E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Të dhëna mbi origjinën e gjeniut Nikola Tesla dhe fotografisë së tij të famshme me kostum tradicional

11 Prill, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në burime dhe publikime të ndryshme pretendohet se kjo fotografi paraqet shpikësin Nikola Tesla (Nikoll Teslla) më 1880 dhe përdoret për të mbështetur idenë se Tesla ishte shqiptar. (shih foton në fund të artikullit)

Ku ndodhet konkretisht fotografia?

Sipas medias novosti.rs Inxhinieri Slobodan Nikoliç, në Stara Çarshija në Krushevc duket se drejton vetëm një ofiçinë mekanike, por nuk është kështu. Ofiçina strehon një muzeum të rrallë shkencor. Reliket më të vjetra të tij datojnë në Mesjetë. Njohuritë profesionale e ndihmuan inxhinierin të mbledhë mijëra sende të rralla mekanike dhe instrumente për matjen e sasive fizike gjatë 40 viteve të punës së tij.

Nga dashuria për shkencën lindi respekti për shkencëtarin gjenial Nikoll Teslla. Prandaj, në një nga vitrinat e muzeut të pazakontë, ai ruan me kujdes foton e famshme origjinale të Teslës me kostum popullor (të quajtur serb). Këtë fotografi unike e ka marrë nga të afërmit e largët të shkencëtarit, të shkrepur rreth vitit 1880, dhe një nga shembujt e fotoaparatit që është përdorur për foton në fjalë gjendet edhe në Muzeun e Nikoliçit.

Sipas inxhinierit “Fotografia është bërë gjatë ardhjes së Tesllës nga Amerika, kur nëna e tij Gjyka ishte e sëmurë”

Argument mbi origjinën e Nikoll Tesllës

Emri i tij Nikola Tesla tregon se me shumë mundësi nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot.

Babai i tij Milutin Tesla, nuk dinte shkrim e lexim kur u bë prift i krishterë ortodoks. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar. Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore.

Nikoll Teslla lindi atje më 10 korrik 1856. Gjuha shqipe nuk ishte në përdorim zyrtar dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikoll Teslla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbo-kroate dhe gjermane që mësoi në shkollat fetare apo shteterore. Në këtë pamje të viti 1880 Teslla paraqitet me veshjen popullore shqiptare, më saktë të Dardanisë.

Ku i gjeti Nikoll Teslla veshjet kombëtare shqiptare në Smiljan të Kroacisë?!

Disa pyetje për të mbështetur argumentimin logjik

Në vitin e largët 1880, cilat janë arsyet pse Nikoll Teslla i la kujtim familjes së tij pikërisht një fotografi me veshje Kombëtare Shqiptare e jo me veshje tjetër, qoftë edhe Kroate apo Serbe? Si është e mundur që në Smiljan të Kroacisë, ku kishin shkuar familja e tij, t’i kishin marrë me vete veshjet kombëtare shqiptare e jo ato serbe, që dallojnë qartësisht?

Vetë Nikoll Teslla në Memoaret e tij, askund nuk e ka përmendur përkatësinë e tij etnike serbe apo kroate, por ai ka thënë se nuk është i përkatësisë fetare Ortodokse, dhe automatikisht bie poshtë përkatësia e tij etnike Serbe. Në anën tjetër historiani serb Mihajlo Doković, si autor i biografisë së tij, e ka thënë qartë se në bazë të gjyshit ai ishte me prejardhje shqiptare, po edhe biografi tjetër i tij, amerikani Marc J. Seifer, në librin e tij “Wizard: The life and times of Nikola Tesla, Biography of a genius” (Magjistari: Jeta dhe koha e Nikoll Tesllës, Biografia e Një Gjeniu), ka shkruar këtë fragment, “Tesla’s appearance resembled the characteristic features of the Ghegs, a tribe described as being tall and having convex-shaped noses and flat skulls”, që në gjuhë Shqipe përkthehet, “Pamja e Tesllës ngjante me tiparet karakteristike të gegëve, një fis i përshkruar si i gjatë dhe që i kishte hundët në formë konvekse (të fryrë) dhe kafka të sheshta”. Po ashtu, historiografia serbe jo-rastësisht askund nuk e saktëson emrin e fshatit në Sanxhak nga ishin shpërngulur prindërit e tij. /usalbanianmediagroup.com

Etiketa: nikolaorigjinasanxhakshqiptartesla
Shkrimi Mëparshëm

Guri prehistorik i gjetur në Xhuxhë të Mirditës në mëshirë të fatit.- Studiuesit akuza institucioneve

Shkrimi Vijues

Kush janë Arvanitët-Arbërorë të Koronit, “Greci Arbereshe-Coronei” pse ata nuk u kthyen më në More

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Kush janë Arvanitët-Arbërorë të Koronit, “Greci Arbereshe-Coronei” pse ata nuk u kthyen më në More

Kush janë Arvanitët-Arbërorë të Koronit, "Greci Arbereshe-Coronei" pse ata nuk u kthyen më në More

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist