• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
5 Mars, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!
0
NDARJET
11
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albin Kurti

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi. Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbe, është figura më e rëndësishme dhe më frymëzuese e të gjitha epokave të historisë së shqiptarëve. E kujtojmë për rolin e tij përbashkues si udhëheqës në themelimin e Lidhjes së Lezhës, më 2 mars të vitit 1444. Aty, Skënderbeu arriti t’i bashkonte në një front antiosman, zotërit arbërorë: Gjergj Arianit Komneni, Andre Topia me të dy bijtë e tij Komnenin dhe Muzakën si dhe me nipin Tanushin; Lekë Zaharian; Nikollë dhe Pal Dukagjinin, Lekë dhe Pjetër Dushmanin; Pjetër Spanin, Stefan Gjurashin etj.

Kuvendi i Lezhës u organizua tre muaj pas kthimit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443 dhe shpalljes së kryengritjes antiosmane prej tij. Aleanca e prijësve arbërorë e lidhur në Lezhë nën drejtimin e Skënderbeut, erdhi më shumë se dy dekada prej kur shumë nga territoret e Arbërisë ishin pushtuar prej osmanëve dhe ishin përfshirë në sistemin osman të timarit. Në anën tjetër, fushatat ushtarake të drejtuara nga Janosh Huniadi, e kishin ndalur përparimin e mëtutjeshëm të invazionit osman në drejtim të territoreve hungareze. Kjo e detyroi Sulltan Muratin II që pikërisht më 1444, të niste negociatat për paqe me vendet e krishtera në Perëndim.

Si një strateg ushtarak i shquar dhe me finesë diplomatike, Skënderbeu e zgjodhi për seli themeltare të Lidhjes qytetin e Lezhës, atëbotë zotërim venedikas. Kështu e shmangu çfarëdo animi kah fisnikët pjesëmarrës dhe i përçoi mesazh Republikës së Venedikut që nuk kishte plane kundër saj. Duke mos e imponuar dhe sipërvendosur rolin e tij, Skënderbeu u caktua “kapiten i përgjithshëm”, duke qëndruar si i pari ndër të barabartët.

Megjithëse pas disa kohësh Lidhja e lidhur në Lezhë u çthur dhe disa nga fisnikët e braktisën, ajo dha shembullin e rëndësisë së aleancave politike dhe strategjike. Pavarësisht ndryshimeve të shumta gjeopolitike dhe betejave me ushtritë osmane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti që me vendosmëri t’i qëndronte pas projektit të tij të rezistencës antiosmane deri kur vdiq, më 17 janar 1468. Atyre që u dorëzuan ose u mposhtën, iu zbehën emrat gjatë historisë, kurse Skënderbeu që për 25 vite rezistoi, ia dha emrin e tij jo vetëm shekullit XV, duke u kthyer në bosht simbolik dhe frymëzues për kombformim dhe shtetndërtim te shqiptarët.

Shqiptarët e shqiptaret u bënë bijë e bija të shqiponjës, simbolit të Kastriotëve që u bë flamur kombëtar.

Etiketa: albinalbin kurtigjergj kastriotiskenderskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

Pirroja dhe Epiri: Një histori mes botës Iliro-Epirote dhe debatit modern historiografik

Shkrimi Vijues

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

Shkrimi Vijues
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026
Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
Halil Patrona: Shqiptari që tronditi Portën e Lartë. Nga marinar i thjeshtë, në kryezoti i Kostandinopojës

Pa Ilirët nuk ka histori: Nga Enea te Graecus – Rrënjët e harruara të qytetërimit europian

Pa Ilirët nuk ka histori: Nga Enea te Graecus – Rrënjët e harruara të qytetërimit europian

22 Prill, 2026
Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

21 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist