• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

Super-operacioni, SPAK dhe Policia e Shtetit në konferencë: Arrestohen “kokat” e grupeve kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Vinny nga Vinny
19 Maj, 2022
Në Kronike, Kryesore
0
0
NDARJET
52
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK Arben Kraja dhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano kanë dalë në një komunikim zyrtar këtë të enjte në lidhje me mega operacionin e nisur prej mëngjesit të sotëm për arrestimin e “kokave” të grupeve kriminale, emrat e të cilëve janë zbuluar pas dëshmisë që ka dhënë Nuredin Dumani.

“BKH dhe policia kanë kryer veprime të shumta hetimore për zbulimin e autorëve të disa ngjarje të rënda kriminale në disa qytete të vendit. pas hetimeve të shumta grumbullohen prova në drejtim të shumë ngjarjeve të rënda kriminale dhe autorëve të tyre”, tha Kraja.

NJOFTIM PËR SHTYP NGA SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.75/2022. Byroja Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim të ngushtë kanë kryer veprime të shumta hetimore në drejtim të zbulimit të autorëve të disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme. Përkushtimi dhe angazhimi i policisë gjyqësore të këtyre dy strukturave të përfshirë në hetime, nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, bëri të mundur që pas hetimeve intensive dhe të shumta të grumbullohen prova në drejtim të shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura dhe të autorëve të tyre.

Fillimisht Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 14.04.2022, procedimin penal 75, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 ne lidhje me nenin 22, 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal; si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashkuar nga neni 278 dhe neni 302 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, janë zbuluar të dhëna të rëndësishme lidhur me disa vrasje të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, vrasje të mbetura në tentativë, krijimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, vjedhje me dhunë dhe armë, vepra dhune, shkatërrim prone me lëndë plasëse, etj. Si rrjedhojë e këtyre të dhënave janë tërhequr dhe studjuar dosjet penale që kanë të bëjnë me këto ngjarje penale. U tërhoqën dosjet e 18 procedimeve penale të ndryshme dhe u bashkuan në një procedim të vetëm me procedimin nr.75/2022. Pas studimit të tyre, mekanizimit të kryerjes së veprave penale, motivit apo konfliktit, veprimeve hetimore në secilën prej tyre, të analizuara këto në raport me të dhënat e reja të disponuara, u evidentuan të dhëna në drejtim të identifikimit të autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale.

Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, në Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Këta grupe kriminale janë dedikuar në veprat penale në dëm të jetës dhe shëndetit si edhe në drejtim të pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.

Në kuadër të këtij procedimi penal pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 42 datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë caktuar masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “arrest në burg” për 32 shtetas.

Po kështu me vendimin 18.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është autorizuar kontrolli i banesës dhe i vendeve në pronësi të 28 shtetasve.

Etiketa: arrestohengrupkokatoperacionpoliciaspak
Shkrimi Mëparshëm

Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Shkrimi Vijues

Çeku: 1247 artefakte të Kosovës po mbahen ilegalisht në Serbi

Shkrimi Vijues

Çeku: 1247 artefakte të Kosovës po mbahen ilegalisht në Serbi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

2 Shkurt, 2026
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

2 Shkurt, 2026
“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

2 Shkurt, 2026
Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

2 Shkurt, 2026
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

2 Shkurt, 2026
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

2 Shkurt, 2026
“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

2 Shkurt, 2026
Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

2 Shkurt, 2026
“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

2 Shkurt, 2026
Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

2 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.