E shtunë, 25 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Teuta mbretëresha e “harruar” e ilirëve

14 Dhjetor, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Moikom Zeqo


Pranë Manastirit të Westminsterit në Londër, është monumenti në bronz i mbretëreshës Budika të Keltëve, që luftoi me romakët në vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftillëzuese e identitetit dhe lirisë së ishujve britanikë. Janë shkruar mijëra libra për të. I famshëm është filmi i Mel Gibsonit, ku rolin e Budikës e luan Charlotta Comer. Këngët e famshme të Holly Kirbytit e kanë amshuar Budikan.

Ne shqiptarët, përkundrazi s’kemi bërë asgjë për Teutën, Mbretëreshën e ilirëve, që u bë shëmbëlltyra arketipale e një femre guximtare ndaj fuqisë romake 4 shekuj përpara Budikës. Nuk e kemi një studim shkencor të mëvetshëm për të. Ky është një boshllëk hutues. Autorë të huaj kanë shkruar për të fragmentarisht. Burimi kryesor është Polibi, përshkrimi i të cilit në shumë pika për Teutën dhe ilirët i ngjan një reportazhi politik, ku urrejtja ndaj Teutës është maksimale dhe institucionale. Burimet arkeologjike janë të kufizuara, disa dokumente epigrafike krijojnë një informacion të përafërt. Dhe kaq.

Teksti polibian duhet të lexohet seriozisht dhe shtjelluar kriticizmin ndaj konceptit zyrtar romak, metodologjik, si predikat i kohës, rrethanave historike. Fanula Papazoglu në studimin “Les origines et la destinée de l’Etat Ilyrian”, 1965 f. 143-179 dhe libri i prof. Selim Islamit, “Historia e ilirëve”, 2008, perceptojnë disa koordinata të shtetit ilir si vijimësi dinastish centrifugale – si shteti më i madh konvencionalisht i tipit helenistik në gadishull.

Botimet “Histoire de l’Adriatique” 2001, nën kujdesin e Pierre Cabanes dhe parafjalën e shkruar nga mesjetarologu i madh Jacques de Goffit dhe “Les ilirieus, de Bardylis & Genthios”, 2004 të Pierre Cabanas sjellin shtjellime më të argumentuara.

Polibi (II, 2-12) i ndikuar nga tradita se “fati e ka caktuar Romën të pushtojë botën” – konceptuar zanafillisht nga Fabi Piktor – e shpjegon fillimin e luftës së parë iliro-romake me dhunimet që ilirët dhe mbretëresha Teuta u bënë tregtarëve romakë në Adriatik, – tradita tjetër më pak retorike e Apianit (Ilirike, 7, 8) dhe Dion Cassius (fig m. 49), Zonara (VIII, 19) bën fjalë për një tjetër cazus bellis: thirrjen e idhullit Isa për mbrojtjen e Romës për t’i bërë qëndresë sulmeve ilire. G. Walser e rehabiliton këtë traditë të dytë, por M. Holleax është skeptik dhe përjashtues. Mund të themi se e vërteta është në mes. Ndërhyrja e interesave ekonomike është fondamentale në politikën e dyanshme iliro-romake.

Me ardhjen e Pleuratit në pushtet 260 para Krishtit dhe birit të tij Agronit, sipas Stipceviçit nis “faqja më e lavdishme e shtetit ilir” pozita dhe madhështia e shtetit ilir kushtëzuan tërë kompozimet politike me shtetin maqedon, Lidhjen Ajakide në jug dhe Romën. Deri diku kemi një protagonizëm global të ilirëve. Shteti ilir qe kryeinstitucioni, ku flota dhe ushtria qenë institucione kryesore. Thalasokracia ilire arrin kulmin si edicion i dytë i thalasokracisë liburne. Ilirët sulmuan Korkyrën si një rikthim historik të një bastioni të dikurshëm liburn. Beteja e Medonit (qytet akarnanas), ku ilirët shkatërruan rrethimin etolas hapi siparin, ku helenët, maqedonët dhe romakët zbuluan kokën e Meduzës Ilire!
Ideja e sipërmarrësve detarë që u margjinalizua si pirateri ilire u shtjellua nga A.Evans, si kategori e zhvillimit dhe e avancuar e asaj që u quajt një “imperializëm fillestar ilir”, -sot do të quhej “lufta e tregjeve”.

Mbas fitores së Medonit, mbreti Agron vdiq në kulmin e lavdisë së fitores. Në pushtet erdhi gruaja e tij, Teuta, si tutore e birit të Agronit dhe gruas tjetër Triteutës, Pinesit, i lindur në 232 dhe vdekur 15 vjeç në 217 para Krishtit. Agroni vdiq në 230, në vitet 230-228 para Krishtit. Teuta është emblema e pushtetit, projektuesja e diplomacisë, luftës, sulmit dhe mbrojtjes. Emri i saj shtrihet në historinë antike rajonale dhe mesdhetare vetëm në tri vite. Të dhënat e Polibit (II, 5-1-2) nxjerrin se sulmet e detarëve ilirë në brigjet e Peloponezit, në Elida dhe në Meseni kanë ndodhur shumë më para vitit 230, data e sulmit ilir të Foinikës. Për këtë ka analiza nga R.L.Beaumonti dhe H.Y.Dell. Një mbishkrim i gjetur në ishullin Far, që i dedikohet trofesë që u është marrë jadasinaive, identifikuar si ilirët e krahinës së Jaderës (Zarës), datuar nga L.Rober dhe Rendiç-Miocevic si në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit IV para Krishtit., flet për konfliktin detar. Mbishkrimi i kushtohet Kalias, i cili ra në betejë me ilirët (është luftim në det me ilirët), gjetur në ishullin Isa dhe sipas L.Robert-it dhe R.Eggers-it i takon fillimit të shekullit III para Krishtit.
Teksti tjetër i Korkyrës i kushtohet Sinas, vrarë nga ilirët. Ai u vra në 229 para Krishtit dhe ju kushtua me epitaf në greqisht me tetë rreshta (është botuar një Apolon Zeni, Muratori dhe “Antologjia Palatina”).
L.Robert i shton këtij koleksioni epigrafik një tjetër mbishkrim për harkëtarin e vrarë Aleksandër në det nga piratët ilirë pranë ishujve Strofades, në brigjet e Mesenisë.

Këto dokumente epigrafike pasqyrojnë atmosferën tendosëse, që kish krijuar forca ushtarake ilire në det dhe tokë. Këto duhen përkthyer në shqetësimin perspektiv të Romës. Sulmi në Korkyrë qe detar.

Aksioni tjetër i Teutës qe detar dhe tokësor kundër Foinikës, ku spikaste strategu ilir Skerdilaidi, i vëllai i Agronit, gjenerali numër një i shtetit. Pas kësaj fitoreje, pushteti suprem i Teutës është nga Naretva në Epir, deri në Gjirin e Ambrakisë. Teuta nisi një aksion tjetër – atë ndaj kolonive greke të Ilirisë së Jugut, Dyrrahionit, Apolonisë si dhe ato në ujdhesat e Dalmacisë, sidomos ndaj ishullit Isa. Reagimi i Romës nisi si akt diplomatik. Sipas Polibit delegacioni përbëhej nga vëllezërit Gai dhe Luk Karunkani, me ta ishte dhe përfaqësuesi i Isas, Klemparosi. Debati në rezidencën e Teutës qe fatal. Vrasja e Karunkanëve dhe Klemparosit e shteri marrëveshjen diplomatike. Teuta u përpoq të zgjidhë konfliktin, – çon delegatë në Romë, por s’hoqi dorë nga rrethimi i Isas. Dërgoi flotën në Dyrrahion, bëri betejën në ishullin Paksos afër Korintit. Në vitin 229 pas K. në Brindisium romakët mblodhën një ushtri 20.000 ushtarë, 2000 kalorës dhe 200 anije të udhëhequr nga Gnei Fulv Centumali. Korkyrën e morën me tradhtinë e Dhimitër Farit. Lundruan drejt Isas dhe Farit. Teuta u tërhoq në Rizon (në gjirin Bokat e Kotorrit) dhe kërkoi paqe. Marrëveshja qe e rëndë, “ajo u detyrua të abdikojë, në dobi të Pinit”, Dhimitër Fari u martua me Triteutën të ëmën e Pinit, që më pas mbas klientelizmit romak, të ngrihej kundër romakëve. Por historia e Teutës mbyllet. Tri vitet e pushtetit të saj janë alternimi i apoteozës dhe thrillerit. Mbi të u hodh anatema e shekujve. Një histori e shkurtër dhe tejet lakonike. Në këtë zgrip personaliteti i saj ka mbetur në hije.

S’dihet fati personal, si ka vdekur, apo e kanë vrarë. Polibi që e urreu, megjithatë thotë diçka të veçantë (Historia, II, 6) “Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave të shkruara. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë, sidomos kur donte t’i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg”. Është dëshmi e klasit të parë. Personaliteti i saj si grua qe i epërm. Ajo qe e arsimuar. Letrat e Teutës hedhin në hulli arsyetimin konkret. Nëse përdorte letra të shkruara në ç’gjuhë ishin? Në ilirisht? A kishte një gjuhë komunikimi shteti ilir? Pra, një institucion i kultivuar kulturor, gjuhësor, komunikimi? Këto pyetje s’shmangen dot. Vizioni ushtarak i Teutës shpërthehej në formë rrethore, në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug, në hapësirë shumë të mëdha, unikale në histori. Sistemi i komunikimit me letra në pika të largëta gjeografike parakupton një shërbim strategjik dhe taktik, një formë të zhvilluar për kohën. Kemi kështu një skedë të paplotësuar, por jo thjesht të imagjinuar. Shëmbëlltyra e Teutës bëhet një matricë. Kundërshtimi i saj ndaj Romës u reflektua edhe tek dy luftërat e tyre iliro-romake që mbyllen me disfatën e Gentit në 167 para Krishtit. Për 99 vjet, një shekull që nga Pleurati tek Genti – shteti ilir është një dukuri konkrete, një fuqi e madhe ushtarake me status institucional, një realitet kryesor mesdhetar i historisë antike. Teuta e promovoi edhe një galeri karakteri, në historinë e Europës është hera e parë në epikën helenistike që shkëlqen emri i një mbretëreshe ilire. Dy shekuj më vonë do të shquhej Kleopatra e Egjiptit. Në shekullin e parë Budika e keltëve. Në 267 pas Krishtit. Mbretëresha e Palmirës Zenobia – 6 shekuj mbas Teutës rimishëron rebelizmin konceptual e Teutës kundër romakëve. Mbase duhen përmendur më pas dhe Zhan D’Arka e Francës dhe mbretëresha Elisabeta e Anglisë etj. Rezidenca e Teutës qe Rizoni, njëkohësisht dhe qendra religjioze, pagane e hyut ilir Medaur.

Tempulli i Medaurit në Rizon është ende 5 shekuj pas vdekjes së Teutës. Rizoni është kryeqendra e shtetit të mbretit ilir Balaios, që pret monedha në figurën e Artemisit me heshtë, – fuqizuar mbas shkatërrimit të shtetit ilir të Gentit, – por 167 para Krishtit. Ka prerje monetare të pabesueshme.

Diçka për aspektin arkeologjik. Nuk janë bërë zbulime brenda kështjellës ilire për të dhëna për epokën e Agronit dhe Teutës (gjetje artefaktesh etj.).

Qyteti Dimalium, falë zbulimit të arkeologut B.Dautaj, qyteti, që lidhet, sipas Polibit me një veprim luftarak të Skerdilajdit, është identifikuar. Të mangëta janë kërkimet në Foinikë. Pierre Cabanes nënvizon edhe studimin e Luftës së Parë iliro-romake në terren. Citon N.G.L.Hammondin, veprën e tij “Epirus”, Oxford 1967 f. 596, i cili tekstin e Polibit e revizionon, u jep një hapësirë krejt tjetër lëvizjeje të ushtrive kundërshtare të romakëve dhe ilirëve, – ai mendon se të dyja ushtritë janë vendosur në vijën ndarëse të ujërave midis luginës së Drinos dhe asaj të Thiamisit dhe bën krahasimin midis sulmit italian në 1940, që u ndal në këtë vijë nga trupat greke.

Hamondi flet për lëvizje në pellgun e Bistricës në një vijë prej 50 kilometrash, që u jep mundësinë ilirëve të pushtojnë, përveç pellgut të Bistricës edhe atë të Drinos dhe të tërë Kaonisë. Një prirje e tillë studimore është rinovuese dhe plotësuese. Deri më sot nuk na ka arritur asnjë portret ikonografik i Teutës. Ne vetëm mund ta përfytyrojmë. Është i domosdoshëm një imazh i saj i restauruar dhe deri diku i purifikuar, përtej tërë mangësive, ose pamundësive.

Shkrimi Mëparshëm

Ndahet nga jeta poeti i njohur Arben Duka

Shkrimi Vijues

Prej 11 vjetësh shqiptarët pa viza drejt vendeve të BE-së

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Prej 11 vjetësh shqiptarët pa viza drejt vendeve të BE-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist