• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias”, libër monument

Vinny nga Vinny
6 Qershor, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
0
“Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias”, libër monument
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Kosovë dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, sot, me fillim nga ora 14:00, në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës kanë përuruar librin në gjuhën shqipe “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” të autorit Peter Štoka, përkthyer dhe redaktuar nga dr. Pëllumb Qazimi.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Heset Ahmeti, i cili ishte moderator i këtij përurimi, foli për aktivitetet e kësaj shoqate në diasporë, kryesisht në Koper të Sllovenisë. Ai tregoi se libri “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” i autorit Peter Štoka është botimi i dhjetë i koleksionit “Iliria”, që sjell fakte historike për rolin dhe praninë e shqiptarëve në krijimin e Istrias.

Ahmeti falënderoi të gjitha institucionet, lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Sllovenisë, që kanë mbështetur deri më tash aktivitetet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”. Ai bëri me dije se kontributin shkencor të studiuesve sllovenë dhe shqiptarë do ta përkrahin gjithmonë materialisht dhe do ta përurojnë kudo dhe kurdo që institucionet i ofrojnë bashkëpunim.  Gjithashtu, librin e Peter Štokës ai e quajti “monument i vlerave të veçanta historike, kulturore, shkencore për shqipen dhe shqiptarët e hershëm”.

Përkthyesi dhe redaktori i librit, dr. Pëllumb Qazimi, në recensionin për librin, tha se studiuesi Peter Štoka ka bërë një punë shumë të madhe dhe me vlerë për albanologjinë dhe për miqësinë e hershme të shqiptarëve me sllovenët. “Libri i tij është një kontribut i madh për kulturën shqiptare, gjithashtu edhe për raportet e mira të shqiptarëve me sllovenët”, tha studiuesi Qazimi.

Fjalë rasti mbajti edhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Mince Benedejçiq, e cila tha se, pas një leximi të shpejtë që i ka bërë librit në gjuhën angleze, “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias”, ka vënë re se autori ka sjellë mjaft risi të panjohura më parë nga shqiptarët dhe sllovenët për marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.

Ndërkaq autori Peter Štoka paraqiti disa argumente të qëndrueshme dhe të forta, nëpërmjet disa artefakteve në fotografi, për prejardhjen e shqiptarëve dhe për vjetërsinë e gjuhës shqipe. Ai tha se gjuha shqipe dhe kultura e saj janë shumë të vjetra dhe kanë gjurmë të mëdha e të dukshme në shumë fshatra dhe qytete të Sllovenisë.

Etiketa: istriaskrijimilashtelibershqiptaret
Shkrimi Mëparshëm

Hasan Prishtina – Një yll i ndritur i kombit shqiptar!

Shkrimi Vijues

Dokumentar për Gjirokastrën – Televizioni gjerman zbulon kulturën, traditat dhe historinë

Shkrimi Vijues
Dokumentar për Gjirokastrën – Televizioni gjerman zbulon kulturën, traditat dhe historinë

Dokumentar për Gjirokastrën – Televizioni gjerman zbulon kulturën, traditat dhe historinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist