• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipja hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork

Vinny nga Vinny
21 Qershor, 2025
Në Aktualitet, Diaspora, Kryesore, Kultura, Pikepamje
0
Shqipja hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork
0
NDARJET
85
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 18 qershor,2025, Kancelarja e Arsimit në Nju-Jork, Melissa Aviles – Ramos, njoftoi se gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit.

Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju-Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).

Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe, duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.

Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore. Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.

Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional. Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju-Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen, duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri.

Kujtojmë se këto zhvillime vijnë paralelisht me një tjetër ngjarje të rëndësishme të publikuar rreth dy muaj më parë: hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht në një shkollë publike të Nju-Jorkut. Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.

Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre. Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në  një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.

Ky sukses i rëndësishëm nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e vazhdueshëm dhe punën e palodhur të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Mark Gjonaj, (Kryetar), Drita Gjongecaj, dhe Emina Cunmulaj. Përmes lobimit strategjik, bashkëpunimit me Departamentin e Arsimit të Nju-Jorkut dhe organizimeve komunitare, ata kanë bërë të mundur që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet dhe të pranohet në mënyrë institucionale. Përpjekjet e tyre të përbashkëta kanë kontribuar drejtpërdrejt në pranimin e shqipes si gjuhë zyrtare për komunikimet shkollore dhe në hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht, hapa historikë që do të kenë ndikim pozitiv për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në diasporë, shkruan illyria.

Etiketa: diasporagjuhanyshqipeshqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Dishepulli i Rilindjes kombëtare Profesor Hasan Tahsini

Shkrimi Vijues

Kosova zbulon rrënjët e qytetërimit, hyjneshat dhe punishtet e strallit në Istog

Shkrimi Vijues
Kosova zbulon rrënjët e qytetërimit, hyjneshat dhe punishtet e strallit në Istog

Kosova zbulon rrënjët e qytetërimit, hyjneshat dhe punishtet e strallit në Istog

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

19 Qershor, 2026
Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë harrojë emrin e tij

Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë harrojë emrin e tij

19 Qershor, 2026
Sot, në datëlindjen e At Arthur Liolit – Pasues i Nolit dhe lider shpirtëror i komunitet shqiptaro-amerikan

Sot, në datëlindjen e At Arthur Liolit – Pasues i Nolit dhe lider shpirtëror i komunitet shqiptaro-amerikan

19 Qershor, 2026
Fitore për shqiptarët. PE kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

18 Qershor, 2026
Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

18 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist