tiranës, janë në shërbim të parave të drogës që trafikohet. Ose ndërtohen prej tyre, ose i pastrojnë ato. Ose të dyja njëherësh. Plotë funksionarë shtetërorë e pohojnë edhe plot oficerë të policisë e shërbëtorë të drejtësisë….edhe plot prokurorë e gjykatës.

Po përse askush nuk i vihet pas këtij leku të papastër, në gjurmët e tij të ndotura e të shohë ku do përfundojë?! Është shumë e thjeshtë në parim. Më pas le të minimizohen vitet e burgut, nëse mundet, e të masivizohen konfiskimet e pasurive!

Po përse askush nuk i vihet pas këtij leku të papastër? Sepse paraja, leku për shqiptarët është bërë Zot! Pushtetin e Tij nuk e gjykon e nënshtron askush. Babëzia po i shndërron njerëzit në barqe të thellë, dhe kurbani është shtëpia e të gjithëve bashkë. 

Tashmë forcat në konflikt janë një e keqe, kundër një të keqe më të madhe. Pandehim se bëjmë mirë duke zgjedhur më të voglën mes dy të këqiave, por sakaq vendimet tona të ndërgjegjshme ose të detyruara, po na betonojnë brenda, teksa shndërrohen në të keqen që na dëbon pa ceremoni nga shtëpitë tona. / usalvision  

Shkrimi Mëparshëm

Skelete në “sirtarë”! “Një proces rutinë” – Të gjithë duan ta varrosin skandalin e eshtrave të Kosinës

Shkrimi Vijues

Kush është këngëtari shqiptar që do hapë Kapionatin Europian?

Shkrimi Vijues

Kush është këngëtari shqiptar që do hapë Kapionatin Europian?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

4 Mars, 2026
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

4 Mars, 2026
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.