E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Sfidat traumatike të një personi normal në këtë vend

Cili është momenti historik, kur injoranca u bë institucion?!

21 Dhjetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Traumat e një fëmijërie në kohërat moderne

Për hir të mirkuptimit, duke qenë koncepti “person normal”, diçka më së shumti përjashtuese në shumë plane, se sa gjithëpërfshirëse, duhet të përcaktojmë këtë term, në kontekstin e mëposhtëm. Nëse ju jeni një individ që preferoni rregullin, karshi kaosit, ligjin karshi kundravajtjes, të drejtën karshi të padrejtës… fjalën, komunikimin, urtësinë, butësinë, xhentilesën, shkathtësinë pa zhvatjen, arrogancën dhe hopokrizinë, etikën, në vend të piskamës, fyerjes, shantazhit, kanosjes, shputës, shkelmës, grushtit e plumbit, atëherë konsiderojeni veten në bashkësinë e personave normalë.

Fat ose jo, kjo është ende për tu diskutuar. Aktualiteti na ka bërë të qartë se një individ, në mes të kësaj shoqërie, sprovohet që në moshë  të njomë. Që në kopësht apo çerdhe. Aty fëmijët e qetë e të sjellshëm, bien në kontakt më të tjerë fëmijë mes të cilëve një (jo gjithnjë) pakicë harbute dhe e dëmshme. E rritur keq dhe e dhunuar psikologjikisht. Këta fëmijë janë si një majë ende e butë e kontaktit të të gjithëve ne, me realitetin e pabalancuar që krijojnë të pazotët, injorantët, dashakeqët, përtacët, hajdutët etj…

Është e çuditshme se si realiteti i tyre ka prevaluar realitetin e të tjerëve në këtë vendin tonë që ka më shumë se kurrë nevojë për përkujdesje e dinjitet, sepse në kushtet konkrete po i shkulen rrënjët e së ardhmes.

 

Fitoret e injorancës dërrasëmangut, fatalitetet historike të Shqipërisë

Eliminimi fizik, në rend të rregullt, i intelektualëve, nuk qe një veti e rendit monist, porse aty u bë institucion dhe u kalçifikua edhe në mendësine e njerëzve te thjeshtë. Çensura është pakogjë para autoçensurës dhe ky është mësimi më i përgjakur që nxirret nga ajo kohë e trashëgohet në këtë kohë.

Që prej pushtimeve të hershme turke në territoret e pamata të Shqipërisë e shqipëtarëve, pushtuesi ka luftuar kryesisht të fortët, të drejtët, të mençurit të pasurit dhe ata që të vërtetën nuk e gëlltitën si turpi me bukë. Pas vdekjes së mbretit me kurorë të dafintë nga dera e Kastriotëve, këtyre trojeve iu shkul me rrënjë e degë aristokracia, dyert e larta të nderit, familjet e besës e respektit shqiptar, u vërsulën drejt detit, duke lënë shpirtin pas në dheun e të parëve. Ikën për mos u kthyer më kurrë zemrat fisnike të atyre që u quajtën më vonë, arbëreshë. Po e njëjta gjë ndodhi edhe në trojet e lara me gjak në More, Peloponezi i sotëm. Kush kishte shumë për të humbur, e gjeti strehën përtej detit dhe vendin, në mos i huaji, e mori lumi.

Historia vijoi me të njëjtin hap derdimen, duke shkelur portretet e inteligjencës e dukë lartësuar të injorantëve

 

Jo të gjithë e dinë se babai i shtetit Shqiptar,  Ismail Bej Vlora kishte 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qami Bej.? I madhi prej të cileve shkriu një pjesë të pasurisë, për një përfaqesim sa me dinjitoz të të atit dhe bashkë me të edhe të Shqiperisë, (udhetime, fatura, detyrime doganore, detyrime diplomatike, lobim, akomodim delegacioni etj.)

Asnjë nga djemtë e vajzat e Ismail Beut nuk përmendet gjatë komunizmit. Madje as ditëlindja e flamurtarit të pavarësisë nuk përmendet sepse koiçidon me ditëlindjen e Enverit.

I vetmi prej tyre që jetoi në Shqipërinë e babait, i shumënderuari ndërkombëtarisht Qamil Vlora u burgos, për armëmbajtje pa leje (të një antikuari, kujtim nga i ati) dhe gjeti vdekjen nga tuberkulozi që mori në burg. Sa trishtim të japësh gjithçka në jetë për vendin dhe të të shpërblehet kështu!

Çdonjëri nga pasardhësit  e Luigj Guraguqit, Frashërllinjve, Vlorajve, Gërmenjëve, Topullinjëve, Kokalarëve, Kasimatëve, Toptanëve, Zogollëve, etj, mund të jenë përndjekur mbi të gjitha për hir të formimit të tyre. Sa më i mençëm të ishe aq më në rrezik! Dhe së dyti sepse përbënin rrezik për pushtetin “popullor” të Enverit.

A meritonte kreun e vendit Mithat Frashëri, i biri i Abdylit, e nipi i Samiut e Naimit?  Për komunistët, firmëtari i pavarësisë Mid’hat Frashëri mbetet kryetar i Ballit Kombëtar, i cili bashkëpunoi me pushtuesin. Dhe soji i tyre as që e llogarisnin bashkëpunëtorin e komunistëve serbë, Enverin për personalitet, e jo më ta pyesnin e t’i “merrnin dorën” për të ardhmen e Shqiperisë.

Ja edhe përse përbënte rrezik dhe u luftua (nga larg).

Cili do ishte drejtimi që do kishte marrë Shqipëria nëse s’do kishte marrë pushtet Enveri?

Injorantët jane individë shumë të kompleksuar, dhe është vërtetuar se kur këta sprovohen me pushtet, bëhen “bijë kurvash të pashembullt,” në aspektin social. Ajo që ka ndodhur me Shqipërinë këta 80 vitet e fundit, besoj se nuk është surprizë për askënd tashmë. Pushteti bëhet shumë toksik kur bie në dorë të të pakualifikuarve. Shembull është Shqipëria sot, në prag të 2022-it,  De Facto me një monark të pashpallur, sakaq të pakundërshtueshëm politikisht, për hir të një beteje për pushtet brenda llojit, në krahun e kundër politik.

Nëse nuk do kishte udhëhequr Enveri me bekimin e serbeve (Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha – ideatorët dhe themeluesit e PKSH), atëherë ndoshta do gjente realizim çdo ideal i rilindjes kombëtare. Më kryesorja bashkimi i trojeve shqiptare. Do kishte më shumë vlerë të qenit shqiptar sot.

Pashaporta shiptare, do hapte dyert ndërkombëtarisht, si dikur. Askush s’mund të hipotetizojë me siguri. Por me siguri do kishte shumë më shumë intelektualë gjallë, rrjedhimisht një mendim më solid kritik, ndaj çorapit e kaosit që po i kanoset vendit e rajonit në tërësi. Do kishte njerëz të lirë e të pakufizuar mendërisht. Do kishte shumë më pak frustrim seksual për hir të mungesës së kompleksiteteve në nivel personal dhe shoqëror.

Liria psikologjike do sillte fluks prurjesh në art, sport, kulturë, shkencë etj. Ja pse liria është një koncept për të cilin njerëzit japin jetën.

Por brezi i komunizmit vazhdon ende e kërkon dhe lavdëron regjimin e dikurshëm, duke e krahësuar të atëhershmen me të sotmen, nën një optikë miope. E kjo bën sens vetëm tek ata njerëz që ecin përpara duke mbajtur sytë prapa. Sa larg mund të shkohet kështu?!

 

Kur rritesh me realizem socialist, mund ta kesh të shterruar vizionin

 

Kur rritesh e “kulturohesh” me realizem socialist, e ke te shterruar imagjinaten, përfytyrimin. Beson vetëm atë që sheh, prek, ha, dëgjon, shijon etj. Dashuria është e vetmja gjë e padukshme që lejohet të besosh, dhe kjo, mbi të gjitha, me qëllimin politik, për mbarështimin e popullsisë. Por përfytyrimi është një magji shumë e madhe në mendjen e njeriut. Për shembull, kush mund ta mendonte se sot në vitin 2021 do kishte telefona pa tel, tabletë me prekje, etj. Dikush duhet t’i përfytyrojë këto gjera, që të mund të realizohen më pas.

Por në rastin se ti e quan veten të lojtur, nëse imagjinon një xham që e prek dhe fillon filmi në të, atëherë që aty truri yt i ka dhënë shenjat e shterrimit. Edhe trutë e atyre që kërkojnë komunizëm në 2021, po të tillë janë.

Përse padrejtësitë po kapin qiellin, por reagimi qytetar po shkon drejt zeros?

Shqipëria nuk ka pasur kurrë një demokraci të vërtetë që të mund të ushqente vlerat njerëzore dhe “individët normal”. Pikë së pari sepse ata që e kanë marrë përsipër, nuk kanë pasur aftësi ta imagjinojë mënyrën se si do zbatohej kjo demokraci. Ky quhet vizion (i munguar). Por kur je rritur me barkun bosh, çlirimtar quan atë që të ngop barkun me bukë dhe jo trutë me dije që të ushqejnë gjithë jetën me nder.

Dhe njerezit më me pozite në këtë vend, i ngopin me buke dashakeqët e Shqipërisë.

Një gjë mund t’iu them me bindje sot, përmes bojës së stilolapsit. Shqipëria do emancipohet vërtet, jo kur të hyjë (De Jure) në BE, por vetëm atëherë kur do bëhen mendjehapur shumica e shqiptarëve dhe do jenë të zotët, minimalisht të imagjinojnë e më tej të artikulojnë qartë atë që duan. E ti rrinë besnik deri në fund qëllimeve të tyre te drejta. Vetëm në atë pikë në kohë, ne do mund të themi se të gjithë ata shqiptarë që janë mbledhur kapicë nëpër qytete, janë qytetëruar vërtet.

Të dallosh të mirën nga e keqa, nuk është llaf goje. Të dallosh të mirën nga e keqa dhe te zgjedhësh të mirën, edhe pse jo në leverdinë tënde, është emancipim.

 

Këtu janë më të shumtë kriminelët e kundravajtësit e në pakicë (duke u pakësuar edhe më tej) njerëzit e drejte, “personat normal”. Për aq kohë sa nuk do mund të veprojë drejtësia, të gjitha përpjekjet për normalizim të jetës, janë të kota.

Kriminelët këtu jane shumicë, pikërisht sepse drejtesia nuk mund të merret me mend e të imagjinohet në këto troje. Kjo është dritëshkurtësi. Kriminelët këtu jane shumicë pikërisht sepse perëndi e pakundërshtueshme e vlerave, është bërë paraja. Shtresa e mesme ose politizohet dhe jeton me një rrogë pa të cilën është e vdekur, ose zgjedh largimin. Kaq! Shqiptarët duan drejtësi dhe dinjitet, si çdo popull tjetër në Europë. Vendi i tyre prej dekadash nuk po ua jep.

Kësisoj reagimi qytetar ndaj padrejtësive politike është zero./usalvision

Shkrimi Mëparshëm

Diversioni rus në Ballkan për të hutuar SHBA, ç`po ndodh në Nish?

Shkrimi Vijues

Kush humbi dhe kush fitoi brenda dhe jashtë Partisë Demokratike?

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”
Kultura

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Kush humbi dhe kush fitoi brenda dhe jashtë Partisë Demokratike?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist