E diel, 16 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Terrorizoi Elbasanin, 71-vjeçarit ekzekutohet nga forcat RENEA / Flet i vëllai

“Ka pasur fat të keq, një djalë i vdiq”, flet vëllai i 71-vjeçarit që terrorizoi Elbasanin

25 Shtator, 2020
Në Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Thanas Zhidru, i cili erdhi nga Saranda në morgun e Elbasanit, për të tërhequr trupin e viktimën ka treguar për “Abc News” se ngjarja e djeshme është një enigmë.

Ai është shprehur se vëllai i tij njihej nga të gjithë si person punëtor dhe i qetë.

Thanas Zhidru ka rrëfyer më tej se Lefter Zhidru ka qenë i martuar tre herë dhe se i ka vdekur edhe një djalë.

Intervistë:

Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitën dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllanë, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru. Nuk di të them për këtë. Nuk ka pasur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklaruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nuk mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka pasur armë. Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka pasur një fat të keq. Ka pasur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë. Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka pasur punëtor si Lefteri.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”, në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata.

I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori që shkaktoi t’i kushtonte jetën.

Shkrimi Mëparshëm

Tarifat e masterit ngrenë studentët në protestë

Shkrimi Vijues

Një vit pas tërmetit, familjet e pastreha : “Mbetëm me sytë nga rruga”

Të Ngjashme

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Aktualitet

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

15 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë
Aktualitet

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt
Aktualitet

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse
Aktualitet

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Një vit pas tërmetit, familjet e pastreha : “Mbetëm me sytë nga rruga”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

15 Nëntor, 2025
Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist