Fahri Xharra
Heshtja e jonë akademike për të kaluarën tonë, mos përfillja e asgjëje shqiptare nga ne, frika se po na hidhërohen fqinjët, mos njohja e lëndës, injorimi dhe shumë e shumë tjera e bën që serbët me shekuj ( 2 shekuj që flasin) që Kosova është e tyre.
Sot e kam fjalën për kohën e Nemanëve ( Nemanjiqëve,sipas serbëve ), kur në të gjitha librat e historisë të botuara në Prishtinë, Tiranë apo Shkup flasim “ për një periudhë serbe në tokat tona gjatë shekujve 12 dhe 13.
Vetëm Skender Rizaj e ka pasur guximin që moti të shkruan se Nemanët ishin shqiptar. Dhe , stop !
Fatbardhësisht që pas luftës së Kosovës po dalin edhe të tjerët që po e vërtetojnë që këndej pari nuk kishte serb deri pas Kongresit të Berlinit.
“Thuhet se Stefan Dushani e shkroi Kodin e tij ne ” serbisht ” ne vitin 1349 . Per kë e shkroi serbisht, kur ne një studim Historia e Ballkanit ne faqen 303, se të gjithë banoret ne kohen e Dushanit ishin shqiptar nga Rrafshi i Dukagjinit e deri ne Shkup .
Populla e Kosoves banohej nga arbanasit ( shqiptarët ) Pra edhe Stefan Nemani , djali i tij Sveti Sava e deri te Car Dushani ishin shqiptar
Jam i gëzuar qe e gjeta ketë fakt shumë me vlerë i cili i vërteton ato qe i kam shkruar deri me tani.
Në postimet e Elvi Sidherit gjejmë fakte tjera që këto anë banoheshin vetëm nga shqiptarët . Elvi Sidheri shkruan : “Duke vijuar me dëshmitë e mesjetës së hershme për arbërorët nga koha e sundimit të perandorit bullgar Ivan Asen II, në kishën e “Dyzet Martirëve” në Veliko Tërnovo të Bullgarisë, gjendet një shtyllë, ku sërish në vitin 1230 (si në “Kartën e Dubrovnikut”) janë skalitur emrat e Arbërisë (Toka e Arbërorëve) dhe Durrësit (“ЗЕМѦ АРБАНАСКѪ” dhe “ДРАЧѢ”).
Ky zbulim quhet “Търновски надпис”, në shqip “Mbishkrimi i Tërnovos”, dhe është zbuluar në vitin 1858, kur akoma kisha brenda të cilës ndodhet ky mbishkrim, ishte shndërruar në xhami nga turqit.
Në foto, teksti i këtij mbishkrimi, ku kam rrethuar fjalët Arbëri dhe Durrës, dhe shtylla ku është skalitur ky mbishkrim.”
T `i pyesim serbët ? A e keni folë kë gjuhë , ose a e keni përdorur këtë shkrim ndonjë herë ? Jo sigurisht që jo, . Jo sepse ju nuk ishit këndej pari .
Një prift ortodosk i shkrunte Skënder Rizajt : :” Nuk di a jeni të njofur me prejardhjen e dinastisë së Nemanjiqve , e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve , nga shekulli XII-XIV . Sipas një teorie greke dhe të shënimeve në Hillendar , ajo është me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njëher ishin katolike , pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone , me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar .
1.Nuk di sa e zotëroni Greqishten e vjeter , por grekët kane shkruar si “Nemane” , kështu është shkruar edhe ne Hilendar. Germa greke “ e “ ne fakt mund të lexohet ne dy menyra , me shqiptimin e vjetër etacstik kjo germ lexohet si E e me vone me shqiptimin itacistik kjo germë në mënyrë itacistike lexohet si “ i “ .Fisi Nimani eshte shkruar si“ Nemane “ ( greq .) kurse Stefan Nemanea si
“ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani , e më heret është lexuar Nemane . Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane , është përvetësuar fjala Nemanja, nga metateza e shqipes : Nemanaj .
Vula, për të cilë shkroi prifti ortodoks gjendet në Muzun e Beogradit
E vazhdoj me postimin e dytë të Elvi Sidherit : N ë një dokument të rrallë të shkruar në vitin e largët 1230, të quajtur “Karta e Dubrovnikut” (“Дубровнишка Грамота” në origjinal), ku perandori bullgar Ivan Asen II u njeh tregtarëve raguzanë të drejtën e tregtisë në viset nën sundimin e tij, gjejmë një frazë me interes madhor për arbërorët, kur thuhet tekstualisht në bullgarishten e vjetër “или в ꙁемꙙ арбанаскѫѫ”, domethënë “në tokën e arbërorëve”. E veçanta e kësaj dëshmie, është se ndërkohë tërë viset e tjera cilësohen veç si “rajone”, me termin e vjetër “хѡрѫ”, ndërsa vetëm për arbërorët përdoret ciësimi “Toka e Arbërorëve”. Gjithashtu në këtë kartë përmendet një tjetër trevë arbërore, Devolli, si rajon, në cilësimin “или в дѣвѡлскѫѫ хѡрѫ”, ndonëse këto vise të tjera arbërore për disa shekuj ndodhen nën sundimin bullgar.
PS: Në foto shfaqet Karta e Dubrovnikut, ku kam rrethuar qëllimisht frazën “или в ꙁемꙙ арбанаскѫѫ”, “në tokën e arbërorëve
Të vazhdoj edhe me një tjetër shumë interesante : E dini Kishen ortodokse shqiptare në Deçan- Kosovë . Serbët pretendojnë se emri ësllav dhe se quhet Deçane.
Por jo, e kemi nje hartë romake të rrethit të Puljas në Italinë Jugore , kue shohim qytetin Decan dhe qytetin Bardulos . Pra Deçani dhe Bardhyli.
E shihni që edhe në Decanin e Italisë jugore kishte kishë. ( Decan , sepse romakët nuk kishin ç, Ç )
Fahri Xharra,3.12.20 Gjakovë