E premte, 23 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipja në rrezik! Nga kush?

28 Janar, 2023
Në Aktualitet, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Ndue Dedaj

(Në vend të një pamfleti)

Ka pak kohë që qeveria ka shpallur se gjuha shqipe është në rrezik, fillimisht kryeministri në takimin jubilar të Kongresit të Drejtshkrimit, në nëntorin e vitit të kaluar dhe së fundi ministrja e Arsimit, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, kur bëri me dije publikun për zhvillimin e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe, që ka nisur në shkollat e vendit me nxënësit e klasave të nënta, për t’u finalizuar në muajt e ardhshëm. Edhe pse veprimtari të tilla janë në natyrën e shkollës, në njëfarë mënyre përditshmëria e saj, prapë nisma meriton të përshëndetet. Për gjuhën ka detyrim çdo shqiptar, aq më tepër institucionet. Është e vërtetë që gjuha është në rrezik, po nga kush rrezikohet ajo? Vetëm nga shkolla jo! Përkundrazi, ajo është ndër vatrat më të dinjitetshme të kultivimit të saj. Jo se nuk ka mangësi dhe aty.

Janë disa rrezikuesit e gjuhës, ani se paqëllimshëm, për të cilët nuk dimë të ketë folur qeveria.

E para është administrata publike, që i formulon shkresat dhe dokumentacionin zyrtar pa kurrëfarë këshillimi gjuhësor, korrektimi e redaktimi teknik. Ka gjasë që i vetmi dokument shtetëror pa gabime gjuhësore të jetë “Gazeta Zyrtare”. Nga ana tjetër, kush përveç administratës duhet të kujdeset për shkrimin saktë të emërtesave të ndryshme publike, duke nisur nga ato të rrugëve, bizneseve etj.?

E dyta gjuha rrezikohet seriozisht nga ligjërimi publik agresiv, duke nisur nga ai parlamentar, nga i cili nxënësit e shkollave që do të zhvillojnë konkursin e gjuhës e të tjerë nuk kanë se çfarë të mësojnë, përkundrazi kanë se çfarë të humbasin jo vetëm në anën gjuhësore, por dhe atë etike. Komunikimi në sferën politike është tejet problematik, plot me akuza e kundërakuza, sharje, fyerje e batuta të shpëlara, duke e ndotur mjedisin gjuhësor e jo vetëm. Ndaj konkursi për gjuhën këtu duhej të kishte nisur!…

I treti mëkatar janë mediat audiovizive, që përmes disa formateve televizive “popullore”, lejojnë të shpërthejë vulgu gjuhësor nëpër emisione, ku njerëz krejt të zakonshëm zihen e kacafytën verbalisht në ekrane më keq se në rrugë, duke nxjerrë për goje çfarë t’iu vijë. Në emër të thithjes së audiencës, me sa duket atyre as që iu kërkohet të bëjnë kujdes me gjuhën, mënyrën e të folurit, kulturën e komunikimit, etikën dhe mirësjelljen. Nuk do të flasim këtu veçmas për rrjetet sociale, të cilat nuk kanë asnjë limit sa i përket keqpërdorimit të gjuhës, duke nxjerrë në dritë të diellit mangësitë e formimit gjuhësor, kulturor, por dhe të edukates vetjake e familjare etj. Nëse shoqëria do t’i trajtonte rrjetet sociale si një aset bashkëkohor universal në rrafshin e komunikimit, atëherë do të kishim përfituar një media demokratike të pashoqe.

Së katërti, një dëm i madh i shkaktohet gjuhës shqipe nga zotëruesit e studiove artistike dhe vetë krijuesit (autorë tekstesh, kompozitorë dhe këngëtarë), që lejojnë të dalin në publik këngë tallava me një gjuhë të mjerë, gjysmake, që vetëm zhurmon e belbëzon. Dhe e gjitha për më shumë klikime! Po more shumë të tilla ke qeverisur mirë, ke kënduar mirë, ke “qarë” mirë… Kështu na qenka sot, me like mund të pushtosh kalatë e politikës, artit, showbizit, por jo dhe të biznesit, pasi aty kërkohet produkt e nuk mjafton vetëm reklama farfuritëse.

Së pesti, nuk mund të mbeten pa u qortuar dhe vetë punëtorët e zellshëm të gjuhës, specialistët e saj të shquar me grada e tituj shkencorë, të cilët nuk mund të thuhet se e kanë përmbushur misionin e tyre vetëm me studimet për gjuhën. Presioni i tyre për mirëmenaxhimin e gjuhës lypet të jetë shumë më i fortë ndaj institucioneve shtetërore, publike e jopublike, mediatike etj., për “shthurjen” e përgjithshme gjuhësore, përdorimin pa vend të fjalëve të huaja, përmirësimin e programeve shkollore të gjuhës shqipe, bjerrjen e leximit të librit artistik, politikat gjuhësore për diasporën etj.

Një konkurs kombëtar për gjuhën në shkollë është mjaft i vlefshëm, por dhe një kongres a forum tjetër kombëtar për “shqipen në rrezik”, i inicuar nga qeveria, por i prirë nga gjuhëtarët, na duket më se i nevojshëm. Aq më mirë nëse një kuvendi të tillë do t’i bashkoheshin dhe ata të universiteteve të tjera shqiptare të rajonit.

Shkrimi Mëparshëm

Mozaik me motive ilire për qytetin e Pogradecit

Shkrimi Vijues

Dëshmitë e dy pjesëve të Mbretërisë së Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Lavditë e familjes së shquar Komneni

Të Ngjashme

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”
Kryesore

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare
Aktualitet

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues
Dëshmitë e dy pjesëve të Mbretërisë së Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Lavditë e familjes së shquar Komneni

Dëshmitë e dy pjesëve të Mbretërisë së Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Lavditë e familjes së shquar Komneni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

Mori hapa të guximshëm për kohën/ Çfarë ndryshoi në Shqipëri kur Ernest Koliqi ishte ministër?! Si i shpëtoi jetën Petro Markos në burg

21 Maj, 2025
Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

Dervish Hima, atdhetari, publicisti e diplomati i shquar shqiptar

21 Maj, 2025
Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Revolta e Spaçit, 21 Maj 1973, kur u dëgjua për herë të parë thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

21 Maj, 2025
​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

​Njëqind e trembëdhjetë vjet nga Kuvendi i Junikut

21 Maj, 2025
“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

“The Daily Telegraph” për pushtimin e Prishtinës nga serbët më 1912, shkruan: “Banorët vriten si lepuj”

20 Maj, 2025
Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

Komunizmi në Shqipëri, të pavërtetat, shpifjet dhe fyerjet për Faik Konicën

20 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist