Shkrimtarja dhe studiuesja Lea Ypi do të jetë sot për herë të parë pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në kuadër të edicionit të 44-t të tij.
Ypi do të mbajë ligjëratën me temë “Dinjiteti dhe padrejtësia historike: historia e një familjeje shqiptare”, e cila do të mbahet sot, më 25 gusht, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ligjërata do të drejtohet nga Linditë Sejdiu dhe do të trajtojë tema që lidhen me historinë, kujtesën, identitetin dhe përvojën e një familjeje shqiptare.
Pjesëmarrja e Lea Ypit i shtohet programit të edicionit të 44-t të Seminarit, i cili mbledh studiues, gjuhëtarë, shkrimtarë dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

















