E hënë, 15 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“The Telegraph”: Gjirokastra e monumenteve madhështore pa ndërhyrje moderne

13 Shkurt, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Turizem
Share on FacebookShare on Twitter

Manastiret e braktisura – rreth dhjetëra sosh – janë në kodrat në jug dhe në lindje të qytetit të Gjirokastrës në të dyja anët e lumit Drin, i cili përshkon Shqipërinë jugore. Ato zakonisht përfshijnë një kompleks të vogël ndërtesash manastiri të grumbulluara rreth një kishe qendrore dhe datojnë në shekujt XVI dhe XVII

Ne po humbim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare. Përderisa shumë nga vendet kulturore më të rëndësishme në botë po luftojnë me turma masive turistësh, një prej tyre – një kompleks i bukur dhe unik monumentesh antike në Shqipëri – po rrit përpjekjet për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

Të paktën ky është argumenti i aktivistëve të trashëgimisë kulturore që shpresojnë të ruajnë manastiret dhe kishat e largëta dhe historike të Luginës së Drinit.

Ata synojnë – me mbështetjen e Fondit Botëror të Monumenteve (WMF) – të rrisin ndjeshëm numrin e turistëve, duke marrë më shumë vëmendje dhe duke siguruar të ardhmen e këtyre vendeve të mrekullueshme.

Manastiret e braktisura – rreth dhjetëra sosh – janë në kodrat në jug dhe në lindje të qytetit të Gjirokastrës në të dyja anët e lumit Drin, i cili përshkon Shqipërinë jugore.

Ato zakonisht përfshijnë një kompleks të vogël ndërtesash manastiri të grumbulluara rreth një kishe qendrore dhe datojnë në shekujt XVI dhe XVII – periudha pas Perandorisë Bizantine ua kishte lënë vendin osmanëve.

Megjithatë, disa prej tyre u themeluan qindra vjet më parë. Ndër më të bukurat janë Kisha e Shën Kirikut dhe Kisha e Shën Julitas në Dhuvjan – të cilat mund të jenë ndërtuar në shekullin VI dhe që datojnë deri prej vitit 1089, Kisha e Manastirit të Shën Mërisë (Spile) midis shkëmbinjve gëlqerorë mbi Saraqinisht me kupolën e saj mahnitëse me afreske, Kisha e Shën Nikollës në Dhuvjan dhe Kisha e Profet Ilisë në Stegopull.

U kanë mbijetuar kryesisht ndërhyrjeve moderne, pjesërisht për shkak të vendndodhjeve të tyre të largëta në kodrat dhe malet mbi fushat pjellore të luginës.

Enterieri i Manastirit në fshatin Dhuvjan 

Prej 2005, UNESCO i ka listuar manastiret shqiptare si pjesë e një siti të trashëgimisë botërore  – i cili përfshin një grup më të gjerë ndërtesash historike dhe përfshin qytetin historik të Gjirokastrës – me planimetrinë e tij mesjetare, rrugët me kalldrëm dhe arkitekturën e pacenuar osmane.

Ai përfshin gjithashtu xhamitë dhe kalatë në qytetin e Beratit.

Por, muajin e kaluar, Fondi Botëror i Monumenteve u fokusua te kishat. Manastiret u përfshinë në “listën nën mbikëqyrje” të fundit dyvjeçare të WMF-së – mes 25 vendeve historike në mbarë botën – të cilat aktualisht po përballen me sfida të mëdha, duke përfshirë ndryshimet klimatike, turizmin dhe fatkeqësitë natyrore.

Megjithëse numri i vizitorëve në Shqipëri është në rritje, Lugina e Drinit mbetet kryesisht e pazbuluar nga turistët dhe WMF e sheh këtë si një mundësi.

WMF-ja argumenton se rritja e turizmit mund të ofrojë një mënyrë të qëndrueshme për të mbështetur ruajtjen afatgjatë të këtyre vendeve, duke promovuar në të njëjtën kohë historinë e luginës dhe për të nxitur ekonominë lokale.

Fondi Botëror i Monumenteve propozon zhvillimin e një shtegu kulturor për turistët.

Kjo do të lidhte manastiret e luginës dhe do të përfshinte restaurimin e shtigjeve ekzistuese dhe gjurmëve të qasjes, sinjalistikën dhe informacionin për vizitorët, trajnimin e guidave lokale dhe bashkëpunimin e bizneseve lokale dhe palëve të tjera të interesuara.

Në pamje të parë, ideja duket si një propozim i favorshëm, por vendosja e ekuilibrit të duhur midis turizmit dhe trashëgimisë nuk është e lehtë.

Richard Hodges, presidenti i Universitetit Amerikan të Romës, ishte i përfshirë në projektin për dhënien e statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Gjirokastrën në 2005.

Ai pajtohet se këto kisha madhështore meritojnë të njihen më mirë. “Afresket e tyre janë jashtëzakonisht mahnitëse”, ka thënë ai. 

Por, ai thekson nevojën për të ecur me kujdes kur synohet rritja e numrit të vizitorëve. “Kryesorja është ruajtja e këtyre thesareve përmes një vlerësimi të prioriteteve të ruajtjes përpara se të inkurajohet numri në rritje i vazhdueshëm i turistëve në Gjirokastër – që është destinacioni i dytë më i popullarizuar në Shqipëri – për të vizituar këto xhevahire”, ka thënë ai. “Gjithashtu nuk ka dyshim se diçka nga magjia e këtyre kishave mahnitëse do të humbasë kur ato të restaurohen dhe të bëhen pjesë e një shtegu turistik”, ka thënë ai. “Por, nëse këto ndërhyrje nuk bëhen, rrezikojmë që ngadalë t’i humbasim krejtësisht”.  / Marrë nga “The Telegraph”

Etiketa: gjirokastramadheshtoremonumenteThe Telegraph
Shkrimi Mëparshëm

Peshkop Noli dhe autoqefalia e kishës shqiptare

Shkrimi Vijues

Refleksionet e historianit të njohur nga Shkupi: Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-1939 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Të Ngjashme

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë
Aktualitet

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën
Aktualitet

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare
Kultura

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025
Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

Paralajmëron Spahiu: Serbia do rihapë çështjet territoriale me Kosovën

13 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

Gjeneral Shkurti, Alexandros Kontoulis, miku i Ismail Qemalit, figurë unike në historinë ballkanike. Aleanca e harruar Greko-Shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist