E premte, 13 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Shëndeti i qeverisjes dhe fuqia e rrotacionit

10 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ergys Mërtiri

Një nga arsyet kryesore pse demokracia ka epërsi ndaj sistemeve të tjera politike, është se ajo eliminon dy probleme themelore: tiraninë dhe dhunën. E para bëhet e mundur nëpërmjet ndarjes së pushteteve, e dyta nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe rrotacionit politik. Rama po përpiqet t’i shkatërrojë të dyja, duke rrezikuar ta shpjerë vendin në hulli të rrezikshëm, por a do të mundë ai të ndalojë rrotacionin në këto zgjedhje?

PARADOKSI I PUSHTETIT

E zhytur në skandale, shpërdorime financiare, abuzime me detyrën, si dhe dështim për të krijuar shtet, institucione e politika në shërbim të qytetarëve, qeverisë i duhet të gjejë mjete për të mbijetuar. Këto mjete ajo po i kërkon në hapësira që tejkalojnë kufijtë e saj, duke uzurpuar pushtete dhe institucione të pavarura, duke shkatërruar rregullat e lojës si dhe duke korruptuar sferën e veprimtarisë shoqërore në çdo hapësirë. Në këto kushte, asaj i duhet gjithmonë e më shumë pushtet për të mbuluar shpërdorimet, si e vetmja mënyrë për të shmangur rrëzimin. Por, vetë rritja e pushtetit sjell rritje të abuzimeve, duke bërë që të ketë gjithmonë pamjaftueshmëri mjetesh në zotërim. Pra, pushteti është gjithmonë i pamjaftueshëm dhe rrjedhimisht qeveria mbetet gjithmonë e kërcënuar.

Aktualisht, qeveria Rama ka shkatërruar një nga kolonat themelore të demokracisë: ndarjen e pushteteve – duke instaluar një sistem monist, ku shteti shkon drejt personalizimit nga një njeri i vetëm. Kjo ka vënë në dyshim jo vetëm funksionimin e shtetit, shfuqizimin e barrierave për të penguar arbitraritetin e qeverisë, por edhe vetë mekanizmin e ndryshimit politik, zgjedhjet. Kapja e shtetit sjell si rrjedhojë edhe kapjen e zgjedhjeve, si e vetmja mënyrë për të mbetur në pushtet.

Eliminimi i koalicioneve është tregues i pamjaftueshmërisë së kësaj qeverie për të mbijetuar. Ajo ka nevojë të shkatërrojë rregullat e lojës, të ushtrojë dhunë e arbitraritet, duke bërë gjithçka për të shpëtuar, në kushtet kur nuk ka më asnjë legjitimitet dhe asnjë motivacion për t’i bërë njerëzit ta votojnë.

 

EFEKTI I RROTACIONIT

 

Në qoftë se rrotacioni është i vetmi rrezik për qeverinë, ai është, nga ana Shëndeti i qeverisjes dhe fuqia e rrotacionit ERGYS MËRTIRI tjetër, e vetmja rrugëdalje për vendin. Ai është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën politike, për të çliruar shoqërinë nga pengmarrja e shtetit, si dhe për të shfryrë e shkarkuar sadopak tensionet dhe klimën e dëshpërimit të krijuar në vend. Edhe sikur të mos prodhojë qeverisjen e duhur, rrotacioni i bën mirë shoqërisë, sidomos në kushtet ku ndodhemi, pasi ndërpret kalcifikimin e së keqes që po gangrenëizon gradualisht të gjithë trupin e saj.

Që në fillimet e mendimit politik modern, demokracia është parë si një sistem efikas në zbutjen e konflikteve që kërcënojnë shoqëritë. Zgjedhjet e lira janë ndër të tjera një instrument i rëndësishëm për eliminimin e dhunës në sferën politike. Duke u dhënë mundësinë palëve të garojnë në zgjedhje, duke krijuar kushtet që qeveritë të ndërrohen herë pas here politika moderne ka gjetur një mënyrë për të shfryrë përplasjet dhe tensionet.

Ralf Dahrendorf, një nga studiuesit më të rëndësishëm të këtyre fenomeneve, e shikon konfliktin si një instrument të rëndësishëm zhvillimi në shoqëritë moderne, me kushtin që ky konflikt të zhvillohet nëpërmjet mjeteve legjitime, brenda suazës racionale e ligjore e institucionale. Konflikti nuk është aspak i dëmshëm kur ai mbetet në këtë nivel. Përkundrazi, ai e ndihmon shoqërinë të bëhet më e shëndetshme dhe politikën të jetë më shumë në shërbim të qytetarëve. Në këtë kuadër, rrotacioni politik është, sipas tij, një mjet që ndihmon zhvillimin, duke sjellë ndryshime graduale drejt zhvillimit, sipas modelit të lavjerrësit. Por, kur institucionet kapen nga qeveria, kur ndarja e pushteteve asgjësohet dhe skena politike monopolizohet, shoqëria rrezikon ose të bjerë në tirani, ose të shtyjë drejt destabilitetit, duke u kërcënuar nga skenarë të rrezikshëm.

 

SHËNDETI I QEVERISJES

Në këtë mënyrë, demokracia është konceptuar si një sistem i krijuar për të bërë të mundur rrëzueshmërinë e qeverive, jo jetëgjatësinë dhe fuqinë e tyre. Një shoqëri është e shëndetshme kur ka mekanizmat e duhur për t’i ndëshkuar qeveritë. Studiuesit e politikës thonë se çdo qeveri fillon të degradojë kur qëndron gjatë në pushtet, pasi është vetë natyra e pushtetit që e shpie atë drejt konsumimit, korruptimit dhe arrogancës. Për këtë arsye, rrotacioni është i nevojshëm si një instrument jetik në rigjenerimin e qeverisjes. Kjo ndodh edhe kur qeveritë janë të drejta, të afta dhe të përgjegjshme, lëre më kur në qeveri është Edi Rama, i cili nuk ka qenë i tillë as në ditën e parë të tij në politikë.

Për këtë arsye, rrotacioni është e vetmja mundësi që ky vend ka, jo thjesht për të shkarkuar tensionet apo për të çliruar shumë energji të fjetura, të margjinalizuara nga shtypja e pushtetit, por, më shumë për të ndaluar procesin e kalbëzimit, e, mbi të gjitha, për të frenuar rrëshqitjen graduale të vendit drejt autokracisë. Parë përmes syzeve të teorive të konfliktit, kjo do të jetë e pashmangshme në këto zgjedhje pasi kalbëzimi i pushtetit sjell bjerrjen e tij së brendshmi, gjë që prodhon gjithmonë një çekuilibrim të forcave në favor të opozitës. Pushteti, në të tilla kushte, prodhon gjithmonë më shumë armiq se ç’ka fuqinë të rekrutojë mercenarë.

Shkrimi Mëparshëm

Anulohet zyrtarisht debati i dytë Trump-Biden. Kur do përballen?

Shkrimi Vijues

Ambasada sqaron procedurën për Lotarinë Amerikane

Të Ngjashme

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë
Aktualitet

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”
Aktualitet

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar
Kryesore

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi
Aktualitet

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

Ambasada sqaron procedurën për Lotarinë Amerikane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist