E premte, 23 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

“S’ka pyll pa derra!” Tupja i përgjigjet Ramës: Shqipëria dhe derrat e saj?

18 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe derrat e saj?

 

EDMOND  TUPJA

Sigurisht, në luftën kundër kovid-19-s një punë fort të lavdërueshme, madje deri në vetëmohim, kanë kryer shumë mjekë e infermierë në spitalet antikovid të mbarë vendit. Gjithsesi, duke reaguar lidhur me pakënaqësitë e jo pak familjarëve lidhur me trajtimin e pamëshirshëm dhe gati vrastar që u kanë bërë të afërmve të tyre disa punonjës në spitalet antikovid të kryeqytetit, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama përmendi proverbin e famshëm “Nuk ka pyll pa derra”. Sipas gjykimit tim, ai duhet ta dijë fort mirë se ky proverb ka dalë nga realiteti objektiv dhe se, meqë në pyll nuk ka derra të butë, nënkuptohet se në këtë proverb bëhet fjalë, pa më të voglin dyshim, për derra të egër! Këta lloj derrash janë fort të rrezikshëm, sepse po të mos i vrasë gjahtari që në të shtënën e parë, ata mund t’i vërsulen atij dhe t’ia hapin barkun me çatajtë e tyre! Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, mendimi im është që kjo dukuri tronditëse nuk mund të kapërcehet thjesht e kalimthi me një proverb të tillë, që, nga mënyra si doli prej gojës së kryeministrit shqiptar të njohur me emrin Edi Rama, dëshmon, nga ana e këtij të fundit, për një mungesë të plotë empatie, term ky psikologjie dhe filozofie, i cili shenjon aftësinë për t’u identifikuar me dikë e për të përjetuar atë çka ai përjeton.

Sidoqoftë, le të kthehemi te proverbi “Nuk ka pyll pa derra”. Logjikisht, pra po të arsyetojmë me mendje të qetë, i bie që Shqipëria jonë e shkalafitur nga tërmetet, nga pandemia e nga përmbytjet e ditëve të fundit, e shkalafitur gjithashtu nga keqqeverisja, arbitrariteti e cinizmi i pushtetarëve, korrupsioni, papunësia, mërgimi i të rinjve dhe i kuadrove me përvojë (125 mjekë specialistë brenda një viti), nga shtrenjtësimi i jetës (43 përqind e popullsisë jeton me më pak se 5,5 $ në ditë) etj., etj., i bie, pra, që Shqipëria jonë e pashpresë të jetë një pyll, madje një xhungël, ku një grusht derrash të egër, më saktë një lukuni luanësh, tigrash, panterash, pumash, çakejsh, pitonësh e kafshësh të tjera grabitqare, po ua bëjnë jetën të pamundur shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk po shohin asnjë rreze drite në fund të tunelit ku i kanë futur “rilindasit” mavi të udhëhequr prej kryeministrit shqiptar të njohur me emrin Edi Rama, i cili po superqeveris duke zbatuar pikë për pikë dy batuta të dala nga goja e Luigjit XIV, mbretit të Francës në shekullin XVII: “L’Etat, c’est moi” (Shteti jam unë!) dhe “Après moi, le déluge!” (Pas meje, u bëftë kiameti!).

Nga ana tjetër, meqë kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama jeton në Shqipërinë e kthyer në pyll, më saktë në xhungël, duke qeverisur luanisht, tigërisht, panterisht, pumisht, çakallisht, pitonisht etj., etj., i bie që të ketë në kabinetin e tij qeveritar (me “t”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër në vend të saj), të paktën disa derra të egër, prej të cilëve njëri apo tjetri me pretendime luani, tigri, pantere, pume, çakalli apo pitoni! Ah, u kërkoj ndjesë lexueseve dhe lexuesve të kësaj rubrike të përjavshme, por, ç’është e vërteta, askush, në qeverinë e tij, nuk mund të ketë pretendime luani, sepse pjesën e luanit ka të drejtë ta marrë vetëm kreu apo i pari i pyllit, më saktë i xhunglës shqiptare!

Së fundi, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama ka dhënë prova se, qysh në rininë e tij të hershme, e ka respektuar dhe admiruar figurën e femrës shqiptare për cilësitë e virtytet e saj, çka e konfirmon më së miri edhe zbatimi, me përpikërinë më të madhe, i barazisë gjinore në gjirin e vakët të ekipit të tij qeveritar. Me një 100 përqind siguri, ky qëndrim i drejtë, i bazuar në respektin e në admirimin kryeministror për figurën e femrës shqiptare, nuk ia lejoi atij që barazinë gjinore ta zbatonte në proverbin e lartpërmendur, ndërkohë që një sanitare, pra një femër shqiptare, i paska zhvatur të afërmve të një pacienteje me kovid-19 një sasi të madhe parash gjoja për t’u kujdesur për atë që ta shpëtonte nga vdekja. Pra, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama, që batutën e ka pjesë përbërëse të madhështisë së tij oratorike, ia ndaloi vetes të thoshte: “Nuk ka pyll pa derra e pa dosa”. Ah, në këtë pikë, ndokush mund të më pyesë: “Po me gicat, ç’bëhet, ku mund të jenë?”. Oh, ndoshta kanë qenë para disa kohësh në tryezën ku kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama është parë e filmuar tek darkonte me Lefter Kokën e me Damian Gjjiknurin, në çastin kur e ftonte ëmbëlsisht Nasip Naçon t’i bashkohej atij dhe dy bashkëdarkuesve në fjalë.

Shkrimi Mëparshëm

Kreshnikët në Unesco, bëhet gati dosja e kandidimit të Eposit Shqiptar

Shkrimi Vijues

“Sot po nderohen ushtarët grek, që erdhën në Shqipëri si pushtues”

Të Ngjashme

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg
Kryesore

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar
Kryesore

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Kryesore

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut
Kryesore

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”
Kryesore

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën
Kryesore

Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

20 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

“Sot po nderohen ushtarët grek, që erdhën në Shqipëri si pushtues”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

20 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist