E shtunë, 14 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Sllavët na morën trashigiminë ilire, ne mbajtëm qebabtoret, hamamet, xhamiat e bakllavaxhitë.

9 Dhjetor, 2020
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

 Gani MEHMETAJ

Kush e pengon shtatoren e Pjetër Bogdanit në Prishtinë?

Harrova t’i them edhe disa pjesë të dialogut me Dimen, pa e ditur kush është dhe pse me duronte.

-Na e morët Aleksandrin e Madh, e përvetësuat Filipin, vëllezërit Manaki i bëtë kineastë tuaj, ndërsa ishin shqiptarë, e morët Kështjellën ilire, Shkupin e bëtë tuajin. S’na latë asgjë? i thashë me mllef Dimës, mikut tim sllav, ndërsa pinim birrë të Shkupit buzë lumit Vardar. Ai më pa me vëmendje, paksa i befasuar me këtë shpërthim të vonuar të zemërimit tim.
– Jua lamë Hamamin, xhamitë e mejtepet. Jua lamë qebaptoret, kundraxhinjtë, berberët, hanet e kuajve, pazarin e pistë të zarzavateve, bakllavaxhinjtë. Ç’donit më shumë?
– Ato që ju lamë, ato i meritonit, nuk ishit për më mirë -, ma ktheu flakë për flakë.
– Ju Aleksandrin e Madh e Filipin i mohuat. Kështjellën ilire nisët ta mbushni me qebaptore e restorante dasmash. Ashtu si e braktisët fenë e moçme, i braktisët monumentet tuaja që jua mori turku. Braktisët pjesën aristokratike të qytetit për t’u futur në lagjet orientale që duken si lagje të Kandaharit. Kur kaloj rrallë në lagjet tuaja, Çair e Butel, më vjen turp që jam në të njëjtin qytet, një mur kinez do t’jua bëja në mes. Pastaj që ta keni më të qartë, Shkupin, nuk jua morëm ne, para nesh jua morën ca palo turq që turqisht s’dinë, shqipen përpiqen ta harrojnë me çdo kusht, maqedonishten e flasin për faqe të zezë, megjithatë më me dëshirë flasin sllavisht se sa shqip. Janë bastardët tuaj-katundarë, që kur erdhën në qytet nga turpi i të qenit shqiptarë u deklaruan turq. Gjithë Ballkani atëbotë turqit i dinte të paarsimuar e të vonuar, ndërsa katundarët tuaj i dinin për simbol të qytetarisë. Me ta keni probleme ju, me gjenin tuaj të zvetënuar. Kot që më bie në qafë. Ata jua mohojnë gjuhën, ata jua mohojnë historinë, heronjtë, ata bëhen me ne që t’ju luftojnë ju.
-Por ju i ndërseni?
-Pse është qeni, pos të ndërsehet. Janë servilë ndaj nesh, por shumë të zellshëm, kur i ndërsejmë kundër jush. Ju as shkopin kundër tyre s’jeni të zotët ta përdorni.
-Por ju do të na akuzoni për nacionalistë, – ia ktheva.
-Nuk keni frikë nga akuzat tona, frikësoheni se do t’u hidhërohet Erdogani, ai ju ka në dorë si ju si ata. Ai jua ndërsen. Tanët i përdorim kur ju duhen.
Më mbeti lëngu i elbit-birra në fyt, gati m’u zu fryma. Dimçe më shihte e buzëqeshte me djallëzi.
-Gëzuar nipi i Pjetër Bogdanit, apo nuk je nipi i tij? – ma cakërroi gotën e birrës. – Erdhe në pjesën tonë të qytetit, sepse në pjesën tuaj mjekërcjeptë (vehabistat) jua kanë ndaluar birrën. Atyre s’guxoni t’u bëni gëk as mëk, neve na hakërroheni. Jua kanë futur këmbët në një këpucë, jua kanë ndryshuar gjuhën, përshëndetjet, sjelljet, ju kanë bërë si majmunë që imitoni arabët, – ma tha në fytyrë pa i lëvizur qerpiku.
Ku e mori këtë guxim Dimçe i butë, nuk e mora vesh. Prandaj vazhdova me sulmet e reja ndaj tij.
Se ç’i keni bërë ato përmendore të mëdha, ciklopike, në qytetin e Shenjtores Terezë, të merren mendtë kur i sheh.
-Do të duhej t’ju vinte mirë, edhe sikur të jenë dyfish më të mëdha. S’keni pse zemëroheni përderisa thoni se janë tuajt. Pse nuk vini të faleni para tyre.
U shtira kinse nuk e dëgjova.
-Gjergj Kastriotin nuk na e morët dot, megjithëse u përpoqët, – ia ktheva fitimtar. – Prandaj jua vumë shtatoren e tij për ballë.
-Ju na e ofruat për vëllazërim-bashkim edhe Gjergjin, shkruat se e paska nënën sllave, por ne nuk jua pranuam. Mezi e ndërtuat shtatoren e tij në cep të autoudhës. Bile habitem si nuk jua rrënuan hoxhallarët që s’lanë gjë pa thënë kundër tij, ndërsa ju nëpër xhami i shihni si delet, vetëm sa s’ blegërini kur ata flasin kundër flamurit e kombit tuaj. Por shtatoren e Pjetër Bogdanit nuk guxonit ta ndërtonit, nuk ju lënë hoxhallarët. Bëjeni një të tillë në Prishtinë, po ua mbajti?
-Megjithatë e ndërtuam në qendër të Shkupit.
-Në Prishtinë ku ai vdiq dhe turqit ia nxorën eshtrat mbi dhe, nuk ia bënë asnjë përmendore a shtatore. Kush i pengoi dardanët tuaj? Ne?
Ku i di ai turpet tona?
Për ta neutralizuar desha t’ia numëroja padrejtësitë e tjera, mikut tim Dimçe, me të cilin takoheshim në Paris, Kanë e Bolonja, por s’dija si t’ia nisja.
S’kisha guxim t’i thosha se ju edhe Kishën Katolike të Pjetër Bogdanit na e morët. Pas më shumë se një mijë vjet predikimi shqip, në njëzet vjetët e fundit nëpër muret e kësaj kishe ka nisur të përplaset sllavishtja nga prifti maqedonas, që është i vetmi katolik në Maqedoninë e Lekës së Madh. Sikur të ma lexonte mendjen, ma ktheu:
– Se mos do të na akuzosh se jua morëm Kishën Katolike?
– Pikërisht ajo më shkoi nëpër mend, – ia ktheva i shkarkuar nga droja.
– Ç’ju duhej? Ta bënit xhami si në Prishtinë, ku Kishën e Pjetrit tuaj e bëtë xhami të Sulltanit. Shkollat në gjuhën tuaj i kërkoni nga ne, ndërsa ndërtoni xhamitë si të çmendur. Pastaj të bëhem i sinqertë: shqiptarët katolikë, tanët nuk i durojnë, ua prishnin planet, ua çrregullojnë mënyrën e të menduarit, prandaj i dëbuan. “Nëna Terezë shqiptare? S’është e mundur”, i themi njëri-tjetrit. Nuk e besojnë kur ju shohin se si jeni katandisur. E di ti miku im se shumica prej tanëve mendojnë se ju keni ardhur me turqit?
Ma mpiu trurin. Arrita t’ia afroja gotën e birrës së Shkupit, që t’ia ndërprisja lumin e akuzave. Ato akuza duhej t’ia drejtoja unë, ndërsa ai s’më linte të çilja gojën.

Shkrimi Mëparshëm

Foto / Do përpiqej të siguronte vaksinën anti-Covid sa me shpejt, ja ç’bën Rama prej 5 ditësh në New York

Shkrimi Vijues

Pas vrasjes së 25-vjeçarit fillojnë trazirat , ç’ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë

Të Ngjashme

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!
Kultura

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore
Aktualitet

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

Pas vrasjes së 25-vjeçarit fillojnë trazirat , ç’ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist