E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Të shpërfytyruara shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit, plas debati: Të merren masa, deformim historie

30 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Me dy shtatore heronjsh është festuar Dita e Pavarësisë në Prizren.

Gjergj Kastriot Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar, dhe Adem Jashari, luftëtari legjendar i Luftës Çlirimtare të Kosovës, kanë mbërritur në qytetin e Lidhjes. Ka qëlluar që ditëlindja e Adem Jasharit të jetë pikërisht këtë ditë, ndaj edhe simbolika e kësaj dite bëhej edhe më e fortë. Skulptura e Skënderbeut u vendos në qendër të qytetit, në rrugën “Hasan Prishtina”, ndërsa Jashari në një qendër tregtare.

Vendosja e dy punëve në bronz u shoqërua me ceremoni modeste, për shkak të pandemisë Covid-19, por gjithsesi nuk kanë munguar autoritete të qeverisjes qendrore e lokale.

“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë të shënuar, u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për të bërë para nesh”, u shpreh kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. “Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren… Shtatorja e Skënderbeut, përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ, për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjellë në Prizren”, u shpreh ai.

Haskuka tha se shembujt historikë duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara.

KRITIKAT

Do të duhej të kishte qenë një festë vendosja e dy shtatoreve në Prizren, por në të vërtetë ato kanë ngjallur mjaft reagime jo vetëm në Kosovë, por në mbarë shqiptarinë. Duket se skulpturat jo vetëm që nuk janë pëlqyer, por janë konsideruar edhe si fyerje e tallje me dy figurat e mëdha të kombit. Skulptura e Skënderbeut, rraskapitur luftërash, është realizuar nga skulptori Sinan Aliaj, ndërsa ajo e Adem Jasharit, që herë të ngjan si një babëlok me dylbi në qafë e herë si Marksi, nuk bëhet me dije se nga kush është realizuar, përveç faktit që është financuar nga një familje nga Prizreni. Reagimet në Kosovë kanë qenë të ashpra, jo vetëm nga qytetarë, por edhe politikanë.

“Marrëzitë tona kolektive në reprezentimin e historisë sonë përmes artit publik dhe jo vetëm. Ne po i fyejmë në emër të nderimit. Sa e turpshme dhe e dhimbshme për të gjithë ne. Kjo gjë duhet të ndalojë, si për ata që në emër të artit kanë shëmtuar e degraduar hapësirat tona publike e si për porositësit që në emër të lavdisë mbyllin sytë para këtyre lloj ‘veprave’ që na fyejnë të gjithë pa dallim e më së shumti këto personalitete. Lavdi marrëzisë”, ka shkruar Eliza Hoxha e PDKsë.

Ashpër ka reaguar edhe Blerta Deliu e PDK-së. “Shtatoret nuk janë ‘flyer-a’ elektorale për një përdorim. Ato monumentojnë një ngjarje apo epokë historike. Me të njëjtin seriozitet të trajtimit të historisë duhet gdhendur edhe figurat që identifikojnë periudhat e caktuara historike. Shpërfytyrimi i këtyre figurave, në esencë, deformon dhe vetë historinë. Sa i respektojmë, e tregojmë në mënyrën se si i kujtojmë!”, ka shkruar Deliu.

Po ashtu, ka reaguar edhe koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, e po ashtu edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Madje, Ahmeti ka paralajmëruar se nëse shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri është e njëjta me maketin e prezantuar, atëherë nuk do të lejohet vendosja e saj. “Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njëjta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin s’ka, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur. Ndoshta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e komandantit Adem Jashari, për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura. Urime dita e flamurit!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Shkrimi Mëparshëm

Sondazhi: Të rinjtë po e braktisin Shqipërinë, këtu nuk u ofrohet asgjë

Shkrimi Vijues

Skenari i dytë i mësimdhënies gjatë pandemisë. Mësimi në klasë e shtëpi, në varësi të variantit që zgjedh shkolla!

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Skenari i dytë i mësimdhënies gjatë pandemisë. Mësimi në klasë e shtëpi, në varësi të variantit që zgjedh shkolla!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist